| E merkure, 18.03.2009, 10:16 PM |
“Unë jam mirë, kur asht mirë Shqipnia”
Abas Fejzullahi, mësues
Isa Boletini
Nga Abas Fejzullahi
Me rastin e 20- vjetorit të grevave historike të xehtarëve tëTrepçës, të cilat, shpërthyen terrin informativ të ish sistemit komunist jugosllav, që propogandonin në tërë botën, se kombet dhe kombësitë në të ashtuquajturën Federatën Jugosllave, janë të barabarta, me demagogjinë e tyre, të bashkim-vllaznimit, që ishte një gërmjeshtër e kulluar.
Kërkesat e xehetarëve, drejtuar edhe OKB-së ishin të drejta dhe kishin karakter politik, në interes të Kosovës e kundër okupatorit serbosllav.
Xehtarët besonin se, OKB-ja do të mirret me kërkesat e tyre për Kosovën, dhe do të kenë veprim e qëndrim të drejtë.
Fatkeqsisht, ndodhi e kundërta në shpërputhje me kërkesat e drejta të xehtarëve, për Kosovën dhe të vërtetën...!
OKB-KS, fatkeqsisht janë bërë peng i vetos ruse, dhe kanë ra në ndikimin e politikës antishqiptare që udhëheq Rusia dhe Serbia kundër Kosovës...në vazhdimsi..!
Kjo u vërtetua me qëndrimet dhe veprimet e saja zyrtare, përmes administrimit civil të ashtu quajtur: UNMIK, e cila administratë burokratike, e çoroditur dhe e korruptuar, qe nëntë vite, i ka dhuruar Kosovës, mjerisht, atë që s`është dashur:
• Papunësinë mbi 60%...!
• Varfërin në skajshmëri të mbi 40%...!
• Lulëzimin dhe zhvillimin e korrupcionit dhe krimin e organizuar në të gjitha drejtimet...!
• Diskriminimin pozitiv-privilegjën vetëm për serbët 5% kolonizatorë...!
Ngulfatjen e zhvillimit ekonomik, sidomos të energjitikës dhe Trepçës...!
• Krijimin e enklavave serbe në Kosovë, qëllimet e të cilave tanimë janë të njohura haptas...!
• Mbështetjen e strukturave kriminale paralele serbe në Kosovë...!
• Bashkëpunimin me Serbinë në dëm të Kosovës...!
• Dëshmi është Mitrovica e ndarë dhe sjelljet e UNMIK-ut në përkrahje te kriminelve serbë…!
• Edhe shumë veprime tjera të shëmtuara, por me fajin edhe të institucioneve vendore... për servilizmin e treguar...!
Prandaj emërtimi në gjuhën angleze shqiptohet shumë drejt ANMIK, i vie shumë për shtati, dhe e bajtë me shëndet, sepse e vërtetoi me veprimet e saja praktike qe nëntë vite, me rregulloret e saj të çoroditura e diskriminuese për shqiptarët vendorë dhe privilegje të pa para askund në botë, për afër 5% serbë kolonizatorë...!
SHBA-së treguan miqësinë e vërtetë dhe bënë shpëtimin e popullit të shumëvuajtur shqiptar në Kosovë nga gjenocidi e sundimi çetniko-barbarë serbo-ortodoksë...!
Përë këtë, populli shqiptar i Kosovës dhe insitucionet e saja, përjetë i falënderojnë dhe do t`u jenë mirënjohës sinqerisht.
Xehtarët e dinë më së miri, si janë trajtuar qe nëntë vite nga administrata e UNMIK- ut, dhe organizatat tjera qeveritare e joqeveritare...! Kemi besimin se, xehtarët do të dinë tani e në të ardhmen të marrin qëndrimet dhe veprimet e duhura dhe të arsyeshme, në përputhje me interesat e tyre dhe të Kosovës.
Xehtarë të nderuar,
JU shërbeftë, shëndeti, arsyeja dhe vullneti për punë, për të krijuar dhe zhvilluar të mirat materiale, për mirëqënien tuaj dhe të mabrë Kosovës, e cila ka nevojë për forcimin dhe zhvillimin ekonomik, të demokracisë, ligjin e së drejtës, e të pavarësisë të posa lindur- e cila shumë do varet nga ne, se si do të kujdesemi për shëndetin dhe mirëqënien e saj në zhvillim...
E gëzofshi Pavarësinë e Kosovës ashtu siç e meritoni!
Me fat në realizimin e dëshirave dhe të drejtave tuaja!
Abas Fejzullahi, kryetar
afjezullahi@yahoo.com, abas_fejzullahi@hotmail.com
http://www.bishz.ch