Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Zholi: C'më tregoi nënë Janulla

| E premte, 29.05.2009, 06:00 PM |


Albert Zholi

C’MË  TREGOI   NËNË   JANULLA

Nënë  Janulla  nga  Saranda, më  tregoi  një  ngjarje  tronditëse: “... Në  kohën  e luftës  italo-gtreke, në fshatin tonë  erdhën  shumë ushtarë   grekë.Vinin e  iknin  e vinin  prapë, sic kishin  punën e  si u  vente  lufta  me  italianë.
Ishim mësuar me ta, sikur  të  ishin  nga  fshati, apo  nga  fshatrat  aty  afër. Por  ajo  që  ndodhi  në  prill  të  vitit  1941 nuk  e harroi  dot  kurrë. vetëm  kur të  mbyll sytë  në e  harrofsha. Në  lumin  Pavëll, prapa  fshatit, ndodhi  një  ngjarje  e hidhur . Një  varkë  me  pesë  ushtarë  grekë  u  përmbys  nga  valët  dhe  njëri  nga  ata  të  pestë  u  mbyt. Në  prill lumenjtë janë  të  egër  si  xhinde. E kërkuan  e  kërkuan  shokët, por  nuk e  gjetën  dot. Xhindët  e lumit  kushedi  se  ku  e kishin  fshehur ?! ...Mbas  disa  ditësh  unë  e gjeta  grekun  e  mbytur. Poshtë, shumë  poshtë  nga  vendi ku  qe  përmbysur varka. Ishte  ashtu  sic  kishte  rënë. Cantën e  kishte akoma  të  lidhur  në kurriz, si  e mbajnë  ushtarët. U  bëra  e fortë, s’kisha   c’të  bëja. E mora  të  mbyturin   dhe  e varrosa  aty  anës  lumit, tek varri  që  e  hapa  me  këto duar. Në  cantën e  shpinës  gjeta   ca  dokumenta, që  tregonin  se  ai  ishte  oficer –mjek  rreth  të  njëzetë  e pesave. Familja  e fliste  Taqi por  emrin e  vërtetë  e  kishte   Jorgo  Vulos. Ishte edhe  i  fejuar. E   fejuara  quhej  Vasiliqi. Në  letrat  që  i  dërgonte , edhe  ajo i  fliste  Taqi Ishte  nga  nga Anarkon  ( Kriti).
Kaluan vite. Taqi më   dilte  në  ëndërr … Sikur  ngrihej  nga  varri  dhe  vinte lart  në  fshat  i  veshur  me  të  bardha. Disa  herë  kështu më  delte  në  gjumë ...Atëherë  së  bashku  me  disa njerëzit  e mi, e  hapëm  varrin  anës  lumit  dhe eshtrat e  tij  i  varrosëm  afër  shkallëve  të   kishës  së fshatit. E premte  ishte  kur  e rivarrosëm  tek kisha. Ishin  festat  e Pashkës së Madhe. E rivarrosëm  sic  i  takon  një  të  krishteri …Por   akoma e  kisha brengë  dhe  brengë  e kam, Familja  e tij  nuk  ka  ku të derdhë lotët, ku të ërë  një  tufë  lulesh. Pas  dy  vjetësh, erdhi  një  grua  greke  dhe  e kërkoi, por  ato ditë  unë  nuk  ndodhesha në  fshat. Dhe pastaj heshtje.
Nënë  Janulla, që  dikur  ishte  vajzë  tashti  pas  55 vjetësh, është  e thinjur  dhe  e plakur. Kur   tregon  i  dridhet  zëri. Brenda   gjoksit të  saj, ka  një  jetë  që mban  atë  varr të  humbur, që  vetëm ajo  e  di. Kujt  t’ia  hapi  atë varr ? Kush do t’i marrë   ato  eshtra ? Apo nënë Janulla  do vdesë  me varrin  e grekut  në   gji???...