| E marte, 02.06.2009, 05:26 PM |
Halit Bogaj
AUTOSTRADA 2
31 maj 2008
Ishte ditë
me mrekulli
për Kosovë
për Shqipëri
2
Udha e kombit
U ndërtua
Largësia
U afrua
3
Ishim mbledhur
Shumë shqiptarë
Për të parë
Çka kishte ngjarë
4
Derdhnim lotët
E gëzimit
Për të ardhmen
E bashkimit
5
Ishin shembur
Bjeshkë e gurë
S’do të ketë më
Asnjë mur
6
Asnjë mur
Që na ka ndarë
As armiqë
Që na kanë sharë
7
Tani kemi
Pavarësinë
Bashkë me të
Edhe lirinë
8
Do të shkojmë
Kafe të pimë
Për mengjes
Në Durrs të rrimë
9
Dhe për drekë
Me limuzinë
Do të vimë
Ne në Prishtinë
10
po të ishte
babai sot
do të qante
me shumë lot
11
vdiq me mallë
dhe pa shërim
që të bëhej
ky bashkim
12
Qysh i ri
Ai u brengos
Për Kosovën
U burgos
13
Dhe shumë vjet
Atje qëndroi
Shumë zezona
përjetoi
14
Ne fëmijve
Na la prush
Por na jepte
Bukë ndokush
15
Prandaj tash
Unë e provoj
Madhështinë
T’ia tregoj