Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Makfire (Maqedonci) Canolli: Leter falenderimi per z. Besnik Prishtinen?

| E enjte, 26.03.2009, 08:10 PM |


Leter falenderimi per z. Besnik Prishtinen?

I nderuari z. Besnik! Lexova shkrimin tuaj me titull: ''Krime monstruoze ndaj ish të burgosurve politikë!'' dhe syte mu mbushen me lote kur e vura re se flitej per vellaun tim Rexhep Maqedoncin! Edhe pse isha femi ne moshen 12 vjeqare ne ate kohe, i kujtoj me lote ne sy ato vuajtje te familjes sime! Ju faleminderit nga zemra per reagimin e juaj, po te them te drejten mua nuk me vjen befasi se vellezerit e m'i edhe ato dite kur ata u burgosen njerezit e ligje apo edhe vete spiunat eUDB-se i merrnin neper goje se ata u k'naqen e po i mban Serbia si pellumbat! Si sot me kujtohet nena ime e ndjere kur kthehej nga vizita e burgut e i sillte rrobat e tyre ne shtepi per t'i pastruar ato ishin te lara ne gjak, cka mbas 1 viti ajo u paralizua ne moshen 49-te vjeqare e mbas pak muajve edhe vdiq! Po perderisa jane marre neper goje patriotat e njerezit e shquar te Kombit tone e nje nder ta edhe Hasan Prishtina, pse jo edhe Rexhep Maqedonci! Ju pershendes dhe Ju uroje cdo te mire ne jet!

Me respekt
Makfire (Maqedonci) Canolli
U.S.A