| E diele, 03.05.2009, 04:44 PM |
Sabit Rrustemi
NË ZENITIN E LIRISË
(Agim Ramadanit, në Ditë Lindjen e tij të radhës, 3 Majit)
E nesërmja që vjen
Vitieve të rilindura
Nëpër rrathët e përjetësisë
Është ditë lindje e lirisë
Rrugës së Re të Via Etnisë
Mosha jote mbetet ajo që ishte
Në magjinë e atdhedashurisë
Çdo maj rikthjellet
Me aromën e Prillit
E akujt e shkrirë të Marsit
Edhe me vepër i ngjanë Agut
Asnjëherë nuk erresh
As herresh
E kurrë
Kurrë nuk pjestohesh
Diell i agimtë
I shpresës së rilindur
Kepave të Atdheut
Tash e përjetë
Të kemi ëndërr
E lakmi
Për Shenjën që qëllove
Vetëm Ti
Secila Epokë
Para Teje do përkulet
Për ta marrë Mësimin e Jetës
Ecjen vertikale
II
Në çdo të nesërme
Me Ag vjen
Buzëqesh në çdo prag
E ngroh në secilin oxhak
Të rilindurit shprushin dheun
E mbijnë
Nëpër Faqe lulesh
Të lindurit në ndërkohë
Vijnë pas atyre imazheve
Aurorash të kuqrremta
Që sh’ndritin nga Bebëza e Jote
Yti buzëgaz
Aty ku të mbetën çapkënllëqet e fëmijërisë
Aty ku vole freskun e rinisë
Aty ku u ngrite në Zenitin e lirisë
Vijmë pas
Vijmë pas
E shëlbohemi në tëndin buzëgaz
Lulegjak i agujve të Dardanisë
Në çdo të nesërme
Na buzëqesh Ditë Lindja Jote
Me Alfabetin e Lirisë
Fytyrës së çiltër të Agmisë