| E shtune, 09.05.2009, 01:29 PM |
Halit Bogaj
Thomas Peter Lantos (01/02/1928 - 11/02/2008)
TOM LANTOSHIT
(me rastin e vdekjes)
Kur Kosova
derdhte lot
Tom Lantosh
i doli zot
2
Erdhi ai
në Prishtinë
për ta vrarë
padrejtësinë
3
I tregonte
botës mbarë
për terrorin
mbi shqiptarë
4
Ngriste zërin
me premtim
për liri
e për kushtrim
5
Për liri
dhe për drejtësi
për këtë popull
Pavarësi
6
Ai kur fliste
në Kongres
neve fort
na jepte shpresë
7
Ishte vet
ai dëshmitar
se n’ Kosovë
bëhej kalvar
8
Krime t’ mëdha
bënte Serbia
e përkrahur
nga Rusia
9
Por ai burrë
aq zemërtrim
në Parajsë
shkoi në amshim
10
Do t’ kujtohet
nga t’ gjithë ne
na dhuroi
liri-atdhe