| E hene, 30.03.2009, 06:45 PM |
NGA AFORIZMAT E POEZIA DERI TE SKICA MONOGRAFIKE TË HALIM HASANIT
Arsim Halili
Nga Arsim Halili
Vitet e 90-ta, gjegjësisht periudha e post-komunizmit, për shumë kë hapi rrugë për të shprehur atë, që me ose pa dashje nuk e kishin shprehur gjatë periudhës së sistemit monist, për një gjysmë shekulli. Shumëkush i vetdijshëm, se për të shkruar në sistemin e lartpërmendur, ose do të ishte në koordinim me rregullat strikte të atij sistemi, ose do ta pësonin duke e anatemuar, deri edhe duke e diskriminuar në forma më të egra. Prandaj për të mos rënë pre e këtyre provokimeve, nuk paraqiteshin fare me shkrime e tyre. Një fat të tillë e kishte edhe Halimi, i cili në jetën artistike, erdhi fill pas kësaj periudhe të errët. Për të shkruar vërtet atë që ke në shpirt , për ta thënë vërtet atë që do. Të tilla kushte u krijuan në periudhën post- tranziconit politik, ekonomik e shoqëror, vetëm atëherë kur fjala komunizëm i takonte të së kaluarës së afërme. Edhe pse fillimi i karrierës artistike të Halim Hasanit në fillim nuk kishte ndonjë pikëqëndrim se në cilin zhanër, do të fokusohej, sepse si i tillë ai filloi me poezinë, për ta braktisur atë, vetëm pas dy tri publikimeve poetike në revistë” Jehona”. Por para se gjithash duke e kuptuar mangësinë e tij, se nuk mund t’i përballojë këtij zhanri me vlerë artistike, por që nuk u ndal me kaq, sepse ai donte të shkruante diçka që e kishte në shpirt, donte ta thoshte atë që nuk e kishte thënë deri dje. Kështu, inspirimet e para sikur i erdhën ato ditë kur e gjeti veten, se do të shkruaj diçka të tillë nga lirika popullore e që do të vazhdojë të shkruaj edhe sot e kësaj dite.
Ai, filloi ta shkruante fjalën e mençur, aforizmin siç njihet edhe më shumë në zhargonin e letërsisë popullore. Nuk ishte rastësi, por sikur gjeti inspirim nga ish drejtori i revistës “Jehona”, Zaim Haliti, që atëbotë botonte edhe ai, disa aforizma në revistën në fjalë.
Halimi, provoi të shkruaj për një kohë, por që ne vitin 1993, suksesi i veprimtarisë së tij në këtë drejtim u kurorëzua me librin“ Aforizma të kohës”, i shtyrë nga shokët e tij, se ia vlen që ta botosh një përmbledhje të tillë. Ai nuk u ndal më, edhe pse kishte herëpasherë pauza në publikime. Ndonëse se shumëçka ndodhi dhe shumëçka ndryshoi në një periudhë dhjetëvjeçare, Halimi i formuar për të përcjellur lëmin e historisë, ai nuk deshi të ia lë kohës dhe gojëdhënave, dhe, ato rrjedha historike që po e ndryshonin historinë më të re, edhe pse ndoshta jo me ndonjë kriter të rreptë shkencor e letrar, ai erdhi përsëri para opinionit publik me librin e tij që kishte më tepër karakter të një ditari personal historik të cilin e titulloi “Dobrosini- kështjellë e rezistencës kombëtare”, që e botoi në vitin 2003. Ka shumë çka të shkruar, ai me perceptimin e tij, u mundua ta sensibilizojë opinionin, se edhe në këtë vendbanim është bërë histori. Peripecitë ishin të shumëta, por nuk ka munguar përkrahja e bashkë fshatarëve të tij, duke kontribuar në forma nga më të ndryshmet.
Halim Hasani
Kapërcimet e tij artistike, herë në lirikë popullore, e herë në atë publicistike, kanë dhënë efektin e vet. Përkundër sfidave që iu kanë paraqitur autorit. I vetdijshëm se mund të pasojnë edhe kritikat dhe sugjerimet, prandaj është munduar që me kujdes të shkruaj të vërtetën.
Nuk do mend se edhe bashkëpunimi është prioritet i krijuesve. Halimi nuk e përjashton këtë gjë, jo vetëm sa për të komunikuar, për të qenë sa më parimor, prandaj edhe pranon çdo bashkëpunim të këtij lloji, për të dhënë edhe frytet e veta.
Monografia e fshatit mbetet pa dyshim kurorëzim i punës së autorit, gjatë këtyre viteve të punës krijues, ndonëse ndaj vendlindje kemi obligime si: qytetar të atij vendi ku jetojmë. Autori mendon sadopak për të lënë një copë të historisë për vendlindjen e vet. Sa ia ka arritur qëllimit, mbete për të vlerësuar të tjerët. Megjithatë ka bërë një punë të mirë në këtë drejtim.
Historia nuk krijohet as brenda ditës, e as brenda muajve, prandaj iu deshtë që të hulumtojë literaturë bibliografike, për të ardhur te jetëgjatësia e fshatit.
Të shkruash monografi për një vendbanim, pa dyshim se nuk është punë e lehtë edhe në strukturim edhe në hulumtim, respektivisht mbledhjen e faktografive për ta kompletuar librin. Ai megjithatë është munduar, që të përmbahet kritereve në fjalë.
Mbi të gjitha, vend meritor kanë edhe ata që u flijuan për këtë tokë. Të shkruash për dëshmorët është pak, krahasuar me atë që ata kanë bërë shumë për atdheun. Në monografi me gjithë se janë bërë përjashtime, me numrin e të rënëve në luftën e fundit në Kosovën Lindore. Janë evidentuar me biografi të shkruar vetëm për tetë dëshmorë, të rënë në vendlindjen e UÇPMB-ës përkatësisht në fshatin Dobrosin. Ai megjithëse jo me ndonjë plan paraprak shpreson se nuk do ta zhgënjej opinionin lexues, por do të vij përsëri me ndonjë përmbledhje krijuese qoftë me zhanrin e lirikës popullore, pse jo edhe ndonjë libër publicistik.
Është konstatim i tij i përmbledhur në mesazhin e tij drejtuar lexuesve “Lexoni, sepse kemi nevojë, shkruani sepse edhe për të kemi nevojë si shoqëri”.