Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kaqanik 07.09.1990 - Kushtetuta e Republikës së Kosovës (IV)

| E merkure, 15.04.2009, 06:08 PM |


NKAQANIK 07.09.1990 KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS - IV-
 
              ORGANET  REPUBLIKANE
              KUVENDI I REPUBLIKËS
 
                                  NENI 96.
 
Kuvendi i Republikës është organ i pushtetit ligjdhënës.
 
                                  NENI 97.
 
Kuvendi i Republikës
1. Vendos per nxjerrjen dhe ndryshimin e Kushtetutës së Republikës, si dhe jep pelqimin mbi aktin më të lartë të Bashkësisë së Jugosllavisë;
2. Percakton politikën, nxjerr ligje dhe dispozita të tjera si dhe akte të pergjithshme;
3. Miraton planin e zhvillimit, planin hapsinor, buxhetin dhe llogarinë perfundimtare;
4. Vendos per ndryshimin e kufijve të Republikës;
5. Percakton organizimin teritorial të Republikës;
6. Vendos per luftën dhe paqen;
7. Ratifikon marrveshjet nderkombëtare;
8. Shpall referendumin republikan;
9. Shpall huat publike republikane dhe vendos per hyrje borxh të Republikës;
10. Zgjedh dhe shkarkon: Kryetarin dhe Nenkryetarin e Kuvendit të Republikës, Kryetarin, Nenkryetarin dhe ministrat e Qeverisë së Republikës, Kryetarin dhe gjuqëtaret e Gjyqit Kushtetues, Gjyqit Suprem,dhe të gjyqeve të rregullta në Republikë, Prokurorin Publik Republikan, dhe prokuroret publikë në Republikë dhe bartësit e tjerë të funksioneve publike të caktuara me ligj;
11. Bënë kontrollin e punës së Qeverisë dhe të organeve të tjera, si dhe të bartësve të funksioneve publike që janë pergjegjës perpara Kuvendit të Republikës në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin:
12. Shpall zgjedhjet e parakohshme per kuvendet e komunave dhe të Qytetit në raste kur konstaton se është bërë shkelja e rënd e Kushtetutës dhe e ligjit, si dhe kur janë cenuar të drejtat e qytetarve dhe të nacionaliteteve;
13. Amneston kryesit e veprave penale;
14. Shpall ligjet;
15. Jep interpretime autentike të ligjeve;
16. Kryen dhe punë të tjera të percaktuara me Kushtetutë.
 
                                         NENI  98.
 
Kuvendi i Republikës perbëhet nga nji dhomë dhe ka 130 deputetë.
Deputetët zgjedhen në zgjedhjet e lira, të drejtperdrejta, me vota të fshehta.
Kandidatët per deputet mund ti propozojnë; partitë politike , levizjet, lidhjet, shoqatat dhe grupet e qytetarëve.
Mënyra e zgjedhjes dhe revokimit të deputetve dhe formimi i njisive zgjedhore rregullohet me ligj.
 
                                         NENI 99.
 
Deputeti perfaqëson qytetaret e njësisë zgjedhore në të cilen zgjidhet.
Deputeti eshtë pergjegjës para zgjedhsve të njisisë zgjedhore.
 
                                        NENI 100.
 
Deputeti gëzon imunitet.
Deputeti nuk mund të thirret në pergjegjësi penale, të arrestohet apo tëdenohet per mendimin e shprehur ose per dhënjen e votës në Kuvendin e Republikës.
Deputeti nuk mund të arrestohet pa lejen e Kuvendit të Republikës vetem në qoftë se është zën në kryerjen e vepres per të cilen është percaktuar denimi me burg në kohzgjatje më shumë se pesë vjet.
Kuvendi i Republikës mund të vendos që të zbatohet imuniteti ndaj deputetit i cili nuk është thirr në imunitet në qoftë se kjo është e nevojshmeper kryerjen e funksionit të tij.
 
                                       NENI 101.
 
Deputetet zgjedhen per kater vjet. Per po këtë periudhë zgjedhet edhe kryetari dhe nenkryetari i Kuvendit të Republikës.
Ditën e verifikimit të mandatit të deputetve të rinj pushon funksionimi i deputetve të vjeter mandati i të cilve kalon.
Kuvendi i Republikës në rast rreziku të drejtperdrejtë nga lufta, ose në rast të gjendjes së luftës, vendos mbi zgjatjen e mandatit të deputetve të Kuvendit të Republikës, si dhe mbi zgjatjen e mandatit të deputetve në kuvendet e komunave dhe qytetit.
 
                                       NENI 102.
 
Kuvendi i Republikës mban mbledhje të rregullta.
Mbledhja e Kuvendit mund të thirret edhe me kerkesë të Kryesisë së Republikës, të Qeverisë së Republikës ose të më së paku 30 deputetve me rend dite të percaktuar më parë.
Kuvendi i Republikës vendos në mbledhjen në të cilen merr pjesë shumica e numrit të pergjithshem të deputetve. Kuvendi merr vendime me shumicë votash, në qoftë se me Kushtetutë nuk është parashikuar shumica e posacme.
Të drejten e propozimit të ligjeve dhe të dispozitave e kanë Qeveria, cdo deputet dhe të pakten 20.000 qytetar bartës të së drejtes zgjedhore.
 
                                       NENI 103.
 
Kryetari i Kuvendit të Republikës e në mungesë të tij nenkryetari i Kuvendit , perfaqëson Kuvendin, thërret mbledhjet e Kuvendit, nenshkruan aktet që i nxjerr Kuvendi dhe shpall me dekret ligjet republikane, si dhe shpall zgjedhjet.
 
                                      NENI 104.
 
Per shqyrtimin e propozimit të ligjeve dhe të akteve të tjera dhe percjelljen e realizimit të tyre, Kuvendi mund të formojë forume punuese të perhershme dhe të perkohshme.
Në Kuvend formohet Komisioni per liritë dhe të drejtat e qytetarve dhe barazinë nacionale.
 
                                     NENI 105.
 
Kuvendi i Republikës mund të vendos që per disa qështje, nga kompetenca e tij, qytetaret të vendosin në referendum republikan.
 
                                     NENI 106.
 
Puna e Kuvendit të republikës dhe e forumeve punuese, organizimi i tyre i mbrendshem dhe të drejtat dhe detyrat e deputetve rregullohen me rregulloren e punës.
 
 
                       KRYESIA E REPUBLIKËS
 
                                     NENI 107.
 
Kryesia e Republikës së Kosovës perfaqëson Republiken.
 
                                    NENI 108.
 
Kryesia e Republikës;
1. Vendos mbi qështjet nga sfera e mbrojtjes popullore, në pajtim me Kushtetuten dhe ligjin dhe udhheqë rezistencen popullore në luftë;
2. Miraton me fuqi ligjore , në rast rreziku të drejtëperdrejt nga lufta, gjatë kohës së gjendjes së luftes, rrezikimit të pavarsisë nacionale, ose teritoriale dhe pamundësisë së funksionimit të rregullt të organeve republikane në qoftë se Kuvendi i Republikës nuk ka mundësi të mbajë mbledhje. Me dekret me fuqi ligjore mund të suprimohen disa  dispozita të Kushtetutës që kanë të bajnë me liritë dhe të drejtat e qytetarve dhe me organizimin, perbërjen dhe autorizimet e disa organeve republikane.
Dekretet me fuqi ligjore Kryesia e Republikës ia paraqet Kuvendit të Republikes per verifikim menjiherë posa ai të ketë mundësi të mblidhet;
3. Percakton planet dhe masat per mbrojtjen e vendit,jep udhzime per marrjen e masave per pregaditjen dhe mobilizimin e forcave të vendit per mbrojtjen dhe koordinimin e planeve  dhe masave të subjekteve të tjerë, percakton egzistimin e rrezikut të drejtëperdrejt nga lufta, urdhron mobilizim e pergjithshem dhe të pjesërishem, dhe në qoftë se Kuvendi i Republikës nuk ka mundësi që të mbaj ,mbledhje , shpall gjendjen e luftës;
4. Percakton planin e perdorimit të forcave të armatosura në rast lufte dhe urdhron perdorimin e forcave të armatosura në paqe;
5. Vendos mbi qështjet nga sfera e politikës së jashtme dhe mardhënjeve nderkombëtare në pajtim me Kushtetuten dhe ligjin.
6. Në marrveshje me partitë politike, i propozon Kuvendit të Republikës kandidatin per kryetar të qeverisë;
7. I propozon Kuvendit të Republikës kandidatet per kryetar dhe gjyqëtar të Gjyqit Kushtetues;
8. Shqyrton dhe i propozon Kuvendit të Republikës dhe Qeverisë shqyrtimin e qështjeve me interes të pergjithshem;
9. U falë denimet kryersve të veprave penale;
10. Jep dekorata e mirnjohje të percaktuara me ligj;
11 Kryen dhe punë të tjera të percaktuara me Kushtetutë.
 
                                             NENI 109.
 
Kryesia e Republikës ka Kryetarin dhe gjashtë antarë, të cilet i zgjedhin qytetaret e Republikës në zgjedhjet e lira, të drejtëperdrejta me vota të fshehta në pajtim me ligjin.
Mandati i Kryetarit dhe antarve të Kryesisë së Republikës zgjatë kater vjetë.
I njejti person mund të zgjedhet në këtë detyrë ma së shumti dy herë.
Në rast rreziku të drejtperdrejtë nga lufta ose në rast të gjendjes së luftes, me vendimin e Kryesisë , mandati i antarëve të Kryesisë së Republikës  mund të zgjatet derisa zgjatë gjendja e këtillë.
Kryetari dhe antaret e Kryesisë së Republikës nuk mund të kryejn funksion tjeter publik.
Kryetari dhe antaret e Kryesi¨se së Republikës gëzojn¨e imunitet sikurse deputetet.
 
                                           NENI 110.
 
Kryesia e Republikës vendos me shumicën e numrit të pergjithshem të antarve të Kryesisë.
Kryetari i Kryesisë perfaqëson Kryesinë, thërret mbledhjet e Kryesisë dhe i kryeson, nenshkruan aktet që nxjerr Kryesia dhe kujdeset per zbatimin e akteve dhe perfundimeve të Kryesisë;
 
                                           NENI 111.
 
Kryesia e Republikës kryen punë nga kompetenca e vetë në mbeshtetje në kuader të Kushtetutës dhe ligjit dhe është pergjegjëse para qytetarve të Republikës.
Kryetari dhe antaret e Kryesisë pergjigjen per shkeljen e Kushtetutës.
Pergjegjësin e Kryetarit ose të antarve të Kryesisë së republikës mund ta inicojnë më së paku dy të tretat e deputetve ose Gjyqi Kushtetues i Kosovës.
 
PS:vazhdon neser me nene tjera.
 
Per ZSH.
Selim M. Hasanaj