Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


“Biznesi në mbështetje të fëmijëve jetimë”

| E merkure, 04.03.2009, 11:06 PM |


ILIR ÇUMANI: - “Të aspirojmë së bashku për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt për këta fëmijë….”.

 

 

Eagle Mobile lançon së bashku me 23 kompani e biznese iniciativën

“Biznesi në mbështetje të fëmijëve jetimë”

 

- Nisma ka patur mbështetjen e Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëvë Shqiptarë -

 

 

Kompania më e re e telefonisë celulare në Shqipëri Eagle Mobile, lançoi të hënën iniciativën “Biznesi në mbështetje të fëmijëve jetimë” së bashku me 23 kompani, biznese dhe organizata me emër në vend. Është hera e parë që një kompani ndërmerr një nismë të tillë në Shqipëri. Fillimisht në një takim të përbashkët pjesëmarrësit vendosën të ngrenë një strukturë të përbashkët  për të kontribuar për fëmijët jetimë gjatë vitit 2009.

 

“Ky është një projekt i përbashkët jo vetëm i Eagle Mobile. Ne i falënderojmë të gjithë kolegët që ndodhen këtu duke treguar një shembull unik se biznesi mund të kontribuojë për pjesët e tjera në nevojë të shoqërisë. Eagle Mobile do të akordojë 20 bursa studimi, 10 për studime në shkollë të mesme dhe 10 për në universitet” tha ndër të tjera drejtori i përgjithshëm të Eagle Mobile Zoti Ali Taskin.

 

Edhe drejtues të tjerë të kompanive, bizneseve dhe universiteteve si Alpet, Agna Group, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Konfindustria, FIAA, Kolegjet Turke, Klinikat Vrioni, Universiteti Epoka, Spitali Amerikan, ZKT etj,  shprehën mbështetjen duke ofruar ndihma dhe projekte direkte për fëmijët jetimë shqiptarë. Ne emër të Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” zonja Elvana Hana e përshëndeti nismën duke garantuar mbështetje të plotë dhe asistencën e nevojshme për realizimin e tij.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Fëmijëve Shqiptarë z.Ilir Çumani tha se “ky zhvillim është për tu marrë shembull nga  të gjitha kompanitë dhe bizneset në vend.  Ky takim, ndoshta i pari i këtij lloji në vendin tonë, i frymëzuar,  ideuar dhe iniciuar  nga Kompania “Eagle - Mobile”, një kompani e re, por shumë kreative dhe vizionare në tregun shqiptar, me drejtuesin e saj z. Ali Taskin, ka gjetur mirëkuptimin dhe mbështetjen edhe të Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve të Shqipërisë, me qëllimin e vetëm për të sensibilizuar mbarë opinionin publik, dhe në veçanti komunitetin e bisnesit dhe të sipërmarrësve privatë, por, edhe të institucioneve shtetërore, për marrjen e përgjegjësive sociale,  për të kontribuar dhe zbutur  sadopak fatin e jetimëve shqiptarë. Kjo, mendoj se i shërben projektit të një të ardhmeje më të mirë edhe për mbarë shqiptarët, sepse kur vuajnë jetimët, vuan e gjithë shoqëria, vuan i gjithë kombi”, - vijoj në fjalën përmbyllëse Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëvë z. Ilir Çumani

 

 

Në konferencën për shtyp organizuar në Hotel Sheraton, morën pjesë edhe 20 fëmijë jetimë me rezultate shumë të larta në mësime. Në fund të veprimtarisë, drejtuesit e kompanive drekuan së bashku me fëmijët jetimë dhe kolegët gazetarë.

 

 

Lista e kompanive pjesëmarrëse në nismë:

 

1.Agna Group                                             Z. Vasil Naçi        

2.Aksoy Group                                            Z. Ibrahim Pozhari

3.Alpet                                                        Z. Ibrahim Aktoz

4.Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë Z. Gjoke Uldedaj

5.Eagle Mobile                                            Z. Ali Ta?k?n

6.Epoka University                                     Z. Ferdinand Gjana

7.FIAA                                                         Znj. Marinela Jazoj

8.Hotel Sheraton                                        Z. Andreë Henning

9.Huaëei Technologies                               Z. Xiao Yong Shun

10.Institucionet Arsimore Turgut Ozal -Gülistan  Z. Hamza Tok

11.Interalbanian                                         Z. Bardhyl Minxhozi

12.Konfindustria                                        Z. Gjergj Buxhuku

13.Klinikat Vrioni                                       Z. Rasim Vrioni

14.Living Room Club                                  Z. Blendi Bombaj

15.Rrjeti i Dyqaneve LTB                            Z. Altin Hysa

16.Spitali Amerikan i Tiranës                     Z. Klodian Allajbeu

17.Tropikal Resort – Durres                       Z. Bledar Shima

18.Turkish Airlines                                     Z. Mustafa Konuk

19.UPIM                                                      Z. Besnik Leskaj  

20.Zaka,Kosta & Tashko - Attorneys at LaëZ. Floran Pustina

21.Zyra për Mbrojtjen e Qytetareve            Z. Aldo Shala

22.Partner Mediatik: Panorama                 Z. Kasem Hysenbelli

23Partner Mediatik: Më shumë Dashuri    Znj. Vera Grabocka                 

 

24. Mbështetës:

 

1. Z. Ilir Çumani, Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë

2. Znj. Liri Berisha, Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë”  përfaq. (Znj. Elvana Hana)

3. Znj. Valentina Leskaj, Kryetare e Grupit Parlamentar të PS

 

 

 

Solidaritet që s’ka lidhje me mëshirën,

por me “Ligjin” e Dashurisë Njerëzore

 

 

- Fjala përshëndetëse e z. Ilir ÇUMANI, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, mbajtur në veprimtarinë sensibilizuese me moton: “BIZNESI NË MBËSHTETJE TË FËMIJËVE JETIMË”, organizuar në Tiranë, në Hotel  “Sheraton - Tirana”, më 02.mars.2009 

 

Të nderuar Miq!

 

Sot na ka mbledhur këtu Ligji i dashurisë Njerëzore, ai që afron  njerëzit  me njëri – tjetrin, duke dhënë  kështu mbështetjen  për marëdhëniet shoqërore. Është ligji universal që pranon përparësinë e vlerave të brendëshme, të cilat janë të vetmet  vlera që fisnikërojnë  njeriun.

Ky ligj është ai që ka shndërruar botën, ka kryer revolucionet progresive duke farkëtuar  një qytetërim  dhe përparim  të përjetshëm.

Ai nuk ka asgjë të përbashkët  me Mëshirën, e cila është thjesht  një frymëzim  fetar për respektimin  e ligjit natyror.

Jeta jonë ndërthuret shpesh brenda labirinthit të problemeve dhe të zgjedhjeve të paraqitura dhe të diktuara nga fati. Por jetimët shqiptarë, pa dallim race, ngjyre, klase e profesioni,  kanë pranuar  dinjitetin përmes punës, duke u përpjekur  të marrin përgjegjësitë e veta  si qytetarë të lirë.

 

Të privuar nga shumë gjëra, shpesh edhe pa mbrojtje përballë të gjitha ngasjeve të arbitraritetit dhe padrejtësisë, të shpërfillur shpesh edhe nga strukturat shtetërore, ata nuk janë molepsur  me armiqësi dhe përçmim, por janë pajisur me një autoritet të fortë moral, me një vullnet  të mirë për të përballuar sfidat e jetës dhe përgjegjësitë e tyre vetiake, duke mos  e vënë veten në rolin e papëlqyeshëm të lypësit.

Për këtë konformizëm dhe korrektesë sociale flasin shifrat e kriminalitetit në rang kombëtar, ku përqindja që zë kategoria e jetimëve është e papërfillshme. Por, për t’i bërë ata qytetare të gjallë, veprues, me të drejta civile morale, me  pjesëmarrje aktive në demokraci, duhet të realizohen  ëndërrat e tyre për shkollim, specializim, punësim,  strehim, trajtim specifik dhe mbrojtje sociale e ligjore. Për këtë duhet  një vullnet më i spikatur  politik dhe kombëtar. Jetimët janë trashëgimi e përbashkët  e shoqërisë shqiptare. Ata janë baza mbi të cilën duhet të mbështetet solidariteti  - kushti i domsdoshëm për realizimin e fatit të çdo individi. Pikërisht, mes kësaj  fryme solidariteti mbështetet takimi i sotëm, i cili ka si qëllim  t’i ofrojë horizonte të reja dhe më të gjera  lirisë, zhvillimit njerëzor dhe afatgjatë të kësaj shtrese në nevojë. E drejta e zhvillimit dhe integrimit  të jetimëve është një kërkesë jetike dhe me përmasa  universale. Ata ende vuajnë  nga varfëria, kequshqyerja, varësia kulturore, shkencore dhe teknologjike, nga rastet e menjanimit dhe të përjashtimit. Ideja se të gjitha  qëniet njerëzore duhet të gëzojnë  të drejta  të barabarta dhe liri të pranuara  nga të gjithë, është në fund të fundit, ide e kohëve moderne. Ajo ka për qëllim mbrojtjen e çdo njeriu.

Ky takim, ndoshta i pari i këtij lloji në vendin tonë, i frymëzuar,  ideuar dhe iniciuar  nga Kompania “Eagle - Mobile”, një kompani e re, por shumë kreative dhe vizionare në tregun shqiptar, me drejtuesin e saj z. Ali Taskin, ka gjetur mirëkuptimin dhe mbështetjen edhe të Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve të Shqipërisë, me qëllimin e vetëm për të sensibilizuar mbarë opinionin publik, dhe në veçanti komunitetin e bisnesit dhe të sipërmarrësve privatë, por, edhe të institucioneve shtetërore, për marrjen e përgjegjësive sociale,  për të kontribuar dhe zbutur  sadopak fatin e jetimëve shqiptarë. Kjo, mendoj se i shërben projektit të një të ardhmeje më të mirë edhe për mbarë shqiptarët, sepse kur vuajnë jetimët, vuan e gjithë shoqëria, vuan i gjithë kombi.

Deviza jonë si qytetarë  të një shoqërie të civilizuar dhe  qytetëruar duhet të jetë: “Të aspirojmë së bashku”, të shtyrë nga e njëjta  dëshirë për ndryshime dhe të ndjekim  objektiva të përbashkëta për të siguruar  një të ardhme me një mirëqënie të sigurtë dhe të përbashkët. E vetmja gjë që na mbetet  të ndajmë në mënyrë sa më të drejtë mes nesh, është e ardhmja. Të gjithë ata që udhëhiqen nga ideali  i solidaritetit njerëzor, duhet të drejtojnë sytë së bashku  drejt së ardhmes, si ata që janë në gjendje të japin  diçka, ashtu edhe ata që nuk munden – të paktën për momentin. E ardhmja, por edhe pasuritë vetiake mund të rrezikohen  nëse nuk mbështeten përpjekjet e njerëzve në nevojë, që dita – ditës luftojnë me tërë forcat për të përmirësuar  mirëqënien.

Ndaj,  më lejoni të dashur Miq, t’i falenderoj në radhë të parë të gjithë përfaqësuesit e nderuar të firmave dhe kompanive pjesëmarrës në këtë takim sinjifikativ, veçanërisht, nxitësin dhe mbështetësin e kësaj filozofie z. Ali Taskin, Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “Eagël – Mobile”, të cilët bashkarisht  krijuan  këtë solidaritet të prekshëm dhe tepër të admirueshëm - nxitës dhe frymëzues për të gjithë ata që kanë mundësi për t’u bërë pjesë e kësaj lëvizjeje të madhe sociale dhe integruese, e cila garanton një të ardhme të sigurt dhe një paqe të gjerë sociale për të gjithë ne.

Në emër të fëmijëve jetimë kudo që ndodhen,    atyre fëmijëve që në jetën e tyre të përditshme u mungon  strehëza familjare dhe kujdesi prindëror, ju falenderoj nga zemra dhe ju uroj suksese dhe një zhvillim sa më të mbarë  të burimeve financiare e njerëzore.

Përfitoj nga rasti, që këtë urim  t’ua përcjell edhe strukturave shtetërore përgjegjëse që të jenë më të zhndërvjellëta.

Falemnderit të gjithëve! 

Regjizorja e mirënjohur znj. Vera Grabocka, pjesëmarrëse në këtë veprimtari, e cila u angazhua që në programin e saj social, Më shumë Dashuri..., ta mbështesi këtë iniciativë