Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Marti Ahtisari

| E merkure, 06.05.2009, 06:53 PM |


Halit Bogaj
 
MARTI AHTISARI

Me rastin e marrjes së çmimit Nobel
Për paqe

Erdhi ai
Në Ballkan
Si një trim
Zemërluan
2
Për të sjellur
Paqë-liri
Për Kosovën
Pavarësi
3
bënte shpesh
bisedime
duke mbajtur
shumë takime
4

Ishin bërë
Sllavët e mjerë
Të bashkuar
Si çdo here
6
Për ta ndalur
Pavarësinë
Për të na vrarë
Sërish lirinë
7
Por ai burrë
Kishte vendosur
Fatin tone
Për ta vulosur
8
Të na bënte
Neve dritë
Që aq gjatë
E kishim pritë
9
Por Serbia
Fort tmerrohej
Për çdo ditë
Egërsohej
10
Ahtisarin
E nënçmonin
Dhe shumë keq
E ofendonin
11
Herë e quanin
Barbar
Që është shitur
Për dollarë!
12
Herë i venin
Mbi kokë plis
Si shqiptar
Për ta stolis
13
Se ku shkonte
Pra mjerimi
I udhëhequr
Nga regjimi
14
Që asgjë
S’kish ndryshuar
Vetëm emrin
E kish ndërruar
15
Kur iu dha
Atij shpërblimi
Midis nesh
Lindi gëzimi
16
Ahtisari
Mori çmimin
Si shpërblim
Për angazhimin