| E enjte, 04.06.2009, 06:26 PM |
Agim Drenica
RRUGËTIMI JONË
(Me rastin e hapjës se tunelit në Kalimash)
Para shumë e shumë vitesh
u nisëm ne një udhë ,
por na pengonin lumejt
- malët e larta me gurë.
Na ndiçnin hijet -
na sulmonin hienat,
brezat n'këtë udhëtim
i kanë lënë dhe krenat.
S'e ndalën rrugëtimin
- gratë as burrat ,
nisën t'i shpojnë malët
- i ndertuan dhe urat.
Dhe u shfaq drita
ne fund te tunelit,
erdhi kohë dritës
- iku kohë e territ.
Kur bashkohën fushat
kur bashkohën malët
- bashkimi kombetar
kurrë nuk mund te ndalët.
31.05.2009 Francë