Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halil Xani: Para varrit të komandantit

| E shtune, 07.03.2009, 05:01 PM |


HALIL XANI

PARA VARRIT TË KOMANDANTIT

(Një ushtar i batalionit “Atlantiku”)

Larg në Amerikë ishim
Mendjen n`Kosovë e kishim,

N`jug t`Evropës plakë
Kosova digjej flakë.

Formuam “Atlantikun”
Kaluam Atlantikun,

Të veshur me barot
Kosovës t`i dalim zot.

Rezezat i shporrëm qiellit
Për rrezet e ngrohta të diellit,

Erdha në Prekaz o trim
Edhe sot je komandanti im.

Buza më dridhet në vaj
Mos më qorto pse qaj,

Deri në fund të kësaj bote
S`harrohet lavdia JOTE.