Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mustafë O. Hoxha: Meditim për lirinë

| E shtune, 09.05.2009, 10:44 AM |


Mustafë O. Hoxha

Meditim për lirinë

Ne e duam lirinë
E kërkojmë lirinë
Themi punojmë për liri
Vallë, e dimë ç’është liria?

Flasim e përflasim
Urojmë e shajmë
Ag e terr
Vallë, kështu është liria?

Liria është jetë
Ajo na duhet çdo ditë
Në çdo vend, çdo njeriu.
Vallë, kështu është liria?

Vetëm kur të mbjellim liri
Do të korrim liri
Do të jetojmë lirinë
Vallë, e dimë ç’është liria?

Liria do punë, pa përgojime
Ajo është e ndjeshme
Si krahët e një fluture
Vallë, kështu vjen liria?

Liria do njerëz
Njerëzit e bëjnë lirinë
Liria është për njerëz
Po ata që s’kanë liri...kanë r....