| E enjte, 04.06.2009, 10:30 PM |
Kohët kanë ndryshuar, por e kaluara jonë nuk duhet harruar
Themelet e kullave të fshatit Ponoshec, tri herë u stërpikën me gjak të ri…
Nga Jahë Sadrija
Në fshatin Ponoshec, që shtrihet 13 km në veripërendim të Gjakovës, 6 km larg kufirit Kosovë-Shqipëri, rrëzë Alpeve Shqiptare, rrodhën kënga e loti sëbashku.
U pëkujtua 11-vjetori i 16 dëshmorëve e martirëve të UÇK-së, 10- vjetori i lirisë, 1-vjetori i pavaresisë, si dhe dëshmorët e martirët e vitit 1914 dhe 1941-45.
Homazhe e kurora lulesh u vunë mbi varrezat e 131 dëshmorëve dhe maritirëve të këtij fshati të rënë nga egësirat okupuese serbo-malaziase.
Çdo gjë, që lihet të zhduket në heshtje, që tretet në tym, e bie në vorbull, është për ne dënim. Një vetëdije e tillë, na shtynë përpara, i jep ngjyrën e posaçme jetës sonë, e zbardh të kaluaren e përgjakshme të popullit shqiptar në përgjithësi, e të fshatit Ponoshec në veçanti.Kohët kanë ndryshuar, por e kaluara nuk duhet harruar.
Përmasat tragjike të fshatit Ponoshec, në një të kaluar shekullore, me krime tragjike nga pushtuesit serbo-malazias, është një tragjedi, me përmasa të mëdha.
Kriteri themelor i këtij shkrimi është realiteti i hidhur historik, për të mbijetuar në këtë fshat, që nga viti 1914 e më tej.
Themelet e kullave të fshatit Ponoshec, tri herë u stërpikën me gjak të ri…
Në vitin 1914, që njihet si periudha e Veshoviçit, brenda një ditë në këtë fshat, nga çetnikët malazias u pushkatuan 94 burra.
Edhe sot në qendër të fshatit gjendet varri kolektiv i 94 martirëve
Më vonë në vitin 1941-45, pas pushtimit Gjerman, forcat e errëta serbo-malaziase, në tradhti në mes të fshait, brenda pak orësh pushkatuan edhe 23 burra të pafajshëm të këtij fshati:
Zeqë Syla
Selim Kastrai
Bajram Sadrija
Smajl Kurti
Shaban Dula
Ramadan Duqi Haxhi Imeri Isuf Ahmeti
Ukë Ademi Isuf Imeri Selmon Bekaj
Demush Sadrija Hamez Ademi Avdyl Sejdija
Selmon Isufi Sadik Ademi Adem Islami
Isen Rama Ukë Ademi Metë Sadiku
Zeqir Ademi Demush Sadrija Ramë Zeqa
Mustafë Sejfija Selmon Isufi Tafë Alija
Musli Rexha Ibish Zeqaj
Është kjo ngjarja e dytë e rëndë me vrasje masive, që pos dhembjes, fshatin Ponoshec e pengoi të shtohej me familje te reja.
Në fundshekullin e kaluar okupatorët serbo-malazias i verboi drita e ditëve të reja që do të do vijnë.
Harruan se koha për të skallavëruar popujt e tjerë ka kaluar, një epokë me erë të re po frynë, era e demokracisë dhe e së drejtës për vetëvendosje.
Trupa ushtarakë, paramilitarë e çetnikë, të dërguara nga udhëheqësit e Beogradit në vitin 1998 i shpallën luftë Kosovës.
Si rezultat i kësaj tragjedie të filluar, lindi UÇK-ja si mbrojtëse e vetme e popullatës së pafajshme shqiptare të Kosovës.
Ditët kalonin e jeta në Kosovë bëhej gjithnjë e më e rënde. Forcat e UÇK-së të betuara ``Ja liri, Ja vdekje`` i drejtuan pushkën forcave serbe, së pari në Drenicë, për të vazhduar në Gllogjan, në Dukagjin e në tërë Kosovën.
Në prill të vitit 1998, në fshatin Smolicë, u themelue Shtabi i Logjistikës, për të vazhduar çdo fshat me Shtabet Lokale.
Lufta kishte filluar, më 3 maj të vitit 1998, forcat e UÇK-së në fshatin Ponoshec i shpallën luftë frontale policisë serbe. Disa policë të plagosur dhe një makinë e tyre e dëmtuar, ishte bilanci i kësaj dite.
Banorët e fshatit Ponoshec pas 12 orë luftimesh, të ndihmuar nga shtabi i Morinës, arritën të terhiqen deri në fshatin Popoc, të pa dëmtuar në faktorin njeri.
Ishte kjo meritë e ushtarëve të Ponoshecit, dhe më shumë e komandant ``Hoxhës``-Riza Aliaj, dhe Komandant ``Bardhecit``-Gazmend Imerit.
Çdo gjë shkonte në favor të luftës së UÇK-së të fshatit Ponoshec deri më 12 maj, ditën kur 12 pjestarë të UÇK-së nga ky fshat, bien dëshmorë për të mos vdekur kurrë. Kësaj tragjedie i shtohen 10 të plagosur, 2 martirë, 2 të zhdukur, 17 të burgosur dhe më shumë se 30 fëmijë jetimë.
Sinan Rexha 1977 Adem Bajrami 1956
Gazmend Imeri 1976 Sadri Neziri 1948
Gëzim Duqi 1975 Avdyl Duqi 1937
Hajdar Ademi 1974 Bajram Zymberi 1962
Mehmet Dula 1972 Elez Imeri 1940
Kasim Uka 1970 Ramë Neziri 1912
Pëllumb Ademaj 1966
Murat Dula 1964
Ramiz Rexha 1962
Shefqet Rexha 1962
E zbehur ishte këto ditë jeta në këtë fshat, mbi të cilin rrezet e diellit të lirisë, akoma nuk e kanë terun gjakun e njomë të dëshmoreve e të martirëve dhe të plagosureve.
Familjarë, fshatarë, bashkluftëtarë e nxënes të shkollës së fshatit, ishin mbledhur, për të përkujtuar të rënët i lirisë.
Në oborrine shkollës u mbajt një tubim përkujtimor në shenjë nderimi e përkujtimi të luftëtarëve të rënë. Në këtë tubim mori pjesë kryetari i KK Gjakovë, Dr. Pal Lekaj, i cili para të pranishëmve, pos tjerash u shpreh me këto fjalë ``Pesha e rëndë e krimit nga regjimi i egër serbo-malazias nga njera anë, dhe nga ana tjeter gjaku i njomë i dëshmorëve nuk po na lejojn të shkeputemi nga e kaluara``.
Këtë ditë nxënësit e shkolles së fshatit, shfaqen nje progrom kulturo-artistik, me këng e ricitale kushtuar dëshmorëve të këtij fshati, sipas agjendës së ndërtuar nga K.O i fshatit, u bënë homazhe dhe u vunë kurora lulesh tek varrezat, të martirëve dhe dëshmorëve të të trija pushkatimeve shekullore.
Lavdi dëshmorëve e martirëve të fshatit Ponoshec!
Lavdi dëshmorëve e martirëve të gjithë kombit shqiptarë!