| E merkure, 27.05.2009, 06:21 PM |
Naser Aliu
Mafia dhe Bujqësia
O mafiozët e Ballkanit, e ju o politikanë të ngratë!
zyra ku blihen dokumente, u kam ndër mend ditë e natë!
Ju diplomatë matrapaz, ju nëpunës të korruptuar!
përgjime, telefonata, dhe eksplodime t´injoruar!
Do këndoj popullin, që mashtroni e gënjeni
O politikan ballkanik, tregoni hapur se kush jeni!
Ti Ballkan, me jep nder, me jep emrin ballkanas,
e meritojmë këtë emër, mafia jonë s´mbetet pas
Ballkan o babi im, ndonëse jam shumë i mërguar
prapësitë tua, nuk mbeten kurrë pa u raportuar
Kur dëgjon zërin e bosit, heroina futet n´ makinë
telefonon dy a tri here dhe cak, në Turqi arrin
Edhe ne i prefshin udhën, njëzet a tridhjete vetë,
Me rendësi fitimi, ai s'kthehet, nxiton si shigjete,
Kështu dhe lajmet tua më dëshpërojnë tek jam mua,
Vritet deputeti në mesditë, mu aty, ndër viset e tua.
Tek bartet heroina në pikë të ditës, oh vende me polici,
Tek mbillet hashashi nëpër fusha, ku ministri mbyll dy sy.
Ku i fryn kryeministri xhurasë, tek kullosin policia,
Ku mërzen ministri me zile, atje i kam mendtë e mija.
Atje është diell' i ngrysur edhe hëna e dëshpëruar,
poeti, diplomati, e zeza mbi të zezën janë shtresuar;
Agimi është atje agim tjetër, edhe dita tjetër ditë,
Në zyrat shtetërore të zbukuruara, atje mrizojnë mafitë.