| E diele, 19.04.2009, 06:02 PM |
Drenicaku i Västråsit- hero i kohës
Ylli Dautaj
Nga Sokol DEMAKU
Ylli është një djalosh 16 vjeqar, është i lindur ne Suedi në qytetin e Västeråsi, Ylli i ka dy vllezer Albanin dhe Diellin dhe një moter me emrin Rreze. Albani 18 vjeqar, Rrezja 15 vjeqare dhe Dielli i vogël 8 muajsh.
Ne kohen e lirë Ylli luan fotboll dhe ka pasion që të lexoj është i dhënenun pas literaturës dhe ka dëshirë të lexojë libra në gjuhën shqipe,franqeze, suedeze, por ka hoby edhe vizatimin dhe shkruan tregime. Ylli është nxënës në gjimazin Wänströmmska ne Västerås, ne drejtimin shekncat natyrore dhe matematikë. Eshtë nxënës i shkelqyer, nxënës për lavdatë në mësime dhe sjellje shembullore.
Ylli është një dajlosh Kosovar, vjen nga Drenasi ish Glloogvci i Kosovës, pra Ylli është drenicak, jeton që nga viti 92 në qytetin Västerås të suedisë së bashku me familjen e tij mamin dhe baban që ata jetojnë ndamas njeri nga tjetri. Ylli ka vendosur qe te jetoj sipas dëshirës së vet disa javë kalon tek mami disa javë tek babi. Ylli merret me aktivitete të lira por hoby ka futbollin, shkrime, leximin dhe vizatimet. Por Ylli është I dhenun me mish e me shpirt pas futbollit ku edhe bënë gara në futboll me ekipin e tij në qytetin e Västeråsit. Por djelmoshave të cilët luajnë së bashku me Yllin u ndodhi një e pa¬pritur në ekipin e tyre kur trajneri i tyre fillon ngacmimet seksuale të të rinjëve dhe kjo vazhdon diku rreth dy vite e askush nga të rinjët e ekipit nuk ka guxim ta paraqes arstin rreth trenerit ngucakeq.
Drenicaku Ylli Dautaj duke parë marrëzit e trenerit atëhere vendos që ate ta lajmeroj dhe keshtu ve¬pron për tu dal ne ndihmë shokëve të ekipt dhe vet ekipit në të cilin ai luan.
Dashuria per shokët, dhe si thot fjala e uret “Një tigër të lidhur me zinxhirë mund ta përmbajë edhe një fëmijë, por, pa u këputzinxhiri edhe njeriu më i fortë në botë nuk mund ta mbajë.Do te thot se Ylli i ka krahet e veprat nga familja dhe vendi i tij.
Në bisedë gjithnjë ylli thot: Familja ime janë krahët e mi, soji im — veprat e mia.
- Ylli si arrite ti të hetosh se treneri i ngacmon fëmijët-te rinjët?
Kur fillova te luaj fotboll per ekipin me te larte, atëher vrejta disa gjera qe nuk ishin normale, dhe ato gjera fillova ti përcjellë dhe dëgjojë me vemedndje, ato ishin disa gjëra të cilat mua nuk më pelqenin tek treneri ynë atëhere dal ngadal, bisedova me mamin qe ka pervojë të madhe ne psikologji dhe juridik dhe vendosa me ndergjegjen time të flas cka kam pa me sytë e mi dhe cka kam dëgjuar nga fëmijët tjerë. Arsyeja pse asnjë fëmijë tjetër nuk ka guxuar te flas ishte friga e madhe dhe mosbesimi ndaj te rriturëve.Por tek unë ky mosbesim dhe kjo frig nga të rriturit nuk egziston, sepse ne kemi tjeter kultur dhe traditë, pra kemi respekt për më tyë vjetrit ku edhe të vjetrit apo të rriturit kanë respekt për ne të rinjët apo fëmijët.
-Cfare të shtyri Ylli në këtë dretjim-humaniteti?
”Zemra e mirë” thot ai vet.
Dhe ai niset nga thenje filosofike të cilën ai me endje e tregon e si duket duhet ta ketë marrë nga mami e cila ka një filosofi në mendjen e saj dhe Ylli thot:
”Një filozof mblodhi nxënësit e tij dhe i pyeti se cila është gjëja më e mirë në botë për njeriun. Njëri tha: “mendja e përsosur”, tjetri: “shoku i mirë”, një tjetër: “fqiu i mirë” dhe një tjetër: “kujdesi dhe largpamja”. Filozofi puk pëlqeu asnjerën. Më në fund, njëri porsa tha: “është zemra e mirë”, filozofi: “Po, tha, po të jetë kjo, janë edhe ato që thanë të tjerët”. Kështu e spjegon mendimin e tij Ylli.
-Si e ndien veten Ylli pas kesaj ndihme qe u ke dhene shokëve nga ky ngacmues?
”Një kokërr gruri nuk e mbush dot hambarin, por ndihmon kokrrat e tjera që e kanë mbushur thot nje fjal e urtë”. Pra ylli ka rezikuar por ka shpëtuar shumë fëmijë nga keqperdorimet sexuale të një të rrituri. Mami i yllit thot një medim folozofik dhe shton :”Ai që zgjedh si model kali¬grafie një shkrim të bukur, nuk mund ta imitojë atëplotësisht, por duke përmirësuar shkrimin e vet, mund të shkruajë edhe më bukur se modeli. Po ashtu — ai, i cili përpiqet t’i ngjajë një njeriun të madh në sjelljet dhe veprimet e tij, nuk mund t’i përvetësojë ato, por është se korigjon sjelljen e tij dhe në qoftë se ka prirje natyrale, bëhet më i madh se ai që ka imi¬tuar si nga mendimi ashtu edhe nga sjellja.” Pra fëmijet e tjerë kan mundësi edhe më të mëdha se unë thot Ylli, nese vrejen ndonje gje te keqe, te tregojnë mos të frigohen nga të rriturit.
-Cka pret Ylli në të ardhmen?
Dëshiroj te lexoj për mjek, kirurg.
Kam talent të vazhdojë edhe ne drejtime tjera.