Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ismet Tahiraj: Brufullon n'mua (Cikël poetik)

| E hene, 04.05.2009, 12:45 PM |


Ismet Tahiraj
Ismet Tahiraj
Ismet Tahiraj

1.BRUFULLON N’ MUA

(Shahbaze Vishaj)

Brufullon damrëve t’ mi
Damarëve t’ trupit  e zemrës,
Si kërcinjtë pranveror
A si kthehesh amësisë sate

A po ke mbeturë

Si trung fundvjeshte
E pa vlerë

Se muzat japin
E marrin gjithçka:
Gjithçka qe ruhet
N’ shpirt besnik
Ëndërrat n’ fildish
S’ dalin nga fildishi
Po si ngjizem ne
Me tonin  kaçik..

Si trungje fundvjeshte
Erat vajtojnë ligësisht...

2.E TRADHTOJ MORTJA

U dha me duket
Në qilar të fqiut,
E bleu ashikninë.

E la e mori- mori e la
Hëna në të sosurtë.
2.
ashiknisë nuk
iu vyshk- ashiknia
as hëna e ngjizurë.
3.
më nuk mori- nuk la
e tradhtoi –mortja...

3.PAK MYK

Kumbullat e pestilit
U nxirosën,
E fatit i bëmë konak.

Uji u tret bludave
Treja e tretjës
S’i mbetë.

Doli orë , pa orë buke
Mykhithrash truallit.


4.LËPIJNË Ç’KA MOS

Udhën shtroje me kakërdhi
Me krunde mos
Vijnë iriqët,
Lëpijnë ç’ka mos...

Shoqëri le të bëjë vetëia
Udha shtrohet me kakërdhia.
2.
merre me vete unin tënd kudo
fillikat vetëm mos udhëto.
3.
fillikat vetëm fare(mos ) shko
me vetminë fishkëllo....

5.DYLLË BIRAVE

Foli thekshëm
Çka nuk foli
E përfoli
Lulehithërave.

Bëri  rrjetë
Merimange
Rrjetë e paqenë.

Dyllë u vëri
Veshve,
Shpërtheu në lemzë.

6.BUKURI PREJ SILIKONI

Të martëve në  Fushëkosovë
Plleshmëria është e efekshme.

Bukuri e ashiknisë
Silikoni.
2.
ikën nga gjumi
i epilepsisë,
n’ darkën e magjishme.

Shtërpsisë i shton
Purpurin,
Lumzën e bëft.
3.
të martën e parë
të martën e fundit,
gjithësesi....

7.UDHË PENDIMI

Gjetëm
Udhë pendimi

Fije fije bari
Fije fije pikëllimi
2.
fare bosh t’i lëmi
kakërdhitë e lavdrimit.

Se dikush
Gjithmonë
Lë kile...

8.ANTENAT  BOSHE
(Vinarc i epërm,Zubinpotok ,veri-zveçan)

mbi Fushën e Madhe
ku ëndrrat i tret ëndrra  e keqe,
dhe rishtazi vije shurdhani
hidhet valle shterpani.

E japin e marrin
Dhe po deshte kanë(një) cak
Cak me shterpan lubi
Këtu e në veri.

Dhe pahamendje hyjnë nëpër cak
Çakejt nuhasin
Dhe mbesin kasap.

Antenat boshe
Japin signalt’(jo) sakt.

9.KOHA  E NGRËN

Kur kipci kacafytet
S’ ka hënë
Zjarri thanë
E shiu s’ pranë.

Udhëve mos lë leqe
Frymonë punë erëkeqe.

Aq frymorë të pathenë
Prej kohësh,
Kohën e kanë ngrenë....

10.KUTËRBIM

Çaj mani të pimë
organizmin
ta përtrijm.

Llafet fare
Të mos dalin
Të thinjë.

Uji qelbët
E derdhet...

11.KOKËDHËMBJE


Nurka kokëdhëmbje ka
Se gjellën ia sosi   shporeti,
Hanemëja si përfoli në vesh
E shajti dashnori

Apo ai  tjetri e dashti.


Dhe sedativi

Se qetoka pra,

Kokëdhëmbje

Vazhdon panda.


Dashnori se dashti,

Ai tjetri e shajti pra.
 
12.FRANXHOLLË

Unë gjithmonë kam pasurë hambar
Dhe mullinj kishte gjithkah,
Drithi përherë ka ngelur në ata
Në sofër mysafirin
E kam lutur të ha,
Drithin e kam
Dhe kam gjithçka.

Hambari im ishte prej druri
Dhe i selishtës,
Flori ishte gruri
Franxhollë kur ha.

E siloset e gjatë
Si antena kah qielli,
Bosh nuk mbesnin dot
Drithi si drita e diellit.

Për veç bukës
Dhe gjevrekha,
Për zonjën e shtëpisë
Seë na zuri belaja
Dhe peta për bakllava.
II.
Dy botra arkaike
Silos e hambar-pra.

13.THËRRMIJAT  E TOKËS

Unë i përfalem
Dhe e puth,
Secilën thërrmi toke.

U ndezën zjarre furtunash
Që u përplasën me unin,
Dhe kapriciorisht  rrinin
Të tëhuajtur.
2.
si gjinjtë e nënës
i kam bekuar,
si krojet e  etjeve
e kam dashuruar.
3.
se të gjallët tmerrshëm
në skajmëri e kanë përdhunuar.

Dhe prap thërrmijat e tokës
Nuk janë hidhëruar,
U tha: të mijtë ishit e jeni
N’ fund të fundit , këtu keni
Përherë për të pushuar.
II.
Si dritë e syrit
Si vet etja e etjeve
I kam mishëruar
Thërrmijat e tokës
Në skajmëri që më kanë- dashuruar.