Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zbulimet mjeksore që na ndryshuan jetën

| E shtune, 28.03.2009, 12:46 AM |


1. Neuroni i parë i krijuar nga pacientët ALS

Presidenti i zgjedhur Obama u angazhua të zgjidhte shtatë vjetët e mallkimit për fondet federale për kërkimet e qelizave të rrënjës embrionike - një ndihmë e madhe për fushën. Por, për disa nga shkencëtarët, kjo pothuajse nuk ka rëndësi. Kërkuesit e Harvardit dhe Kolumbias, shënuan një moment eksperimental historik në korrik, duke përdorur një metodë - metodë, e cila nuk kërkon fare embrion - për të formuar motorrin e neuroneve nga rrënja qelizore, në dy gra në moshë, te të cilat është diagnostikuar Lou Gehrig, apo ALS. Teknika e zhvilluar nga shkencëtari i Universitetit të Kyotos, Shinya Yamanaka, në vitin 2006, përfshin riprogramimin e qelizave të lëkurës së një pacienti të zakonshëm, të sillen si një rrënjë qelizore pastaj t'i sjellësh ato në indin e dëshiruar - qeliza specifike. Duke përdorur motorrin e neuroneve të krijuar nga pacientët ALS, shkencëtaret tani mund të studiojnë zhvillimin e sëmundjes, se si zhvillohen qelizat e prekura, si degjenerojnë dhe si vdesin - diçka që shkencëtarët nuk mund ta bënin më parë me kushte kaq të ngadalta. Duke kuptuar zhvillimin e ALS-së, ata mund të jenë në gjendje të krijojnë më shumë kura të efektshme ose të paktën një kurë.

2. Malcimi dhe Kolesteroli

Gjysma e atakeve të zemrës në Shtetet e Bashkuara, prekin njerëzit me nivele normale të kolesterolit. Disfatë? Kështu mendonin doktorët deri në nëntor. Ja pse Dr. Paul Ridker, i spitalit të Bostonit dhe i spitalit të Grave, konfirmoi një faktor rreziku të veçantë për sëmundjet e zemrës, mbase po aq të fuqishme Malcimi, fajtori i njëjtë që shkakton artritin dhe sëmundje të tjera auto imune. Studime më të vogla në të kaluarën, e kanë hedhur poshtë këtë tezë, por studimet e fundit të Ridkerit, të publikuara në Revistën mjekësore "New England", treguan se kur njerëzit me kolesterol normal dhe nivelë të lartë të CRP - një markë proteinash për malcimin në gjak - morën statin, niveli i CRP peshonte dhe rreziku i atakut binte me 54%. Krahasoni këtë me 20% rrezik të reduktuar në njerëzit që merrnin statin për të ulur vetë kolesterolin. Doktorët thonë, kolesteroli dhe pllakat e yndyrshme janë akoma faktorët kryesorë për sëmundjet e zemrave, por malcimi mund të jetë po aq i rëndësishëm, duke luajtur një rol kryesor, sa një aktivizues. Ai rrit paqendrueshmërinë e pllakave, duke i shndërruar ato më shumë në dhjamë, bllokon enët e gjakut dhe shkakton atak zemre.

3. Scarless Surgery

Mund të duket e çuditshme, por doktorët eksperimentojnë me "çarje natyrale" operacion, një teknikë të re, në të cilën kirurgët hyjnë në trup me hapje të tilla, si goja, vagina apo zorra e trashë, pa patur nevojë të çajnë lëkurën. Një skuadër e Universitetit të San Diegos, në Kaliforni, performuan të parën si apendektomi në Shtetet e Bashkuara, në mars, duke përdorur një kamera të futur, me qëllim për të drejtuar heqjen e apandesitit të një gruaje, përmes vaginës së saj. Teknika ndihmon gjithashtu, disa bypass të pacientëve me gastrit, indet e stomakut të së cilëve janë zmadhuar pas operacionit; doktorët fusin një sferë përmes gojës dhe mbledhin pjesët e zmadhuara për të tkurrur stomakun, në një masë më të vogël. Teknika nuk është tërësisht falas - doktorët bëjnë çarje të vogla përgjatë indeve në brendësi të trupit - por duke reduktuar çarjet përmes lëkurës, në këtë mënyrë reduktohet dhe dhimbja dhe infeksioni dhe rehabilitimi është më i shpejtë.

4. Gjenome për Masen

James Watson, bashkëzbulues në strukturën e AND-së, ia arriti. Kështu bëri Craig Venter, bashkëhartuesi i gjenomit njerëzor. Tani edhe ti, mund të hartosh të gjithë gjenomin tënd dhe të zbulosh disa nga shumë sekretet e tij - vetëm për 399 USD dhe një shtysë të vogël. Shkencëtarët debatojnë nëse ato informacione kanë vlerë për momentin, në shumë raste nuk janë të mjaftueshme njohuritë e shkencëtarëve për të interpretuar se çfarë do të thotë në të vërtetë të kesh këtë apo atë gen - por kompani si 23-shi apo të paktën e bëjnë të mundur për ju të shikoni të dhënat tuaja gjenetike (Megjithatë, ky shërbim ishte i përdorshëm më parë, deri këtë vit, ishte jashtëzakonisht i shtrenjtë). Nga pështyma nxirret AND-ja juaj, kopjohet dhe kombinohet nga prezenca e 90 varianteve gjenetike të njohura, që kodohen për tipare dhe kushte të ndryshme, që nga intolerancë e laktozit (edhe pse mund të pini një gotë qumësht dhe të zbuloni një më të leverdisshëm) deri te kanceri i prostatit. Tani, nuk ka asnjë mënyrë për të ditur nëse do të keni kancer, vetëm sepse keni genin, por sa më shumë të zbulojë shkenca, shpresa është se një kuptim i tillë genetik do të parashikojë sëmundjen, duke i dhënë njerëzve mundësinë e parandalimit përpara se të sëmuren.

5. Gene të reja për Alcajmerin

Nuk ka asnjë kurë, asnjë vaksinë dhe asnjë mënyrë diagnostikimi i sëmundjes së Alcajmerit për bërë një autopsi Por ka akoma shpresa në zbulimin e katër geneve të reja, që kontribuojnë në formën më të zakonshme të sëmundjes. Genet u shfaqën nga një studim i mbi 1300 familjeve dhe, edhe pse roli ekzakt i geneve tek Alcajmeri akoma është i panjohur, shkencëtarët mendojnë se ata mund të kontribuojnë në vdekjen e qelizave nervore. Me zhvillimin e sëmundjes, pllakat e dhjamit dhe lëmshet fijore të proteinave ndërtojnë në tru, qeliza nervore të futura në grackë dhe mundësisht i çojnë ato në vdekje. Genet e reja të papërcaktuara, mund të lëshojnë dritë, për t'i mbajtur këto nerva gjallë, që mund të jenë shumë të rëndësishme për qëllimet e terapive në të ardhmen. Akoma më interesante është teoria e geneve që prodhojnë një proteinë që qelizat nervore përdorin për të komunikuar, një tjetër funksion që mbaron, kur fillon Alcajmeri. Duzina me gene pothuajse janë bashkuar me Alcajmerin, por çdo gen i ri i zbuluar, përfaqëson një tjetër objektiv dhe një tjetër shpresë për ilaçet në të ardhmen.

6. Vaksina Pesë në Një

Çdo prind mund të vlerësojë se sa shumë bebe urrejnë të shtënat. Kështu, jepini mirëseardhjen Pentacelit, vaksina e parë imunizuese kundër pesë sëmundjeve njëherësh. Vaksina u provua në më shumë se 5000 të mitur, që shfaqën efekte anësore minimale, si temperaturë, skuqje dhe ënjtje në vendin e vaksinuar. Pentaceli akoma duhet administruar në katër doza të ndara, tre herë midis moshës 2 dhe 16 muajsh, pastaj sërish midi moshës 15 dhe 18 muajsh - por zvogëlon rreth 30% në 23 injeksione, që fëmijët nën moshën 18 vjeç marrin zakonisht. Teleskopimi i vaksinave ndihmon në pasjen e më shumë fëmijëve deri në datën e vaksinimit të tyre; deri tani 77.4% e fëmijve të moshës nga 19 deri 35 muajsh kanë bërë gjithë vaksinat e tyre. Objektivi i qeverisë është që kjo, në përqindje, në vitin 2010 të arrijë në 80%.

7. Rrjetat e geneve për tumorin e gjirit

Rrjetat e geneve shumë shpejt po bëhen një mjet shumë i fuqishëm, jo vetëm për diagnostikimin e kancerit, por gjithashtu edhe për trajtimin e tij. Pjesëmarrja në një fushë më të gjerë të testeve genetike për tumorin e gjirit, njollat e dritës minojnë genet e pacientit të vendosin se kush do t'i përgjigjet më mirë ilaçeve të tumorit Herceptina, që është efektive kundër tumoreve që lëshojnë një sasi të madhe të proteinës HER2. Testimet e Njollave-Dritë masin se sa gene HER2 janë të pranishëm në një tumor gjiri, sa më shumë të jenë aq më shumë mundësi ka që tumori t`i përgjigjet trajtimit me Herceptin. Pacientët me këtë sëmundje, gjithashtu po mbështeten në një tjetër test genesh OncotypeDx, që është determinues në rrezikun e rishfaqjes së tumorit në gji dhe agjentët kimioterapikë të së cilit do të veprojnë më mirë kundër një tumori të veçantë.

8. Analiza e gjakut për sindromën Down

Një nga mënyrat më të mira për të konfirmuar sindromën Down para lindjes është përmes amniocentezës, që përdor një gjilpërë për të larguar një lëng të thjeshtë amniotic që rrethon fetusin. Por gjilpërat mund të nerv-tendoses, sidomos kur i drejtohen një foshnje që rritet në mitër dhe kjo procedurë shkakton abort tek 1 pacient në 200. Një tjetër test genetik mund të zbulojë sëmundjen me një kampion të thjeshtë gjaku të marrë nga nëna e ardhshme. Për arsye se sasi të vogla të AND-së të fetusit, arrin në sistemin e qarkullimit të gjakut të nënës, ky test është krijuar për të zbuluar nivele të larta anomalie të kromozomit 21 (një kopje shtesë e tij shkakton sëmundjen Down) në gjakun e nënës, që tregon se fëmija është i sëmurë. Testi është akoma në fazë zhvillimi, por mund të shënojë një mënyrë të re për identifikimin e kushteve të caktuara gjenetike.

9. Pilula e përzjerjes nga detit tek pacientët me kancer

Kjo pilulë gjatë një shëtitje me varkë bën efekt. Kështu, dikush pati të njëjtën ide për të shpërndarë ilaçe anti-përzierje, tek pacientët me kancer mbas kimioterapisë. Në shtator, FDA aprovoi Sancuson, një pilulë që lëshon një dozë të vazhdueshme të ilaçit granisetron, që bllokon receptorët serotonin dhe ul të përzierat. Ilaçi i përshkruar është që tani i gatshëm për pacientët me kancer të kurueshëm, në formën e tabletave apo injeksioneve, por pilula bën dërgesen më të thjeshtë dhe më të leverdisshme. Mbasi është marrë, pilula Sancuso ndërpret përzierjet dhe vjelljet për gati pesë ditë.

10. Rrënjë-qelizë-transplantimi i Trakesë

Në një transplant, në fillim, doktorët në Spanjë, i dhanë Claudia Lorena Castillo Sanchez, 30 vjeçe, një laring të ri, të ndërtuar nga një trake e dhuruar e mbushur me rrënjat qelizore të vetë Sanchez-it. Është hera e parë që rrënja qelizore e një pacienti të rritur, e nxjerrë nga palca e kockës, është përdorur për të mbjellë një ind apo organ të ri për transplant. Për arsye se, trakea e dhuruar ishte e zhveshur nga qelizat, që mund të shkaktonin refuzim, Sanchez, që vuante nga tuberkulozi dhe kishte humbur funksionet e një ane të trakesë së saj, e evitoi marrjen e ilaçeve imunonxitës, që pacientët për transplant marrin zakonisht. Doktorët prisnin që, ky lloj transplanti, që është akoma në fazë ekperimentale, do të ketë nevojë për muaj e muaj studime, përpara se të përdoret gjerësisht. Por Sanchez, të paktën një herë, është e lumtur që nuk iu desh të priste aq shumë, nëna e dy fëmijëve është gati t'i kthehet punës dhe të shijojë kërcimin, vetëm gjashtë muaj mbas operacionit.


Përgatiti

Klarita Bajraktari - RD