| E merkure, 18.03.2009, 11:23 PM |
Kisha Katolike "Zoja e Shkodrës" në New York, përkujtoi themeluesin e kishës së parë katolike shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Dr. Monsinjor Zef Oroshin
Tom Mrijaj autori i librit me titull : "Monsinjor Zef Oroshi, Një jetë e shkrirë për fe e atdhe" dhe kushëriri i Mons. Zef Oroshit, z. Luk Zefi
U promovua libri i autorit Tomë Mrijaj: "Monsinjor Zef Oroshi, Një jetë e shkrirë për fe e atdhe"
Nga Beqir SINA, New York
HARTSDALE - NEW YORK : Më 15 Mars 2009, në Nju Jork - Kisha Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës" përkujtoj themeluesin e kishës së parë katolike shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dr. Monsinjor Zef Oroshin. Me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së tij - u mbajtë edhe; mesha për shpirtin e Mons. Zef Oroshit . Në meshën për shpirtin e Mons. Zef Oroshit, morën pjesë rreth 1500 vetë. Për të marrë pjesë në këtë ceremoni erdhi edhe Meshtari dhe famullitari Dom Anton Kçira, i Kishës Katolike Shqiptare "Shën Pali " në Detroit - Miçigan.
Për të përkujtuar veprën e këtij kolosi, u zhvillua në Qendrën "Nëna Tereze", pranë Kishës Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës, dhe një aktivitet, ku u folë për jetën dhe vëprën e Mons. Zef Oroshit, me referues kryesorë z. Tonin Mirakaj. I cili, mabjti kumtesën me titull "Jeta dhe veprimtaria e Mons. Zef Oroshit në komunitetin shqiptaro-amerikan"
Aktiviteti vazhdoj më pasë i shoqëruar me promovimin e librit me titull : "Monsinjor Zef Oroshi, Një jetë e shkrirë për fe e atdhe" . të publicistit, kritikut letrar, shkrimtarit të pesë librave, autorit Tomë Mrijaj, Sekretar i Përgjithshëm i "Lidhjes së Tretë të Prizrenit".
Promovimin e librit "Monsinjor Zef Oroshi, Një jetë e shkrirë për fe e atdhe", e përshëndeti, famullitari i Kishës Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës", Dom Pjetër Popaj, dhe kryetari i Këshillit të Kishës, z Mark Shkreli, kryeredaktori i revistës periodike "Jeta e Katolike", si dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Mons. Zef Oroshit, dhe njëherit edhe ish- Kryetar i Këshillit të Kishës aktivisti veteran z. Tonin Mirakaj, dhe këngëtari Vesel Marku.
Ceremonia e promovimit të librit "Monsinjor Zef Oroshi, Një jetë e shkrirë për fe e atdhe", është një jetëshkrim unikal, një libër voluminoz me 400 faqe - i shkrimtarit Tomë Mrijaj, u zhvillua me pjesëmarrjen e më shumë se 500 vetave. Ajo u mbajtë në Biblotekën, e Qendrës Kulturore "Nëna Tereze", të Kishës Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës". Në këtë promovim morën pjesë, lider të komunitetit, studentë, personalitete te njohura nga trojet etnike shqiptare, që jetojnë SHBA-ës. Dhe kjo nuk është aspak diçka e rastësishme.Si për pjesmarrjen kaq masive por edhe për vendin e vyer, ku u zhvilliua aktiviteti.
Gjë që duket edhe në mesazhet që libri i T. Mrijajt përcjell, tek lexuesi i tij. I mbushur i tëri me jetëshkrimet, letërkëmbimet me të gjithë komunitetin shqiptarë, që bëri Mnos. Zef Oroshi, me njerëzit pa dallim feje dhe krahine. Gjë, e cila, e ka bërë klerikun, për të cilin ai ia kushton këtë jetëshkrim, ai të nderohet dhe respektohet nga të gjithë, si dje kur ishte gjallë dhe sot në këtë tubim përkujtimor, 20 vjet pas vdekjes.
Dhe, pikërisht në këtë kishë(në Nju Jork - Kishën Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës"), kur Monsinjor Zef Oroshi, kur ishte ende gjallë, e patë themeluar kishën e parë katolike shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,. Treguesi bibliografik, autori librit, z T. Mrijaj, ka përfshirë në vetvete dorëshkrimet e shënimet e mbledhuara të gjithë e jetës, së Mons. Zef Oroshit, që nuk janë botuar më parë, edhe në kohëra të ndryshme në libra të veçantë ose në shtypin periodik, si dhe letërsinë shqipe dhe atë shqipfolëse, e të huaj, kushtuar jetës dhe krijimtarisë së Mons. Zef Oroshit.
Tani me këtë libër mjaft të pasur bibliografik, çdo njeri që e lexon mund të njihet deri në detaje të pa ditura dhe të pa dëgjuara ndonjëherë. Dhe, në një kohë tjetër, ndoshta vetë z Tomë Mrijaj ose ndonjë shkrimtar tjetër, mund të shkruaj edhe libër tjetër bibliografik, që të pasurohet edhe më shumë me veprat e panjohura deri më tani të Dr. Monsinjor Zef Oroshin.
"Të nderuar meshtarë, zonja e zotëri,! tha në fillim të kësaj ceremonie kryetari i Këshillit të Kishës, z Mark Shkreli, kryeredaktori i revistës periodike "Jeta e Katolike". Sot, u bënë 20 vjet që kur ndërroi jetë meshtari i nderuar, themeluesi i kishës së parë katolike shqiptare në kontinentin e Amerikës dhe famullitari shumëvjeçarë i saj, Monsinjor Zef Oroshi." tha ai, duke falënderuar famullitarin e sotëm, të përndershmin Dom Pjetër Popaj, bashkëpuntorët e tij Dom Nikolin Pergjinin dhe Dom Viktor Dedajn, si dhe Këshillin e Kishës “Zoja e Shkodrës”, për organizimin e këtij tubimi, jo se vetëm kanë nderuar monsinjorin, por edhe vetëveten me këtë gjest bujar dhe human" .
Duke folur në këtë ceremoni z T. Mirakaj, tha se "Dëshmohet me prova, se rreth 70 % të shtypit në fjalë e themelusesi i revisitës "Jeta e Re", shkrimtari dhe përkthyesi Mons. Zef Oroshi, i përgatiste dhe i redaktonte vetë. Teksa e rikujtonte Mons. Zef Oroshi, bashkëpunëtori i tij i ngushtë dhe njëherit edhe ish- Kryetari i Këshillit të Kishës Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës", aktivisti veteran z. Tonin Mirakaj, kujtojë se “Monsinjori e merrte me vete makinën e shtypit, korrigjonte dhe redaktonte me shumë kujdes shkrimet e tij dhe bashkëpunëtorëve të revistës”. Kjo vinte nga fakti, se Oroshi librat i kishte pasion dhe se Urdhërat Katolike në qytetin e lashtë të Shkodrës e kishin për traditë shtypin e lirë, demokratik për të gjithë mendimtarët përparimtar shqiptarë dhe të huaj të kohës."
Famullitari i Kishës Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës", Dom Pjetër Popaj
Libri : "Monsinjor Zef Oroshi, Një jetë e shkrirë për fe e atdhe",
Studuesi Azem Gjidija, në kumtesën e tij "Një vepër që meriton të lexohet"(Fakte dhe dokumente në jetëshkrimin real: “Monsinjor Dr. Zef Oroshi – Një Jetë e Shkrirë për Fe e Atdhe”, të studiuesit e publicistit shqiptaro - amerikan Tomë Mrijaj), u tha të pranishmëve : "Vepra e mirëseardhur e zotit Tomë Mrijaj “Një Jetë e Shkrirë për Fe e Atdhe”, nuk e ka vendin për të zbukuruar vitrinat e librave në shtëpi, por ajo duhet lexuar nga dashamirët e fjalës së shkruar pa dallim feje e krahine."
Me këtë rast, nuk mund të lë pa përmendur edhe këtë titull të kujtimeve shkruar në veprës voluminoze të zotit Tomë Mrijaj: “Ikja e ardhja e një engjëlli”, thotë z. Gjidija, përmbajtja e të cilit më përket mua personalisht, me rastin e ndarjes në mënyrë tragjike nga jeta të djalit tonë, i cili, pësoi një aksident komunikacioni kah fundi i shtatorit të vitit 1981. Ishte një dhimbje e madhe për ne, dhembje të cilën e ndau me neve mbarë komuniteti shqiptar i New York – ut me rrethina. Autori e përshkruan këtë rast tragjik me nota të dhimbshme dhe me frymë realiste.
Këtu ai tregojë se me rastin e vizitave në Shtëpinë Mortore (Funeral Home), në mesin e të cilëve ishin edhe Imam Isa Hoxha dhe Monsinjor Dr. Zef Oroshi, i cili, në mesin e të pranishëmve, në mes të tjerave tha: “Kjo ka kenë vullnesa e Zotit, por e ndjej thellë në zemrën time, se Zoti do të gëzojë së shpejti me një djalë!”
Parandjenjën e Monsinjor Zef Oroshit, Zoti e bëri realitet dhe me datën 30 janar 1982 lindi djali ynë i dytë (Fatmiri), sot në moshën 26 – vjeçare i diplomuar në Pace University në Manhattan NY.
Me përulje dhe respekt nderoj pjesëmarrjen e bashkëvendasve tanë pa dallim feje e krahine në Shtëpinë Mortore, të cilët ndanë dhembjen e madhe me neve. E sa i përket emrave të dy klerikëve të lartëpërmendur njeri mysliman e tjetri katolik, Zoti t’ua ketë siguruar vendin e merituar në amshim në bazë të punës me nderë e dinjitet që bënë ndaj Tij.
A. Gjidija, përfundojë fjalën e tij duke thënë Mbetëm me shpresë se ndoshta edhe dikush tjetër do t’a vazhdoi punën, të cilën fatmirësisht e ka filluar studiuesi Tomë Mrijaj, apo edhe ai vetë me një vepër tjetër, në të cilën do të përfshiheshin përveç personaliteteve shqiptare me përgatitje akademike shkollore edhe ata të cilëve fati i jetës, nuk ua bëri të mundur që të dëgjohet zëri i tyre, pa të cilën historia e hidhur e mërgatës shqiptare është një kapitull i pashkruar dhe kësisoj historia jonë gjithëkombëtare mbetet e mangët.
Tom Mrijaj autori i librit me titull : "Monsinjor Zef Oroshi, Një jetë e shkrirë për fe e atdhe"
"Nxënësi i fundit i Kolegjes Saveriane" titullohej kumtesa e Klajd Kapinovës, (publicist e gazetar) me nëntitullin … Presim si zogla verës ndoi shkrim T’uejin…” Jetëshkrimi i Monsinjorit, theksojë Kapinova, është i shkrirë në mënyrë organike dhe në harmoni të plotë me bashkëpunëtorët e tij (një pjesë e mirë të së cilës ende jetojnë dhe dëshmojnë sot), dhe që me kujdesin e një hulumtuesi të vëmendshëm T.Mrijaj, na e ka dhënë të gjallë klerikun dhe bashkëatdhetarin tonë.
Vepra e re, hapet me një parathënie sinjifikative, vijojë Kapinova, hartuar me kulturë nga studiuesi i mjedologjisë Dr. Mentor Quku. Nuk është rastësi, që autori Mrijaj, ka cekur ai, ka si lexues dhe kritik të parë të monografisë, pikërisht studiuesin e apasionuar pas figurës poliedrike të klerikut katolik, rilindasit produktiv, shkrimtarit, atdhetarit të flaktë shumë të mirënjohurin Dom Ndre Mjedja.
Për Kapinovën, studiuesit bashkëkohorë: Quku dhe Mrijaj, kanë të përbashktën, se plotësojnë dhe begatojnë shumë mirë figurat Mjedja – Oroshi, që njëherit ishin bashkëkohës. I pari ishte profesor i letërsisë në Kolegjën Saveriane (Kolegji Papnor Shqiptar) në Shkodër, duke i dhënë mësim nxënësit shembullor të zgjuar Zef Oroshi (që më vonë do të bëhet Monsinjor); ndërsa i dyti Oroshi, ishte një nxënës shumë i dashur i dishepullit të tij – Profesor Dom Ndre Mjedjes.
K. Kapinova, nënvizojë se jetëshkrimi në fjalë ka 395 faqe, të mbështetura tërësisht në dokumente arkivore, jetësore dhe foto, shumica e të cilave ekspozohen për herë të parë. Midis shumë të tjerave, dëshmi historike origjinale është fotoja ku një grup klerikësh katolikë shqiptarë, që gjendeshin në Kolegjin “De Propaganda Fide” në Romë, në vitin 1940 takohen me “Poetin Kombëtar” At Gjergj Fishta.
Kështu hulumtuesi, përmendi në kumtesë Kapinova, na ka dhënë Dom Zefin një njeri me shpirt e zemër të madhe shqiptari, përmes historive të vendlindjes së tij në Orosh të Mirditës, më vonë në Kosovë, Itali dhe deri sa ai mbërrin në Tokën e Bekuar të Amerikës, që bëhet Atdheu i Tij i Dytë.
Ndërsa u shpërnda edhe recensioni me titull "Konsiderata rreth vëllimit shkruar nga miku personal i Monsinjor Zef Oroshit, analisti Tomë Mrijaj", shkruar nga shkrimtari e publicisti i njohur z Mërgim Korça. "Figura madhore e një apostulli të fesë e të kombit"Refleksione rreth monografisë: “Monsinjor Dr. Zef Oroshi - Një jetë e shkrirë për fe dhe atdhe”, të autorit Tomë Mrijaj, shkruar nga Mikel Gojani gazetar i të përditshmes kombëtare“Bota Sot” në Kosovë, Zvicër, Gjermani dhe Sh.B.A.
"Shumë jetëshkrime në një" është shkrimi i gazetarit në radion "Zeri i Amerikës" (Voice of America) në Washington D.C., për librin e z. Tom Mrijaj. Gjithashtu, Refleksione leximi me titull"Heroida dokumentare për Zef Oroshin" (Tomë MRIJAJ: “Monsinjor Dr. Zef Oroshi, një jetë e shkrirë për fe e atdhe – jetëshkrim”, New York, 2008) , ka paraqitur edhe studiesi Profesor Prend Buzhala, refleksion të cilin ai ka mbajtur në Simpoziumin VII “E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike” në Ferizaj, Kosovë në muajin Korrik 2008 . "Homazh për Monsinjor Dr. Zef Oroshin", thekson në një recension tjetër z. Bep Kuqani, duke sugjeruar se edhe kështu mund të titullohej libri i ri i Z. Tomë Mrijaj kushtue Dr. Zef Oroshit, me rastin e përvjetorit të XX-të të ndrrimit të jetës.
Mesazh falënderimi
Kështu e kish titulluar fjalën e tij - autori i librit : "Monsinjor Zef Oroshi, Një jetë e shkrirë për fe e atdhe", publicisti, kritiku letrar, shkrimtari i pesë librave,z. Tomë Mrijaj, Sekretar i Përgjithshëm i "Lidhjes së Tretë të Prizrenit". "Sot pikërisht më 15 mars 1989, u nda nga grigja e tij udhëheqësi ynë shpirtëror Mons. Dr. Zef Oroshi, i cili vendosi gurthemelin e parë të Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë”, në Park Avenue, Bronx, New York" tha ai.
Jemi të gjithë të bashkuar për të përkujtuar 20 - vjetorin e jetës, veprës dhe kalimit në amshim të udhëheqësit tonë shpirtëror Mons. Dr. Zef Oroshi, që ishte një meshtar i përkushtuar tërësisht trinomit: Fe – Atdhe – Përparim, ka vijuar Mrijaj.
Me këtë përkujtim respekti, ne nderojmë vetën dhe i japim shembull të mirë gjeneratave të reja, që të vijojnë të përkujtojnë kontributin dhe sakrificat e shpeshta, që kanë bërë personalitetet e ndritura të diasporës dhe në veçanti këtu në Amerikë, duke qenë gjithnjë në shërbim të komunitetit dhe çështjes shqiptare me forma dhe rrugë të ndryshme gjatë gjithë jetës së tyre.
I tillë ishte edhe Monsinjor Dr. Zef Oroshi, jetën e të cilit me modesti u mundova t’a përmbledh në një libër jetëshkrimor që sot e keni në duar. Libri që sot ju keni në dorë dhe për të cilin punova 20 vjet, ka në esencë kujtimet e paharruara me Monsinjor Oroshin, që i shkriva në brendësi të tij. Ato janë një pjesë shumë e vogël referimesh të mia, por me dokumente arkivore origjinale dhe literaturë shumë të pasur, që në të ardhmen hulumtuesit e rinj, kanë mundësi të shkruajnë shumë libra të tjerë kushtuar këtij vizionari dhe misionari të palodhur të komunitetit tonë në Amerikë.
Në fund s’më mbetet gjë tjetër, vetëm të falënderoj nga zemra të gjithë ata që më ndihmuan në realizimin e këitj libri, që sot është bërë pjesë e bibliotekave në shtëpitë tuaja këtu, në Kosovë, Shqipëri dhe shumë shtete të Europës.
Farefisi dhe të afërmit e klerikut tonë janë krenar dhe sot me kamë thënë që t’u përshëndes të gjithëve për respektin që treguat sërisht ndaj Mons. Oroshit, duke e përkujtuar dhe ndezur një qiri mbi jetën dhe veprën e tij dje dhe sot, ka përfunduar autori i librit : "Monsinjor Zef Oroshi, Një jetë e shkrirë për fe e atdhe", autori ,z. Tomë Mrijaj.
![]() |
Studuesi Azem Gjidija, në kumtesën e tij "Një vepër që meriton të lexohet" |
![]() |
"Nxënësi i fundit i Kolegjes Saveriane" titullohej kumtesa e Klajd Kapinovës, (publicist e gazetar) |
![]() |
Bashkëpunëtori i ngushtë i Mons. Zef Oroshit, dhe njëherit edhe ish- Kryetar i Këshillit të Kishës aktivisti veteran z. Tonin Mirakaj |
![]() |
Kryetari i Këshillit të Kishës, z Mark Shkreli, kryeredaktori i revistës periodike "Jeta e Katolike" |
![]() |
Këngëtari Vesel Marku |
![]() |
Më shumë se 500 vetë morën pjesë në promivimin e librit në Biblotekën, e Qendrës Kulturore "Nëna Tereze", të Kishës Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës". Në këtë promovim morën pjesë, lider të komunitetit, studentë, personalitete te njohura nga trojet etnike shqiptare, që jetojnë SHBA-ës. |
![]() |
Azem Gjedija, duke mbajtur refeartin e librit |
![]() |
Azem Gjedija, Tom Mrijaj , Dom Pjetër Popaj, Dom Anton Kçira dhe Klajdi Kapinova |