| E shtune, 09.05.2009, 11:32 AM |
ELITA
Ky popull i lashtë
Ka shpirtin e madh
Gjoksin sa Ballkani
Zemrën si livadh
Në te hedhin valle
Engjëjt edhe djalli
Zemra e këtij populli
Është si bunari
Hyjnë e dalin fqinjët
Si në vetëshërbim
Njëri mbjell ngatërresa
Tjetri thërret pajtim
Ne rrimë e dëgjojmë
Sy e vesh bërë gapërr
Me shpresë tek elita
Pushtetarët këmbëgjarpër
SHEBEKU
Prinë në vallen
e shejtanit
një shebek sekretar
dorë e zgjatur
e laramanit
marionetë
e klasit parë
këtë dykëmbësh
ekzotik
ku se mbjellë
aty e korrë
bythë e brekë
është bërë sot
me Iblisin drejtor
OAZA
Oaza e paqes
Është parajsa vetë
Për derra të pangopur
Ngujuar n’kabinet
Oaza e gjarpinjve
Risi historike
Dora e hajdutëve
Ka forcë magjike
Oaza e kleptomanëve
Ka dhe kafazin
Për bark-uriturit
Kur u prishin avazin
Oaza e nepërkave
Rezervat dembelësh
Xhenet sylugatësh
Arenë kriminelësh