Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: S'u dorëzuan Jasharajt t'gjallë

| E enjte, 14.05.2009, 08:58 PM |


S'U DORËZUAN JASHARAJT T'GJALLË
 
Krisi pushka doli tymi,
oshëtima e pushtoi malin,
të madhe thërret Hamëz Jashari
rroki armët babë me gra e fëmijë
se Ademin e kam përbri
në shenjë po i merrë shkijet e zi,
dert mos ke lum Hamzai
s'na turpron kurrë ne shkau,
ja ku e ke automatikun
mos t'i biem në duar të ligut
se ky marre as mëshirë s'ka
për këtë biro i thonë shka
jepi flakë kalle n'barot
për t'gjallë kullën s'e lëshojmë dot,
ai s'kursen gra, as fëmijë,
t'i kallëzojmë se n'luftë ka hy,
ka harru çka është shqiptari,
hakun duhet t'ia marrim
për dritare tanksat i pa Kushtrimi
edhe kullës qe i doli tymi
e thërret Ademin o baba
çka të bëjmë me fëmijë e gra,
ma nuk qenke bir i vogël
po i gjuan bombat sikur gogël
shihi shkijet si po digjen
mishi i tyre n'kullë le t'piqet
edhe foshnjat u bënë të mëdha
vajë as lotë asnjë nuk ka,
po luftojnë çika e gra,
ju lumtë pushka nipa e mbesa
me këngë n'gojë pritet vdekja,
fort shtrëngoi mitralozin
bashkë me krisma këngën nxori
moj Drenicë ty tu rritë nami
me këto gra e këta fëmijë
që po digjen sot për ty
kullat sot u bë kështjellë
për zogjtë qerdhe në pranverë,
kur t'i mblon malet gjelbrimi
plot ushtarë malet do t'keni,
gra e burra, djem e çika
me Azema e Shotë Galica,
Drini plak do t'lahet ngjak,
edhe Ibri le të skuqet,
se shqiptarët kurrë nuk tuten
flakë do t'marrë e gjithë Kosova
deri poshtë te Tetova,
për liri të gjithë në male
me Ushtrinë Clirimtare
nipa e mbesa të Topullit,
le të mblidhen rreth flamurit,
se Kosova është Arbëri,
që nga Jugu në veri,
bashkë e kemi një Shqipëri
me këngë n'gojë ndërroi jetë trimi
lart në qiell ngjitej tymi.
Pushka, as topi nuk u ndal,
s'u dorëzuan Jasharajt t'gjallë.
 
Jusuf Zenunaj
Bruksel, 12 maj 1998