| E enjte, 04.06.2009, 06:25 PM |
Ksenofon M. Dilo
“GOMARI” QE KERKON PUSHTET….
Mëngjes .Papritur u dha alarmi “Partia në rrezik !Përbindëshat duan poste!”
Kudo vrapohej,udhë më udhë e shteg më shteg…si në acarr të asaj dite.Asgjë tjetër veç britma e vrap..Më të fortat britma ato të kryetarit sektorit,sa harritën deri në ngjirrje” Të shpëtojmë Partine nga rreziku që I kanoset .”
Gjithëve një hije e zbetë në fytyrë u kish rënë:-“Rreziku ! ”…
“ Rreziku?! Ku është?!”
Dikush ja bënte me gisht:-Atje- teej!
-Kuuu!?
-Në katin e dytë,tek zyrat.-ish zëri I sekretarit partisë
Tërë turma me kazma,kova,legena anadej u drejtua. Si të xhindosur ,dukeshin njerëzit?! Ç ‘gjëmë ishte kjo?!
Ç’të shikonin?!!!
Si një armik klase,qëndronte i heshtur dhe krenar. Tepër i rrezikshëm,guximtar dhe shume i vendosur ne të tinë…,nga zyra e kryetarit nuk lëvizte..Gjën ngushëllim te nevoja për të qënë “kuqo” Triumfalisht kish hyrë né zyrën e shtetit komunist..
Po…ç’të donte vallë?
Dukuria melankolike e zyrtarëve e pamohuarshme .Ndërsa ai i vendosur, i denjë për ti shoqëruar si ortak i tyre.Zotësia e tij e vendosi atje ku e kish vëndin..
Në raport me veprimin,“Uni” i ka pozën e një aparatçiku…
A mos vallë dhe ai kërkonte post ?
Të katër burra,që mundoheshin nuk e nxirrnin,që se nxirrnin dot nga zyra, aq këmbëngulës ish!.. Të xhindosur e,me djersë çurk ,né alarm se, mos sa herë lëvizte bishtin fluturonin mbeturina edhe te fotografia e udheheqësit varur te muri …Fotografi kjo, që dhe né shtëpi duhej ..tu ish prezent … ndryshe, ngrinte krye dyshimi.. Pérpjekjet e tyre fëminore për të ruajtur vehten ... të kota ëdhe pse, çoku shoqëroheshin dhe- me gazra që i lehtesonin stomakun..mysafirit.. !
Ata kishin rrëmbyer për vehte ndërgjegjen- Reflektonte kështu, sipërfaqja e aparatit shpirtëror të tyre
Sé fundi i bënë një privilegi: E morën né krah…
Qumështi i nënës u dolli, deri…sidomos kur e zbritën nga shkallët ..deri sa u dhanë tek dera…
Pas këtij ankthi e.. qeshura shpërtheu. E qeshur , e qëshur që ngriu né buzë .
-Nxitoni,nxitoni të fshehim gjurmët…!
C’të shihnin brënda? Sa herë dëgjonte krismën e kërcitjeve të potkojve te këmbeve tij mbi dyshemenë e dhogtë shpërndarë gjate nates,bile dhe tani né prezencë të shokëve , si një amalgam uniform kudo e ku mundej: mbi karrike, mbi dysheme,mur,tavolinë,telefon e..deri te ndonjë shkresë me vlera politike…
Filloi pastrimi. Tërë kjo çudi…?! Po.. më e madhja ndotje …deri tek telefoni?!
C’gjëmë e zezë!!!
I tërë ky provokacion !
Bërë shokët e partisë helm e vrer..Tu mirrje lulen nga dora !
Përherë e më e rëndë ngjante avaria…
Kalonin minutat e sa vinte shtohej shqetësimi : C’do thotë tani qëndra e njoftuar ?!
Hëmë,po kjo? Gomari né zyra ç’kërkonte?!- sillej e pyeste kryetari sa mëndje-lehtë dhe zëmer-lig që, zor se donte njeri. E ..shumë e inatoste dhe tani, pallja e furishme e hajvanit…
-Armiku bën ç’do gjë që i del përpara,-shtoi propagandisti i pikëlluar.
Dhe këtë e bën-nxorri zë sekretari i nxirë né fytyrë!
Frika gllabëroi shpirtin e këtyre që ua ndjente lëkura…ndoshta për ndonjë të ardhme të afërt…tani… ndjenja e fajit është memëce,nuk i thotë: je fajtor !
-Jashtë –ia-ia-ia-të e gomarit.
Nuk dihej pse thërriste…e sa më shpejt lëvizte aq më tepër forconte zënë. Mos vallë që i morën pushtetin?!!!
Jo. Saktë nuk dihej,edhe me shkelmat që i binin sa mundnin barkut e ku mundnin ,ai,po, i vendosur të mos fliste..
-Mjaft ! Lëreni gomarin! Gomari-gomar është ! Nuk ka faj-bëri zë drejtori i shkollës. E,dukej i kënaqur:-shyqyr, që gomari nuk kish zënë postin e tij.
-Shokë!-foli pastaj barkaleci i shkollës-Nëpërmjet gomarit armiqtë tanë na tregojnë(ua ,e zbuloi) sa na duan,sa na çmojnë dhe sa aftësi kemi . ç’vigjëlentë jemi. Oh!... Psherëtiu,duke vënë duart né kokë. Të gjithë e shihnin dhe e kuptonin : sa i trashë né kurm aq dhe,né mëndje.
I dyzuar, ndërmjet frikës që,ndjen prej eprorëve të tij dhe ambicjeve karjeriste,si zakonisht,e futi mendimin dhe ndjenjën e vet né kallëpet e pregatitura prej të tjerëve…né tip të markës enveriste duke i dhënë zjarr farkës , staliniste :
-Jemi serjozë ne,-shtoi. Nuk e lëshojmë vëndin që na ka besuar Partia- dhe vazhdoi—Armiku punon të na marri pushtetin,që me gjak e kemi marrë dhe ,duke i mbetur besnik idealit komunist që, e ka pervehtësuar né skenën e gjërë e plot labirinthe të luftes sé klasave, e ngriti më lart zënë:
Po vetëm kur të kalojnë mbi trupat tanë,kushdo qofshin ata .. se,partine tonë e kemi të fortë, shokë, ajo di ti zbulojë e, si kurdoherë,do ti dënojë pa mëshirë..
- Po flet njëlloj si né mbledhje-u dëgjua një zë nëpër buzë…Vështirë të bindish të tillë të sëmurë..
Vështrimet u dhanë nga zëri i nëpërbuzëshëm. Për çudinë e të gjithëve ky zë vazhdoi edhe më kumbues…
Të tjerë mendonin:” Mirë ua kanë bërë. Gomarë janë,gomarin po,shok e kanë. Pse mos i kenë të barabarta dhe të drejtat? Pse ai pa post? Ndermjet diskutimeve,mbriti e famëshmja telefonatë.
-Përgënjeshtroheni ! Na diskreditohet Partia, Pushteti ynë popullor.
E qeshura e turmës ,qetësisht mbytëte këto fjalë… Pas këtij qameti aq të madh,gomari misterioz qetë- qetë kulloste te ai bregu për karshi pa lejuar kërkënd ti afrohej E tregonte këtë me turfullimën e me kapistrën që mirrte bran duke lëvizur kokën si me vërtik e shoqëruar dhe me ndonjë shkelm né zakon të tij… Ja tani dhe një e pallur e tij e fuqishme që nisi me një ecje të shpejtë e plot dinamizëm me kokë përpjetë,dukej sikur thoshte :
-S’më dhatë post mos m’u afroni! Rroftë forca !..”Fiziku” është gjithçka. Jam né pushtetin tim.
. . .
Ç’janar fatlumi ky për partine dhe për gomarin.
- Për Partine : Shyqyr gomari nuk protestoj kolektivisht.
- Për gomarin. S’pati ligje të dënonte gomerë,s’kishte kushte që né poste të mos viheshin gomerë
Deshmia : E vërteta e ndriçuar- ulja që i kanë bërë vatanit ata ,që absolutizuan tiraninë më të turpëshme, mohuan ZOTIN dhe shemtuan ATDHEUN ,ngadhnjoi forca mbi te drejtën,”njeriu shtazë-mbi njerinë-njeri.” Prandaj,të sëmurit nga kanseri i kuq nuk i do lejuar përpjekja për të bërë rolin e magjistarit por,shpëtimi i shpirtit të tij nga kjo sëmundje ! .. S’ka dyshim kanë frikë nga afrimi i shërimit të sëmundjes ndaj, më tepër ka epërsi nevoja të jenë kunder të deklasuarit se, vullneti i shërimit nga ky kanser !
Vlera:Jeta e njeriut ka kuptim me sa ka mirësi morale.”Burri s’matet me pëllëmbe - thotë mënçuria sheperjote - po ,me zëmër” Egërsia ,sadizmi, nuk eshte forcë po dobësi,poshtërim se ,është formë kafshërie,prandaj dhe njeriu ka te drejtë të fitojë po,jo me forcen e shtazes po me karakterin e lartë,fisnik me madhështine shpirtërore që i thonë virtut,me fuqinë e mendimt”mëndja –fuqi dhe jo fuqia-mend”pra, me idal ku ngadhnjon jeta njerëzore.