| E hene, 20.04.2009, 06:00 PM |
AKRYESISE SE LDK-SE
-per dijeni Keshillit te pergjithshem te LDK-se
KRYESISE SE LDD-SE
-per dijeni Kuvendit te LDD-se
Degve,Nendegve dhe Aktivave te LDK-se dhe te LDD-se ne Kosove dhe Diaspore
Koheve te fundit jane dhene lajme bujshem per konvertimet partiake te individeve dhe te te grupeve. Largimet nga njera parti dhe aderimet ne partine tjeter qene bere mode nder partite shqiptare ne Maqedoni,dhe tani u barten edhe ne Kosove.Edhe LDK-ja priti musafire te ketij soji.Natyrshem,te mireseardhur.Por,shtrohet pytja nese prurjet individuale apo grupore,gjithehere te numeruara me gishterinjte e nje dore,a mjafttojne per ta begatuar elektoratin ,tashme,teper i reduktuar,i dyzuar,madje i medyshur dhe hezitues.
LDK-ja dhe LDD-ja jane ne nje pozicion aspak te favorshem.Zgjedhjet lokale qe po afrojne,nuk premtojne asgje te mire per keto dy subjekte te ndara.Euforia dhe qejfberjet vetevehtes do te jene zhgenjyse dhe deshpruse .Nese kryesite qendrore te ketyre dy subjektive ngushllohen me qenien e tyre deputet ,me rroga te majme qe sjellin keto ulese,ose pozita zyrtare duke qene ne koalicion me te majten ekstreme,anetaresia e gjere eshte skajshem e shqetesuar,sepse konkurenca do tŽí rrokullise ne humanere.Kjo u provua ne zgjedhjet e kaluara dhe parashikimet nuk jane fare optimiste as per zgjedhjet e ardhshme.
Herepashere jane degjuar zera grupore nga baza per koalicion,madje edhe per shkrirje-bashkim te ketyre dy subjektive te ndara.Me e zeshme ka qene dega e LDK-se ne Viti.Megjithate , ka munguar mbeshtetja nga mjediset tjera.Zera ne surdine akuzojne kreret e LDK-se se refuzojne kete nisme.Nese kjo eshte e vertete,pra,nese partia privatizohet ne heshtje,pa tender fare,pese heshte Kryesia,Keshilli i Pergjithshem,kryesite e degve dhe nendegve,aktivat e LDK-se ne Kosove dhe diaspore?! Nje klasik ka thene:
“Gruas dhe kombit nuk i falet nese bien ne duarte e avanturierit te pare.” Dhe,ne perifrazojme se edhe anetaresise te nje partie nuk i falet nese dikush tenton tŽua mbaje peng partine,duke e privatizuar dhuneshem,edhepse ajo duhet te jete prone kolektive,sic e percakton rregullorja dhe statuesi qe ne themelimin e saje.
Nendega e LDK-se per Rheiland Pfalz ne Gjermani ka perzjellur nga afer Kuvendin e VI-te te partise si dhe te gjithe rrugetimin e metejme te perlbartur te saje.Ne kemi reaguar,fillimisht,intimisht dhe me pastaj publikisht,duke u distancua nga veprimet jo parimore dhe tejet destruktive te Kryesise Qendrore,vendimet e se ciles kane qene,kryesisht,produkt i rrethit vicioz brenda Krysise dhe pa konsultim kolegjial ne kryesine e partise.Gabimet e perseritura jane trashur ne faje.Rasti flagrant i dhenies te postit te ministrit te brendshem fillimisht dhe,me vone berja shef ekzekutiv te LDK-se Blerim Kuqin,i cili vinte nga nje parti e ekstremit te majte ,eshte shkelje e rende partiake.Sjellja e tij ne parti dhe veshja me pushtet eshte tipike neoptike e kreut te partise dhe zevendesit te tij te pare.Per demin qe i kane sjellur partise me kete perzgjedhje,shefat ne fjale duhet te mbajne pergjegjesi,madje jo vetem morale.
Braktisja e filozofise te Presidentit Rugova, duke praktikuar metoden perjashtuese, ishte nje humbje e kushtueshme per LDK-ne. Kete e provoi ne zgjedhjet e kaluara. Por, cuditerisht, nuk mesoi asgje. Vajtimi se te tjeret po pervehtesojne trashegimine filozofike te Presidentit Rugova eshte i tepert.Presidenti Rugova me filozofine dhe vizionin e tij i kalon permasat partiake.Ai tashme,eshte vlere kombtare .
Jemi ne prag te zgjedhjeve lokale te radhes.Elektorati i shumte i Presidentit ,pas abstenimit te pare,eshte ne pritje te ndryshimeve cilesore ne parti.Ndarja e LDK-se konsiderohet e pa motivuar objektivisht dhe e pa aprovushme faktikisht.Koalicioni me pjesen e ndare LDD-ne dhe subjektet tjera te se djathtes eshte shprese e vetme e ngritjes te partise.
Kryesia e Nendeges te LDK-se per Rheinland Pfalz u bene thirrje te gjitha subjektive te siper permendura ,per nje angazhim serioz ne formimin e koalicioneve parazgjrdhore ndermjet dy degezimeve partiake,LDK-se dhe LDD-se,me qellim te thithjes te elektoratit abstenues ne zgjedhjet e kaluara qendrore.Baza duhet te jete shume e pergjegjshme per fatin e partise.Qendra duhet te bindet se pa mbeshtetjen e bazes eshte nje hic.
Eshte kohe per reflektim,madje pa humbur kohe.Eshte sa e marrezishme,pro aq tragjike te preferosh me pare aleanca e koalicione me vrasesit serial te veprimtarve te LDK-se,se sa me vellezerit,bashkpuntoret,me te cilet ke perballur dajakun e pushtuesit dhe ke lotuar e vajtuar per shoket e vrare nga ata qe aktualisht je ne koalicion dhe mendon ta vazhdosh kete kontrate te turpshme.
Si Nendege qe veprojme ne kuadrin Deges te LDK-se per Gjermani,i bejme thirrje kryetarit te Deges te LDK-se,Hazir Krasniqi,si dhe kryetarit te LDD-se Hafiz Gagica te japin sinjale positive reziproke per bashkpunim,duke i rekomanduar edhe Qendres ne Prishtine se duhet levizur nga pika zero.Ne te kunderten do te vazhdoje tutela e vrazhdet e ekstremistve majtiste te Kosoves,e cila sa vjen e behet me e rende,me prepotente,me agresive.
Mbetemi me shprese mirekuptimi per te miren e partise,per te miren e Kosoves.
Kaiserslautern,me 10.04.2009
Per Kryesine e Nendeges te LDK-se Rheiland Pfalz -Gjermani
Kryetari Fazli HAJDARAJ