| E hene, 16.03.2009, 08:26 PM |
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
KUR MENDOJ PËR KOSOVËN
Kur mendoj për Kosovën
Kurrë s'më tradhton
Shpresa e madhe
Për pranverën e pritur
Në dimrin e gjatë
Një shekull...
Kur mendoj për Kosovën
Përtej Atllantikut
Udha ime
Ka një cak:
Përulje, bindje,
Vetëm Krijuesit,
Për emrin tonë
Djersë, gjak...
Kur mendoj për Kosovën
Diçka ndodhë përherë
Atje larg,
Këtu afër,
Mbi tokë,
Nën tokë,
Në truallin ilir...