Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gëzim Llojdia: Politikanët e vjetëruar të palo-politikës së re

| E enjte, 02.04.2009, 02:25 PM |


Politikanët e vjetëruar të palo-politikës së re

Nga Gëzim Llojdia

Kur u shfaq Nanoja tek kartat e identitetit - Nano është ai burri me mjekër, ish-kryeministri i fundit i socialistëve - duke ikur tha një fjalë me mend, për ata të rinj, që po u digjej karriera pas kreut të gjatë të PS. Fjala e liderit të së majtës, pra ndonëse ishte e gdhendur dhe tepër e gjetur, unë do t’i quaja lakuriqë nate të vetmuar. Si gjethe vjeshte, që këputet e bie. Një ndër këta është Erioni i Mjaftit, tani i G99-s. Do ta quaja plaku matuf Erion, po t’i qartësosh mirë gjërat e të marrësh e të analizosh një grumbull ngjarjesh dhe krejt rrugën politike, që ai ka ndjekur, gjithë kohën që ka harxhuar, të gjitha rrymat që ka konsumuar, gjithë ecejaket dhe qarratisjet, rendjet pas Rames dhe lakminë për pushtet nuk të mbetet në mendje asgjë për të qenë sado lëvizjet fillestare ishin për t’u lavdëruar, por në fund të fundit mbyllet kështu kapitulli i tij politik, më i mërzitshëm përpara fillimit të mërmërimës pranverore. Kështu tha lideri historik i së majtës, po digjni karrierën tuaj. Shumë të vjetruar e tepër të përdorur në këtë politikë të re. Politika e sotme mundohet të ruajë atë distancë nga moti i shkuar. Ditët me sherre në kalendarin tonë po mundohemi t’i fshijmë. Kështu që pas një moti, pas një morie ngjarjesh mbërrijmë përsëri në stacionin nga u nisëm,tepër të ndryshuar. Mirëpo “të rinjtë” e Edvinit mbeten kaq të vjetruar, ca fytyra të vjetruara ish-ministra e ish-rrogëtar të majmur e të fryrë nga paraja, tenderaxhinjtë e 8 viteve të pushtetit të majtë, të babëzitur, kusarë e bij kusarësh, kurvarë e bir kurvarësh që erdhën nga errësira e labirinteve të PPSH me piskama ulëritëse si lukuni ujqish të xhindosur, që hënën në mos vërtetë, copë-copë do ta bënin. Të kërrusur nga paraja e të bërë tym nga tamaja e madhe, nxjerrin nga goja shira tërbimi e stërbimi. Dëborë, akullimi,cingërimi. Maskarallëk, për këtë kategori por si sinonim i afrohet fjala fukarallëk. Kjo ushtri e këssoj lugetërish, që ngrihet natën e çudit dynjanë, që i ka duart të lyer me gjithfarë gjërash është krejt ndryshe nga ajo pjesë, që ka ardhur nga Perëndimi. Rruga e saj fundin e ka parë që në diellin e sabahut, prandaj shan, mallkon, shpif, gënjen e provokon. Vafshi në dreq. Shejtanër,bijë shejtanësh,në të fundit rreth të ferrit.Shejtani brirë nuk ka,por pasqyra ku lexohen janë këto fytyra. Naimi rrëfen :Se kjo fytyrë/është pasqyrë/dhe na rrëfen/e s’na gënjen...
Sa i ri është Erioni?/Përgjithësisht Erioni mua më ngjason me ata pleqtë matufë, që i kam parë tetëmbëdhjet vjet më rradhë, që kudo që shkonin shanin vetëm Berishën. Ata që jo të gjithë janë mëkatarë, por që ai pushtet u bëri ndere e qedere, i bëri brigadierë, kuadro të pashkollë, që bënin ç’bënin dhe ngase rrini tërë ditën e Perëndisë nga një hyner e bënin. Nuk dua t’i përziej të gjithë në një kazan, por marrëveshja që kanë bërë dhe mosreflektimi përbën përgjegjësi. Sidoqoftë ata kanë punën e tyre, moshën e tyre, ideologjinë e tyre, kanë idhull ende Dullën, shohin syhapur ëndrra se mos hapen prapë ajo mavri kooperativë... Çfarë nuk shohin e çfarë nuk  ënëdrrojnë, por shpirtin ende nuk e kanë të ndriçuar nga drita e mirësisë. Si nëpër ëndërr unë shoh këtë Erionin e sotëm, që për mua është tepër i plakur, shumë i lodhur dhe më duket copë-copë për një politikan të ri. Nuk ka kuerfarë niveli, flet shumë por asnjë fjalë e tij nuk të ngjit, se s’ka ide. Ky Erioni, përkundrejt ndershmërisë ka zgjedhur rrugën e mashtrimit, është cipëplasur, nuk thotë realitetin.
Politikë e re me Gjinushët dhe Milot/Politikë e re me Gjinushin dhe Milon është njësoji kali të vjetër t’i vësh samar dhe patkonj të ri, por që do të bjerrë, do të rrëzohet tek pragu i shkallës. Kokëzhveshur të rinj apo të vjetër. Vijnë si dy zyrtarët njëri më i lartë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Skënder Gjinushi ministër deri në rrëzimin e diktaturës. Ku ka flakë, ishte edhe Gjinushi. Historia e 97 është ajo që vulosi tipat dhe karakteret e çdo njeriu. Ndërsa ne u mbuluam me rruzuj lotësh ata zgërdhiheshin kur terrori dhe të vrarët mbushnin rrugët, por me një arsye sipas tyre, të ikte Berisha. Kjo është politikë e re? Çfarë mund të sjelli kjo politikë e re e mellanbërës ketë e di më mirë Rama dhe logoria e tyre pas. Kam parë në biblioteke një libër të Milos, luksoz, me kopertinë të verdhë dhe të zeze, botuar në kohën e diktaturës, ku mes të tjerave flitej për “imperialistët amerikanë”. Si mundet vallë sot ky Milo të kërkojë vend në politikë të re. Po ti je më i vjetërsuar se historia, që e bëre çyryk. Këto xhaketa të vjetruara janë aq të vjetra dhe aq të bjerra sa dhe rrapet e Drashovicës. Nuk i kanë mbuluar mjegullinat bëmat e tyre qoftë nga regjimi i shkuar qoftë në 8 vite pushtet që ia nxorën fundin me të gjitha bëmat e korrupsionit. Kështu që zgjidhjet brenda këtij lloji rezultojnë aspak produktivë, sepse vetë druri më i gjatë i PS është po kaq i vjetruar.