| E diele, 31.05.2009, 12:49 PM |
ISMET TAHIRAJ
1. N’ DRITË QIRIRI
Unë pashë dritë qiriri
Ne fushën e panë,
Kur le petkat për t’u tharë
Kaherë ketë dritë e kam njohur
Si dritën e drithmave të shpirtit tënd…..
2.
pastaj kam kundruar
çarçafet e bardhë,
flutur e gëzueshme
qe loz mbi bar.
3.
N’ fushën e paanë
N’ dritë qiriri,
Një punëtore e zellshme,
A flutur a lule
Drithmat e shpirtit
Një trimëreshë e urtë…
Që mbi kurriz
Shtëpi ngjyrsh mbart…
2.PERSONAL 206
Kah dera jote , përditë kaloj
Përbrenda n’ mua ndizet një zjarr,
A i ke ujitur tulipanët e dashurisë
Vazot e mia , në tokë kaherë kanë shkarë.
Mua s’ më ka pushtuar gjerë më sot , as mitoja as korrupsioni ëmbeltar
Zemra jote m’i vuri hallkat e zinxhirit
Më ka robëruar , gllabëruar , zall i gjallë.
Tek cepi i perdës , një yll e pashë
Pa i buzëqeshur , s’ munda t’i bëjë ball
Vetëm e ngrohtë e rrëshqitshme si ngjalë
Ndihesha n’ gjoksin tim,kur te merrja më parë.
2.
a i ke ujitur tulipanët e dashurisë
vazot e mia dikush m’i ka përlarë,
xhamat kanë mbetur, hokatarë.
Kah dera jote , kur kaloj
Fryma më lë, as vdekur , as gjallë
Në cepin e perdës , s’ ka më yll
Veç përrallë....(10.10.2004)
3.SHIRIT I VITHISUR
(Havushës)
ti shirit i vithisur ,thëngjillit t’ zi
qëzhurmëron me poterë,
unë mbaj n’ kraharor mllefin
kësaj vjeshte , si ne atë pranverë.
2.
ti shirit, zhurmëmadh
me traversë e djersë punëtori,
n’ qiellin saç digjesh ti
digjem unë , n’ shpirt e kraharor.
Kësaj pranvere ,asaj vjeshte
Pluhur e hi ,grimca qymyri përzie
I ndezin shkëndijat e syve.prush i ri.
3.
por ti nuk erdhe,as nuk ike
me atë bluzëkafe,fustan gri,
në kokën time rrahin tufanet
zhurmëmëdhat rëndojnë pëseri.
kupën e helmit pi
4.
Shkozeti e FushëVasileva
Mbushur lertha ,lulelajthi,
E vetmuar ke ngelur
Unë me mallëngjim n’ gji
E tradhtove Betimin
Rrit djalthin , pa etëri.
5.
shkulma t’ ka përla ...
4.BISEDË MES NESH
Me plakën time ,shetisim
Flisja për botanikën,
Ajo fliste për ekologjinë
Bronhitisin e kishte nga një shkulmë
Lisi asesi te trashej apo hollohej më shumë.
2.
bënim pak pushim
pak i lidhnim akordet,
sërish mendimet i hapnim
fushës çelnin lulebore.
Trumbetë natyre binte kudo
Punë shumë.
3.
atëhere me plakën time ,kthenim asaj udhe
pajtoheshim n’ heshtje,
ne s’ishim Ente , as Ministri
veç thnegla n’ labirinthin e jetës
të rinj n’ kornizën e vjetër...
5.KUR MBLIDHNIN HEKURISHTE BËRLLOKUT
Njerëzit mblidhnin hekurishte të vjetra
Për ta rritur dashurinë
Si rrjeta teli...
Që ta bëjnë më të lehtë
Ahengun e Bukës.
2
nuk i druajnë ndryshkut
as gërvishtjeve
sëmundjeve ngjitëse.
Buka e zorshme
Është e ëmbël,
Rritë fëmijë e shpresa
Fëmijët duan bukë
Festë do sofra,
Shtëpinë e ngrohë dashuria
Gjithëka mbetet enigmë
Zgjidhje....
6.NE KALERIM
Demin e zi
S’ do ta kaleroja,
As demin e kuq
Nëpër brirë
Si në arenat e Spanjës
Do të fishkëllenin
Do të shanin
Do të duartrokitnin
E të bërtitnin:
Të lumt
Të lumt....
2.
në arenën e luadheve të Dejkovcit
nër shkozat e lashta,
do të qetohet
uni im
paqtor.
7.NËNOMBRELLËN E MINISTRIT
(verë 2008)
u arratisa
te (një) ministri
për të tijën ombrellë
i thashë:
a të ndriçon-damari
për vargun shqip
ndonjëherë.
Tavolinë porcelani
Ngeshëm ndenjurë
Mbi cohë persiani.
2.
tepër ngadalë foli
se bateritë janë lagurë
i dalurë që moti afati
e ra në afshin e spërkaturë.
Dhe i zymtë ishte qielli
Plumbqehere ishte bandilli.
3.
dhe ika
nëpër shi të sharjeve
se do të kurthohesha,
në krizën e çarjeve...
8.I SHESIN PËR SHERBIM
Pranverave parashëngjergjit
Me etjën e përçudnuar
Hëngra hithenik.
Për ta fituar
Hekurin ose Kalciumin,
Vetëm sipas recetave.
Se në epruvetat e tyre
I shesin (mallin) për sherbim.
E mua më duhet
Fizikisht një punë.
2.
që ta heq përçudnimin
e t’ përçudve,
me djersë ta fitoj çmimin....
9.MASTRUBIMI
Derisa mastruboi dielli
Erërat përplasën për oqeane,
Qielli mban mëri
Mëri më shatërvane.
Se hëna vetëm
Shpërvjel shalet e saja.
2.
e zjarri qe djeg
na pjek (nuk) sosë.
Udha e udhëve
Mastrubimin e fshehë,
E fshewhë me kos.
Dhe kukureci
Gjithmon mbetet-bosh.
10.I URTI...
I urtë gomari
I ngordhur në përrua,
Prushi mangall i fikurë
Qeni i futurë
Thellë llagemeve,
Hithi kur nuk dhëmbë.
I urtë
Burri përtej burri
N’ pranga i tërburi....