| E shtune, 18.04.2009, 12:39 PM |
KAQANIK 07.09.1990 KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS - VII -
LIGJI KUSHTETUES PER ZBATIMIN E KUSHTETUTËS SË KOSOVËS
1. ZBATIMI I KUSHTETUTES SË KOSOVËS
NENI 1.
Kushtetuta e Republikës së kosovës zbatohet nga dita kur e shpall Kuvendi i Republikës së Kosovës, në qoftë se per zbatimin e ndonji dispozite të saj nuk është caktuar ndryshe me këtë ligj.
2. ZBATIMI I DISPOZITAVE TË KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS LIDHUR ME ORGANET E REPUBLIKËS
NENI 2.
Dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që kanë të bëjnë me perbërjen dhe organizimin e Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, zbatohen mga dita e mbledhjes së këtyre organeve.
Deri në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, funksionin e saj e ushtron Këshilli Ekzekutiv i tanishem në bazë të dispozitave në fuqi.
Dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që kanë të bëjnë me Kryesinë e Republikës së Kosovës aplikohen nga dita e konstituimit të saj. Konstituimi i Kryesisë bëhet së paku 10 ditë para konstituimit të Kuvendit të Republikës.Dispozitat e Kushtetutës së administratës dhe organizatat që kryejn punë me interes per Republikën zbatohen nga dita e konstituimit të tyre. Deri me konstituimin e tyre funksionet e tyre i ushtrojnë organet e tanishme të administratës dhe organizatat e tjera perkatëse, në bazë të dispozitave në fuqi.
NENI 3.
Zgjedhja e deputetve per Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe e kryetarit dhe antarve të Kryesisë së Republikës së Kosovës do të bëhet gjer me 28. nandor , 1990.
Mbledhja e parë e Kuvendit të Republikës së Kosovës me qellim konstituimi do të bëhet gjer me 10. dhjetor. 1990.
Mbedhjen e parë e thrret Kryetari ose per shkaqe të pamundësisë së tij nenkryetari i Kuvendit të tanishem, ose së paku 10 delegat të Kuvendit të tanishem.
Deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës punën e mbledhjes së Kuvendit e udhëheq kryetari, në rast të pamundësisë së tij nenkryetari i Kuvendit të tanishem, ose delegati të cilin e autorizojnë delegatet që e kanë thirrë mbledhjen.
NENI 4.
Kryetarin dhe antarët e Qeverisë së Republikës do ti zgjedh Kuvendi i Republikës pas konstituimit të tij.
Qeveria e Republikës do të konstituohet dhe do fillojë punën diten e zgjedhjes së ministrave-antave të saj.
3. ZBATIMI I DISPOZITAVE TË KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS LIDHUR ME KUVENDET E KOMUNAVE DHE TË QYTETIT
NENI 5.
Dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, lidhur me përbërjen, organizimin dhe kompetencen e kuvendeve komunale dhe të qytetit të Prishtinës e të organeve ekzekutive të tyre, pas zgjedhjes së anëtarve të tyre në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe statuteve të komunave e të qytetit, zbatohet nga dita e konstituimit të tyre në bazë të Kushtetutës dhe ligjit.
Deri në konstituimin e këtyre organeve , kuvendet e komunave dhe i qytetit, organet ekzekutive dhe organet e administratës vazhdojnë punën në perbërje të tanishme në kuadër të autorizimieve që kanë në bazë të dispozitave në fuqi.
NENI 6.
Zgjedhja e deputetve të kuvendeve të komunave dhe të qytetit do të bëhet deri më 10. nëntor 1990.
Kuvendet e rea të komunës dhe ai i qytetit do të konstituohen deri më 28. nëntor 1990
NENI 7.
Statutet e komunave dhe të qytetit do të nxirren deri më 05.tetor 1990.
Kuvendet e komunave dhe i qytetit deri më 05.tetor 1990 me vendim të tyre në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me statusin e komunës e të qytetit, do të caktojnë numrin e deputetve të cilet zgjidhen në pajtim me Kushtetutën , ligjin dhe statutin.
4. HARMONIZIMI I LIGJEVE DHE I DISPOZITAVE TË TJERA ME KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
NENI 8.
Ligjet dhe dispozitat tjera në fuqi do të harmonizohen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës në afatet e caktuara me këtë ligj.
NENI 9.
Deri më 31. maj 1991 do të harmonizohen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës të gjitha ligjet në fuqi që nuk janë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
NENI 10.
Dispozitat e nxjerr per zbatimin e ligjeve në uqi, do të harmonizohen njikohësishtë me harmonizimin e ligjeve republikane e më së largu mbrenda afatit prej dy muajsh nga dita e harmonizimit të ligjeve perkatëse.
Ligjet e RS të Sërbisë me të cilat me të cilat janë rregullue marrdhënjet në mënyrë unike zbatohen në territorin e Kosovës deri në nxjerrjen e ligjeve të Republikës së Kosovës e më së voni deri me 31 mars 1991.
NENI 11.
Dispozitat e kësaj Kushtetute që kanë të bëjnë me të drejtat e patjetersueshme të puntorëve, dhe me qeverisjen në nderrmarrjet ekonomike, organizatat e tjera punuese dhe institucionet perkatëse, zbatohen drejtëpersëdrejti derisa të bëhet harmonizimi i ligjeve dhe i dispozitave të tjera perkatëse me këtë Kushtetutë.
NENI 12.
Dispozitat e organeve të kuvendeve të komunave e të qytetit të Prishtinës do të harmonizohen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e dispozitat e tjera deri më 30 qershor 1991.
5. DISPOZITAT E TJERA
NENI 13.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës do ti shpall zgjedhjet per deputet të kuvendeve të bashkësive shoqërore-politike dhe do të ndermarr të gjitha veprimet lidhur me to në pajtim me ligjin mbi zgjedhjet.
Menjiherë pas nxerrjes së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kuvendi i Republikës së Kosovës nxjerr ligjin mbi partitë politike dhe ligjin mbi zgjedhjet.
NENI 14.
Mandati i delegatve të Kuvendit të Krahinës Socialiste të Kosovës dhe të kuvendeve të komunave pushon ditën e verifikimit të mandatit të deputetve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, respektivisht të kuvendeve të komunave e të qytetit të zgjedhur në bazë të Kushtetutës.
NENI 15.
Ky ligj hyn në fuqi ditën e shpalljes.
Me 07.09.1990
***
Lexues i nderuem i ZSH kjo pra ishte Kushtetuta të cilen e deklaruen trimat shqiptarë të asaj kohe të cilet nuk u tremben nga tytat e armëve serbocetnike por sypatrembun filluen marshimin drejtë fitores definitive kunder pushtuesit serb dhe ata të kalitun me ndjenjen e atdhetarizmit me moton per atdhe duhet të sakrifikohet ata shkallë shkallë , por sigurt e filluen marshimin e tyne. Shpallja e Deklarates Kushtetuese ishte nji nga hapat e asaj gjenerate patriotesh të cilet të rreshtuem perkrah njani tjetrit dhe me eliten intelektuale në ballë me Dr. Ibrahim Rugovën vun themelet e celikta të shtetit të Dardanisë të pavarun dhe nderkombtarisht të pranuem.
Kjo Deklaratë asht nji nga ngjarjet ma të mëdhaja të historisë tonë kombëtare.
PS: Gabimet e shtypit dhe ndonji gabim tjeter teknik asht i imi e jo i atyne që e kanë shkrue këtë Deklaratë Kushtetuese.
Per ZSH.
Selim Mustafë Hasanaj