| E merkure, 06.05.2009, 12:22 AM |
SUMBULLA DASHURORE (Buqeta e dytë)
MJAFTOHEMI
Të dua,
të dua fort!
Ti je motivim
ì zemrës sime.
Mundet
s’po më vinë mbroth
të bukurat fjalë…
Mjaftohemi
me “sinjale” e bëlbëzime…
IDHULLI
Asesi
s’do dëshiroja,
t’ì lija vetes
shkak për pendesë;
ndryshe
lotët e zemrës
do regëtinin me tejdënesë.
Duke patur idhull
pastërtinë e lotit,
të dy le t’ì lutemi Zotit.
PËRQASJE
(Flet një vajzë)
Sa herë më puthje,
aq herë m’ì doje
e m’ì mikloje
kapriçiot,
marrëzitë…
Të falshme (besoj)
për ne të rinjtë.
Puthjet e flladitura
puhizohen
jashtë botës qelqore.
Jam e vetëdijshme:
nuk më merrje për “Pitigonë”;
mdryshe…
s’do mbërrinim kurrsesi
te dasma jonë.
DIHET & DUHET
Edhe më budallai e di:
Ç’ mëkat,
kur përmidis zemrash
hyn mosmesimi!
As që bëhet fjalë
për dashuri.
Në pezul të saj
ngre çerdhen akullzimi.
DORË PËR DORË
Duke ecur dorëpëdore
kurmin ma ngroh
behari ì puthjeve të tua.
Hapur në sy
të na shndrijë,
ashtu siç shndrisin
vetëtimat.
PËRMIDIS
Zhbiron syri ì Zotit
midis dëshirës
e dashurisë..
E neve të dy
na lidh
me perin e artë.
Zmrat na ì qendis…
STATUQUO
S’do doja
ta gëlltis dashurinë,
siç gëlltis tabletat
për gjumë.
Tek je
qëndro më mirë;
tek jam
të rri unë.
LIRIDALJE
Përse e mbyll zemrën
me qepena
para e mbrapa?
Si do ta ndiej këngën,
po s’dolën tingujt
përjashta?
VEGIMTARE
E bukur je vërtet.
Dhe mbetesh vegimtare
në pasqyrë.
Veç nuk kuptoj:
Pse s’ndihesh e qetë?
Shpirtin ç’ta ka ndrydhë?
LULNAJË
Lidhja jonë
të lulojë
si lulnajë
çdo lëndinë.
Ëndrra ime je ti,
ti që di të sillesh
me dashurinë.
SHIGJETIM
Ngjasojmë
si dy prushe.
Lidhëzimi dashuror – sherbeti.
Syri yt- shënjestra,
Syri im – thepi.
E praruar
kjo jetë-fazë.
Na hedh në dehje
në ekstazë…
Na ngjizen buzë e sy.
Nga shigjeta puthjesh
nuk vritemi kurrsesi.
REZELLIM
Me dy smeraldët e tu
nën ballin fluror
më verbon…
Më verbon,
sa herë shkoj
tutje-tëhu.
Nuk ì ruhem
atij rrezellimi ndjesor.
Nuk ì ruhesh edhe ti
Gjithashtu.
PASQYRË
Vjen një fllad ì valëzuar.
Era e gjethes ter natyrën.
S’nginjem të të marr në duar;
të kqyr veten
në “pasqyrë”.
Syt’ e tu – pasqyrë e rrallë
Derdhin
dashuri
dhe mall.
NËN VËZHGIM
Të rrokur na gjeti
pragmuzgu.
Sodisim perëndimdiellin.
Retë e ndezura
zjarrmëndafsh
“Parajsën” përcjellin.
Sikur na grishin
të ndizemi dhe ne
ndën një vëzhgim hënor,
teksa muzgu
zbret për plazh.
SIKUR
Eh, sikur të më kaplonte gjumi
mbi gjoksin tënd!
Vetëm xixëllonjave
dritëflorinjta
do t’u hapja vend.
PAJA
-Do marr ca re të bardha,
mbi to do mbjell mjaft yje.
A nuk të erdhi
për vello
radha?
“Pres të më sjellësh
si pajë
blunë e njelmët
të syve.
MARTESË
Në dasmën tonë, e dashur,
për orkestër do kemi
tinguj qielli.
Si dasmorë –
buqeta rrezesh dielli.
Do doja të kishim përqark
valle yjesh dhe dritë hëne.
Ndoshta të tëra
do na bujisin
në shtrat
në pragmbrëmje.
E NDËRSJELLTË
Eh, ç’puthje na dhuroi
ajo mbrëmje e bukur!
Na fërfëllon
e na puhizon ende
në petlat e buzëve
porsi flutur.
Dua “postieren” flutur ta gjej;
fërfëllimën puthësore
të ta rikthej.
VEÇ…MOS…
Ta dish ti
ç’më stepin mua!
Syt’ e tu si det ì thellë.
Le të kridhem në ta dua.
Veç mos mbytem
si ì mjerë.
NË U DASHKA
Në është e shkruar të vdes,
të agonisem në prehër
të dashurisë.
Në u dashka thellësive
të zhytem,
te zhytem në lotët
e bukurisë.
Në u rrëzofsha ì hutuar,
le të gremisem
në krahët e tua.
(Lirika nga Jorgo S. TELO)
= Dedikuar bashkëshortes sime në 40 vjetorin e martesës =
ETJE
Ujë, dritë qëmton bima
në vapë.
Kërkon ajër bota
pa pushim.
Shpirti lyp veç këngë,
jo lëngatë.
Dashurinë…zemra
ka ushqim.
MATURI
Arrita në prill-majin
e moshës
Gjendem në zenit.
Di t’ia zbuloj
pluset e minuset
botës…
Vendosa:
Dashurisë t’ia çel derën.
Le të hyjë (brenda meje)
qafuar me pranverën.
PAVDEKËSI
Të pavdekshëm – syt’ e mi,
gjersa mbajnë
brenda vetes
sytë e tu.
E pavdekshme – dashuria jonë
Gjithashtu.
NË PAÇIM
Mund të jem e jotja
një ditë
si flladitja në behar
apo
si prushi në janar.
Shoqi-shoqin në paçim
si drita në sy,
pendesë nuk do kemi
kurrsesi.
LODRA NË QIELL
Në ekran të qiellit
mblidhen e hapen retë.
Sa shfaqet Venera,
zhduket një Kometë.
HAPUR
Eja, eja, kapma llërën!
Mos më lër
në cak vetmie!
N’gjoksin tënd më ke
të tërën…
Tok të bredhim
nëpër yje.
TI, BILBIL!
Ti, bilbil, që rri mbi ftua,
Bilbileshës çfarë ì flet?
Ziliqare
më bën mua.
E kam mikun në kurbet…
FRYMËMARRJE
Për të mos e ndjerë
fillikat
veten,
e gjitha një ditë
do të të jepem…
Duke “firmosur”
ardhmërinë;
në frymë të shoqi-shoqit
do marrim frymë…
SIKUR
Sikur të mos qante hidhur
shpirti ynë,
Sikur të mos ì lajmë sytë
me kokrra loti;
Sikur të mos mbetej brymë
mbi blerim;
Kështu do rreknim
të na shkonte moti…
DËSHMITARËT
T’ì hedhim matanë
dhimbjet e kota.
Të grishim
më të ëmbëlat
psherëtima.
Për ne të dy
qofshin dëshmitarë
qielli dhe toka.
Ne lypim një dashuri
pa guriçka e kthina.
DHURATË
Mblodha këngë
kanarinash.
Ndolla ngjyrat e ylberit
dhe aromë trëndafilash.
Po t’ì nis me flatra…
Merri!
NË TRI KOHË
(Mendësi e një vajze)
Do të quhesha mëkatare
në tri kohë:
Edhe kur të t’ì kundërshtoja
Prerazi
dëshirat.
Edhe po të të dorëzohesha
pa përfillur ndjesirat…
Edhe… të heshtja fare…
Tri herë
mëkatare.
MOSPEZULLTI
Mos më lër
në gjendje të pesullt,
të lutem!
S’do ta duroja aspak
pritmërinë.
Në oazet e zemrës sate
pres të strukem;
veë të mos ndjehem
shkretëtirë.
Kur sinqeriteti veton,
edhe Sahara bleron.
VOZITJE
Ja, pra,
zemrën ta fala.
Tashmë
më ç’na mungon?
Do ecim
nga të na shpjerë dallga,
apo
të dy
do qëndrojmë
në timon?
ZHURITJE
Vendosa
puthjen
të ta nis
jo me të kuq buzësh
si dikur…
Me një puthje-prush
në shteg të dashurisë.
Buzët e tua
të digjen zhur.
LOTËT
Ditëpërditë
në buzëmbrëmje
nuk di
pse më njomen sytë.
Në shpirt më çel me dhimbje
një pikë lot’ ì xhevahirtë.
Loti ì mallit ç’m’u gremis
mbi lotin e dashurisë…
SË IKURI
Të isha bletë
krahëergjendtë,
do gjeja strehë
në një zarf.
Do të të hyja nën çarçaf.
Do të të sëmboja
Përnjëmend.
Së ikuri…
do të të jepja
mjaltë…
DRUAJTJE
Sepse druhem
ty zemrën të ta hap.
Ndoshta druhesh
edhe ti vetë.
Herë syri të shpërthen
si zambak.
Herë grilat e zemrës
ì mbyll shpejt.
E VËRTETA
Të jetë e vërtetë
apo ëndërr?
Ç’qe ajo ofezë
ndaj të gdhirë?
E vërteta jo e verbër
godet rëndë.
Nëse pendohet
lyp mëshirë.
STRIKT
Në gjurmët e tua
ì hedh hapat.
Të ecim dua
e kryet
te mos ì kthejmë
prapa.
REBUS
Brenda shpirtit
te gjallon diçka
si nyje a si komb…
Nuk po e zgjidh ende.
Mos ndonjë
mbresë e vjetër
të stërmundon
në prag të dashurisë
së re?!