| E merkure, 04.03.2009, 07:09 PM |
Nje Vjershe, shkruar nga poeti disident sheperjot, Anastas Duka, per Bashkefshatarin e tij Margarit Ilia Dilo, pasi doli nga burgu ferr i kenetes se Maliqit.
Vjersha eshte shkruar ne vitin 1960
MARGARITIT
Ndiqet, por jeton i lire
Ner fshatare ne fshatin t'im
Ben nje burre perjashtim ,
I dalluari acik
Kundershtar edhe armik...
Poshte lart , ketu ketje' ,
Vetem pa nje shok e she' ,
Pun' e tij ka marre fund ,
Nuk ben pjese asgjekund...
Kooperativ' e parti,
Front Keshille njelloi ,
Me nje mendj' e nje karar
E mbajne reaksionar...
Kur u duket per kollaj
Qe te ndiqet ky (pa faj),
Nuk kursejne grep aspak ,
Me keq nga dikur kulak..
Vetem vete, vetem shkon,
Pake vete viziton
Edhe flet me urtesi,
I regjur ne hall te ti..
Ne darsem gjekund s'e ke'
Ne gezim e ne hare,
Asgjekund s'ka per te vend
Ne nje mbledhj' e nje kuvend...
Dhe jeton ne kete fshat
E vjen rrotull posht e lart
Dhe ku mund , si histori
I rrefen ngjarjet e ti....
Dhe femijet mot per mot
I shtohen , ka pese sot...
S'gezon hic emer te mire ,
Ndiqet po jeton i LIRE.
------------------
25/ 11/ 60 //
ANASTAS DUKA