| E marte, 02.06.2009, 05:40 PM |
Flet këngëtarja e mirënjohur shqiptare, tashmë emigrante në Gjermani, Alma Hyska (Civeja)
Beratit i detyrohemi të gjithë
Nga Albert Zholi
ALMA Hyska (Civeja), një këngëtare inteligjente , e qeshur, e dashur, plot dinamizëm në një koncert të zhvilluar para disa ditësh në pallatin e Kulturës së qytetit të Beratit i ka befasuar të pranishmit me zërin e saj. E ardhur enkas nga Gjermania me rastin e shpalljes së znj. Vitore Stefa Leka “Qytetare Nderi” dhe shpalljes së Beratit “Qytete me vlera të veçanta nën mbrojtjen e UNESKOS”, ajo në këtë koncert shpalosi vlerat e saj si një këngëtare profesioniste, tashmë e pjekur, me një repeetor të pasur me këngë në disa gjuhë të huaja. Tashmë ajo njihet në shumë vende ku ka emigrantë shqiptarë, pasi zëri i saj është i veçantë ashtu sikundër dhe këngët e saj. E mirënjohura Alida Hisku, pas koncertit shprehu konsideratat më të mira për këtë këngëtare, duke e cilësuar si një këngëtare me perspektivë të padiskutueshme. Pas koncertit ajo u shpreh se ishte një nga ditët më të emocionuara, pasi kjo sallë e lidhte me shumë kujtime. Duartrokitjet e publikut dhe lulet e hedhura mbi të kur këndonte ishin respekti më i madh që spektatori i rezervoi në këtë shfaqje. Tashmë pas koncertit ajo po ideon albumin e parë në shqip, që sipas saj do të jetë një befasi.
Znj. Alma, ju para disa ditësh që bashku me këngëtaren e mirënjohur Alida Hisku, ishit në Berat për një koncert në qyetin ku keni filluar karrierën artistike. Cili ishte qëllimi i ardhjes, në këtë fund pranvere?
Unë jam martuar në qytetin e mrekullueshëm të Beratit. Qytet me tradita. Qytet magjik. Qytet që të mrekullon natën dhe ditën. Në këtë qytet që është 16 km larg qytetit tim të lindjes Kuçovë. Në këtë qytet kam kënduar në fëmini. Kam plot 17 vjet larguar. Ishte kënëgtarja e mirënjohur Alida Hisku, ajo e cila më ofroi një bashkpunim. Pra me rastin e marrjes së titullit “Qytetare Nderi” e qytetit të Beratit të znj, së nderuar Vitore Stefa Leka (poete, shkrimtare, bamirëse, aktiviste e shquar në diasporë) dhe me rastin e marrjes nën kujdestarinë e UNESKOS të qytetit të Beratit, me kërkesën e kryetarit të Bashkisë Berat, unë erdhë me gjithë dëshirë në qyetin e njerëzve të mij të këndoj për Vitoren dhe Beratin.
Ju jeni njohur dhe më parë me znj. Vitore Stefa leka?
Unë nuk e kisha takuar, por kisha dëgjuar shumë për të. Këngëtarja Alida Hisku, por dhe shumë shqiptarë në diasporë në koncertet që kam dhënë në Gjermani, Zvicër apo Itali, e mbanin nëpër gojë për kontributin e saj në ndihmë të emigrantëve por edhe në përballjet publike në shtypin vendas në mbrotje të të drejtave të bashkëatdhatërve të saj.
-Pra me Beratin dhe Kuçovën ju lidhin shumë gjëra, na thuaj diçka kur keni filluar për herë të parë të këndoni, dhe kush ju ka zbuluar?
-Unë kam filluar të këndoj për herë të parë që në moshën tre vjeçare me një trio në qytetin e Kuçovës. Më vonë kam kënduar në moshën 9 vjeçare ku kam marrë edhe çmimin e dytë ku kam kënduar vetëm. Kënga quhej “Treni”.
Një tren i vogël nisi rrugën,
Rrotat përmbi shina u vërsulën,
I ndërtuam vetë me duart tona.
Kompozitor ka qenë Dhimitër Truga në Kucovë. Pas kësaj kënge jam aktivizuar gjithmonë me Shtëpinë e Kulturës Kuçovë deri në vitin e parë që kam shkuar në shkollën e muzikës në Berat. Jam aktivizuar më tej me aktivitete në Berat dhe në Kucovë. Në vitin 1989 kam marrë pjesë në Festivalin e Radio Televizionit me këngën “Për njeriun, jeta flet”. Me muzikë të Sajmir Skëndulit.
-A keni marrë çmim në këtë festival?
- Jo, nuk kam zënë çmim, por jam cilësuar nga juria si një këngëtare e re me një zë të veçantë. Kështu kam vazhduar edhe në festivalet e Pranverës.
-Po në festivalet e Pranverës, në çfarë viti ke marrë pjesë?
-Në vitin 1990 me një këngë të Naim Gjoshit. Pastaj në festivalin e Radio Televizionit me një këngë “Gjarpërushja” po të Naim Gjoshit.
-Kush ju ka zbuluar si talent?
-Si talent më ka zbuluar në Kuçovë Dhimitër Truga dhe Mito Lala. Mito Lala është një nga kompozitorët më të mirë të qytetit të Kuçovës si edhe Dhimitër Truga. Ai ka shkruar më shumë se 500 këngë.
-Për sa kohë ishit në Shqipëri, në sa festivale të RTSH dhe të Pranverës keni marrë pjesë?
-Unë kam marrë pjesë në 2 festivale të RadioTelevizionit Shqiptarë dhe në tre koncerte të Pranverës.
-Kur ikët në Gjermani?
-Në gusht të vitit 1992 unë jam larguar nga Shqipëria për në Gjermani.
-Me kë jetoni në Gjermani?
-Në Gjermani jetoj me familjen. Në fillim kam ikur me bashkëshortin tim që quhet Eduart Civeja i cili ka studiuar në Akademinë e Arteve. Atje si fillim si të gjithë shqiptarët e tjerë që kanë pasur vështirësi, 7 vjet nuk jam marrë me muzikë. Kam bërë punë të ndryshme.
-A të mungonte muzika ato vite?
-Më mungonte shumë, por edhe as vetë nuk e kuptoj tani se si unë ato 7 vjet nuk jam munduar të bëj diçka. Ka qenë edhe gjuha që ka ndikuar.
-Pse vendosët të shkoje në Gjermani?
-Aty burri ishte i ftuar nga një mik për një orkestracion. ARRD. Kjo ishte edhe arësyea që ne vajtëm në Gjermani. Si të gjithë shqiptarët e tjerë menduam edhe ne të qëndronim në Gjermani. Ishte koha e viteve të para të tranzicionit dhe Shqipëria kishte një ekonomi të shkatërruar.
-Ju në këtë kohë a vazhduat kurse kualifikimi për muzikë?
-Po. Jam future në disa kurse të shkurtëra. Por nuk u mora me muzikë të drejtpërdrejtë. Unë u bëra nënë, dhe sot kam dy djem, tani ata janë një 15 vjeç dhe një djalë 7 vjeç edhe iu kushtova më tepër familjes.
-Kur filluat për herë të parë në Gjermani ti kushtoheshit skenës ?
-Për herë të parë në Gjermani ka qenë viti 1988. Ka qenë një koncert i një qendre kulturore, kanë qenë njerëz të ndryshëm të degëve të nndryshme ku festonin Vitin e Ri. Aty, unë këndova dy këngë. Kam kënduar një këngë të Selin Dion “Titanikut” dhe një këngë të Hjustion. Ishin dy kamera televizive RTL dhe një television tjetër. Aty më panë disa menaxherë. I pëlqyen këngët e mia. Kariera ime në Gjermani ka filluar pak e nga pak derisa tani unë merrem me muzikë.
-Kush janë bashkëpunëtorët e tu në Gjermani?
-Unë këndoj me grupe të ndryshme. I këndoj të gjitha këngët në gjuhë të ndryshme pasi këto janë të preferuara më tepër. Kur këngëtarja e një grupi është e sëmurë edhe pse unë atë grup nuk e njoh, shkoj dhe këndoj me atë grup. Sigurisht me një provë paradite pasi unë këndoj live. Grupet nuk kanë emër por janë nga shtete të ndryshme si anglezë, francezë dhe unë këndoj në gjuhën e tyre anglisht, gjermanisht, italisht, spanjisht.
-Kush ka qenë koncerti më i bukur që ke dhënë në Gjermani me këto lloj grupesh?
-Koncerti më i bukur ka qenë në sallën e Salsburgut, Rebul quhet. Kanë qenë vetëm të ftuar, aktorë filmash, moderatorë, regjizorë, etj.
-Kush ka qenë vlerësimi më i madh i juaji që u është bërë si këngëtare?
-Në Gjermani unë në cdo koncert që kam shkuar jam ndjerë shumë e vlerësuar. Profesionistët më kanë thënë, si ka mundësi që ti nuk je e njohur me këtë zë të bukur.
-Sa spektatorë ka pasur ky koncerti në Rebul?
-Kanë qenë më shumë se një mijë veta. Pastaj në koncerte të tjera nga 300 spektatorë.Koncertet e tjerë kanë qenë të organizuar si koncerte firmash.
-Ju keni bërë edhe një album me këngë të huaja, si titullohet ky album, dhe si u realizua?
-Albumi nuk ka një titullim. Shumë simpatizantë të këtyre koncerteve më thonin se a keni diçka që neve të dëgjojmë? Ky qe edhe qëllimi im që unë e bëra cidinë pak shpejt, që këtyre njerëzve që kishin simpati t’ia dhuroja sa më shpejt për Vitin e Ri.
-Cfarë këngësh ka albumi juaj?
-Albumi është me këngë të huaja, këngë të këngëtarëve të mëdhenj
-.Si u ndjeve në këtë concert në Berat duke pasur parasysh skenat e Gjermanisë, Italisë?
-Unë u ndjeva shumë e emocionuar. Kishin kaluar 17 vjet dhe mbas këtyre viteve të jesh pësëri në këtë skenë është një emocion i madh. Unë prandaj zgjodha dhe një këngë shqip si “Pragu i vegjëlisë” . Unë nuk kam lindur në Berat por 17 km më larg, në Kuçovë. Unë kam ardhur tani në vendin tim dhe kjo është edhe ideja ime që këtë vit unë do të realizoj një album me këngë shqipe. Një album me këngë të vjetra të miat, dhe me këngë të reja. Këtë do t’ia lej kohës.
-A keni menduar të ktheheni përfundimisht në Shqipëri?
- Unë jam shumë e kënaqur me këtë ardhje të befasishme. Shqipëria ka ndryshuar shumë. Unë ndjehem mirë edhe këtu. Kam 17 vjet në Gjermani por edhe në Tiranë është bukur me këto ndryshime që të relaksojnë. Por që unë të kthehem përfundimisht në Shqipëri këtë t’ia lemë kohës.
-A të është bërë pengesë familja në këtë rrugë kaq të vështirë?
-Prindërit e mi kanë shumë dëshirë që të më shikojnë në skenë.Ata thonë se ne krenohemi kur ti këndon. Edhe bashkëshorti im më ka ndihmuar dhe më ndihmon edhe në Gjermani por edhe në Shqipëri. Unë isha pak me dyshim dhe i thoja se kanë kaluar shumë vite, dhe ai vendosi që unë të vija dhe të këndoja në vendin tim.
-Kush janë këngëtarët tuaj të preferuar shqiptarë ?
-Këngëtarët e preferuar shqiptarë të rinj janë Juliana Pasha, Anjeza Shahini, dhe Elsa Lila. Kurëse nga të vjetërit është Irma Libohova, pa dyshim dhe Alida Hisku.
-Keni ndonjë peng për skenën?
-Tani për tani jo. Mendoj se kam kohë për ti realizuar të gjitha objektivat.
Jeni supersticioze?
Ndonjëherë edhe jam. Jeta është e çuditëshme dhe pa dashje mëson gjëra të reja që të ngjiten vetiu brenda vetes.
A lexoni libra shqip në Gjermani?
Këtu...ah ! Librat. I kam dashur dhe i dua. Janë një pasuri e madhe për çdo njeri. Por skam pas shumë kohë. Megjithëse nuk është justifikim.
Pushimet ku i bëni kryesisht?
Itali, Spanjë, por më shumë në Shqipëri. Se çka ky vendi ynë. Deti ka ngjyrë dhe erë tjetër. Të mrekullueshme.
Alma dhe veshja. Ne skenë kishit një veshje intersante...
(Qesh). Jam shumë e dhënë pas veshjes. Por jo manjake që të harxhoj.Atë që marr e marr sipas gusots që ti rezistoj sadopak kohës.
Në këtë vizitë në Shqipëri çfarë do të veçonit?
Që Shqipëria ka ndryshuar. Njerëzit po ashtu. Por mbi të gjitha njoha miq të rinj si gazetaren e mirënjohur Arta Mezini si dhe poetët Petraq Pali dhe Namik Selmani. U njoha sadopak me jetën skenike shqiptare që më kish munguar.
Keni vese?
(Qesh), S’e di. Por di që nuk pi duhan dhe pije alkolike.
Cështë për ju dashuria?
Frymëzimi më i madh i jetës.
Shtypin shqiptar e ndiqni?
Ndjek në televizion lajmet e gazetave. Me sa kam parë po bëhet gjithnjë dhe më profesional.
-Për herë të parë unë kam filluar të këndoj në moshën 7 vjece kam qenë me një trio në qytetin e Kucovës.Atë vit kam kënduar me tre vajza të tjera dhe në moshën 9 vjece kam këndua r për hetrë të parë po nq qytetin e Kucovës dhe kam marrë cmimin e dytë