| E enjte, 16.04.2009, 10:31 PM |
U SHËNUA NJËVJETORI I THEMELIMIT TË SHOQATËS SË BJESHKËTARËVE “OSTROVICA” NË PRESHEVË
ALPINIZMI KONTRIBUT I RËNDËSISHËM DHE GJITHËPËRFSHIRËS I NJERËZIMIT
Nga Bilall Maliqi
Me rastin e njëvjetorit të themelimit të shoqatës së bjeshkëtarëve “Ostrovica” të Preshevës, të dielen e 12 prillit u organizua një “Marshutë” disa kilometershe të cilën vetëmse e kishin në planprogram të aktiviteteve të tyre kryesia e shoqatës.
Pikqëndrim i marshutës ishte pikërisht kodra e ashtuquajtur “Marshalla” e cila gjendet në mes të fashatit Kurbali dhe Stanec, e cila ka një naltësi mbidetare 1048 metra.
Stacioni i parë i nisjes për këtë marshutë ishte pikërisht para zyrës së Shoqatës ku u mblodhën një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të shoqatës.
Për ta nderuar datlindjen e kësaj shoqate të vetme në këto tri komuna kishin ardhur edhe anëtarë të Shoqatës “Zhelezniçar” të Vrajës.
Këtë rrugëtim e udhëhoqi kryetari i Shoqatës së Bjeshkëtarëve “Ostrovica” të Preshevës z. Bajram Sadriu të cilin fillimisht e pyetëm për disa të dhëna për këtë Shoqatë , numrin e saktë të anëtarëve, se për çka angazhohet kjo Shoqatë, cili është synimi i tyre në të ardhmen etj., e që kryetari për gazetarin tuaj shprehet:
THEMELIMI
Te Shoqata jonë”OSTROVICA” Preshevë, është prezent edhe tradita, kultura, humanizmi si dhe dashuria gjithëpërfshirëse njerëzore, mungesa e mos ekezistimit të kësaj Shoqate si dhe shumë Shoqatave dhe veprimtarive tjera,nenkuptohet mungesa e aftesive profesionale.
Erdhi koha dhe momenti që t’i takoj disa të rinj vendas,duke bërë sheti nëpër natyrë për të thithur ajër të pastër dhe të shendoshë ,ua prezentova dëshirën dhe vullnetin tim për themelimin e Shoqatës së Bjeshkëtarëve tek ne në Preshevë ,pasi që kishin kujdes dhe vullnet të mirë dhe sinqeritet për një ambient të pastër dhe të shendoshë, ekologjik , pranuan ofertën dhe formuam keshillin inicijativ për themelimin e Shoqatës së Bjeshketarëve.
Definitivisht me 15.04.2008. u mbajt seanca e parë e Kuvendit Themelues të Shoqatës së Bjeshkëtarëve ”Ostrovica” Preshevë, ku tani është Shoqaë me plot të drejt dhe sovranitet të plotë juridik.
Pas themelimit.SH.B. “Ostrovica” Preshevë, brenda një afati të shkurtër,ka arritur suksese dhe rezultate të lakmueshme , pa kurfarë ndihme qoft ajo financiare dhe materiale, sa i përket rolit, rëndësisë së kësaj Shoqate lirisht mund të thuhet se për veprimtarinë e kësaj nuk ka dituri dhe njohuri të mjaftueshme e ne radhë të parë tek Bjeshkatarët ekziston një vizion i qartë dhe i bazuar në tri pika: Tokë, Ujë dhe Ajër te pastër e të shëndoshë për të gjithë krijesat e këtij planeti
ANËTARËSIMI
Sipas kryetarit të Shoqatës Bajram Sadriu del se Shoqata në gjirin e saj ka më se tridhjetë anëtarë, ku në të ardhmen pritet të rritet numri i dashamirësve të natyrës.Është Shoqatë e barabart me të gjitha Shoqatat në rajon.Është me rëndësi se në mesin tonë kemi anëtarë të grupmoshave të ndryshme, por kemi edhe voglushen Tringa Hyseni e ciula ëahtë anëtarja më e re në Shoqatë ,por mendoj se edhe në Shoqatat tjera nuk ka anëtarë më të ri se Tringa.Nëse merret parasyshë unë si kryetarë deri tani kam arritur mesatarën në të gjitha majet që i kam pushtuar del shuma prej 19593 m-lartësi mbidetare, kurse udhëtim në këmbë kam bërë deri tani 560 km.Ndërsa anëtarja më e re Tringa Hyseni deri tani i ka pushtuar majet e larta dhe ka arritur një shumë prej 4468 m-lartësi mbidetare, ndërsa udhëtim në këmbë ka bërë 110km.Kjo pra është një mrekulli e vërtetë…
AKTIVITETET
Brenda një viti pune të Shoqatës sonë, kemi pasur aktivitete të shumta dhe janë diku njëzetë e nëntë aktivitete.Si shenjë respekti herën e parë pushtuam majen e Ostrovicës 1164 m./lartësi mbidetare, dhe për atë arsye edhe e pagëzuam me emrin “Ostrovica”.
Aktivitetet e Shoqatës janë me sa vijojnë:
-më shumë se dhjetë herë e pushtuam majën e Ostrovicës
-Majën e Zezë 1223m, në pikën trekufitare Kosovë-Maqedoni-Serbi,
-Majen e Lubotenit, 2500m, dy herë,
-Majën e Titos, Maqedoni, 2748m,
-Brezovicën 2521m,
-Peskovin, 2651m,
-Gjeravicën., 2656m,
-Besna Kobillën, 1923m,
-Kozjakun, 1283m.
Kemi bërë rrugëtim edhe nëpër fshatra të Karadakut të Preshevës…
SYNIMI
Synimi ynë është që edhe më tutje të punojmë, të arrijmë rezultate të lakmueshme dhe njëherit synimi i gjithë anëtarëve është që të pretendojnë të zgjerojnë aktivitetin e saj, duke pushtuar edhe maje tjera edhe më të larta si te ne, në Ballkan, në Evropë e gjetiu, shprehet me bindje kryetari i Shoqatës së Bjeshkëtarëve “Ostrovica” z.Bajram Sadriu…