| E diele, 07.06.2009, 10:56 AM |
Agim DRENICA
MAKSIMA POPULLORE - BASHKËKOHORE
Gjelin qe e hanë pula - duhet pre !
- Me mirë se sa pulën,se ai nuk bën ve!
Tri herë mat e një herë prej!
- Mos prej asnjë herë nëse nuk ke pej!
Rrugës se rrehne e gruas se krehne,mos iu ndaj!
- Po,veç kur t'zënë sherri mos qaj!
Shkolla njeri nuk te banë!
- Për atë shumë nxënës e kan lanë!
Njeriu është bërë njeri veç me punë!
- s'e besoj se shumë njerëz do te ktheheshin ne majmunë!