| E shtune, 07.03.2009, 01:58 PM |
FALENDERIM PER NJE NGUSHELLIM
Te dashur miq te Fjales se Bukur dhe te Lire Shqip, kudo ne Bote dhe revistes "Pelegrin".
Ne emer te Familjes Gjika, u sjell falenderime te perzemerta qe ndate dhimbjen, per humbjen e Artistit te madh, Viktor Gjikes.
Keto dite, ndersa i jepnim lamtumiren e fundit, njeriut tone te dashur, ne pame se i ndjeri Viktor nuk ishte vetem i yni, por i gjithe bashkekombesave te tij, Ne nuk u ndjeme vetem ne kete humbje te madhe, por na rrethoi dashuria, respekti, fjala juaj e ngrohte. Kjo tregoi qe ne shqiptaret e duam njeri tjetrin dhe kujdesemi per njeri tjetrin ne fatkeqesi..
Paçi veç te mira ne shtepiat tuaja.
Me respect,
Julia GJIKA
6 mars 2009