| E marte, 05.05.2009, 06:42 PM |
|
Mark Avdyl Ndrejaj |
Mark Avdyl Ndrejaj
E mashtroi syri Serbin
Bën hesapin pa hanxhin
Reka e keqe s´shkelet dot
Se ka djem se i dalin zot
Kish dhe i plak qe s´pret kushtrimin
Po i pari ja qet tymin
Një jete te tanë luftoi me shkja
shumë here vdekjen e kish vra
E na i duel për ball ushtrisë
Sikur Gjergji i Elez Alisë
Kurrë për te gjallë s´mkoritet shpija
ne Ramoc u thy Serbia
Mjekër bardhi Mark Avdyl Ndreja
Me djem te vete trima si rrufeja
Zefi, Princi, Jaki e Nikolla
gjashtë orë rresht iu këndoj gryke holla
Po bajnë shkinat haj medet
Kush s´muj iki, aty mbet
Engjëlli i egër i Ramocit
Kënd mbi vete s´nje pos zotit
Xhenc Bezhi
22.10 2007 Salzburg