Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Pllana: Prof. Dr. Fevzi Berisha – suharekasi figurë emblematike e matematikës

| E hene, 20.04.2026, 06:59 PM |


PROF. DR. FEVZI BERISHA – SUHAREKASI FIGURË EMBLEMATIKE E MATEMATIKËS,  KONTRIBUTDHËS PËR ARSIM DHE SHKENCË NË KOSOVË

Nga Gani S. Pllana

Prof. Dr. Fevzi Berisha u lind më 22 shtator 1955 në Suharekë. Shkollën fillore  dhe gjimnazin i kreu në vendlindje.

Studimet katërvjeçare, në departamentin e matematikës në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore i përfundoi në vitin 1979, duke mbrojtur temën me titull: “Funksionet komplekse me shumë variabla”.

Studimet pasuniversitare i përfundoi në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Universitetit e Prishtinës, në vitin 1984, duke mbrojtur temën e magjistraturës me titull: “Vlerësimi i koeficientëve Fourie në disa klasa të funksioneve”.

Disertacionin e doktoraturës, me titull “Përgjithësimi i modeleve të vazhdueshmërisë në teorinë e përafrimeve-kontribut për teorinë e përafrimeve të funksioneve joperiodike me polinome trigonometrike” e mbrojti në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Universitetit e Prishtinës, në vitin 1989.

Prof. Fevziu pas përfundimit të studimeve katërvjeçare, fillimisht punoi si mësimdhënës i matematikës në gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë.

Veprimtaria pedagogjike në Universitetin e Prishtinës

Prof. Dr. Fevzi Berisha në vitin 1980 zgjedhet në cilësinë e asistentit në Departamentin e Matematikës në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, në Prishtinë, 1980-1983. Pas dezintegrimit të mësimit në Universitetin e Prishtinës, kalon në  Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës, 1983-1986, për të vazhduar ligjërues 1986-1993, në të njëjtin fakultet.

Në vitin 1993 zgjedhet docent dhe atë deri në vitin 1998, në Fakultetin e Ndërtimtarisë. Profesor inordinar (profesor i asocuar) zgjedhet në vitin 1997 e deri në vitin 2003 në Fakultetin e Ndërtimtarisë. Profesor i rregullt zgjedhet në vitin 2003.

Prof. Dr. Fevzi Berisha, gjatë karrierës së tij profesionale ka mbajtur leksione nga lëndët mësimore: “Matematika për studentët e arkitekturës”, “Matematika I”, “Matematika II”, “Probabiliteti dhe Statistika”, “Algjebra lineare me gjeometrinë analitike“ dhe “Analiza matematike”, si edhe disa lëndë tjera nga lëmia e matematikës në studimet e shkallës së tretë në Fakultetin Teknik, pastaj lëndë m%simore “Probabiliteti”, “Statistika ”, “Seritë trigonometrike” në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, në Prishtinë.

Prof. Dr. Fevzi Berisha, disa vite rresht ka qenë i angazhuar për të mbajtur leksione në Universitetin e Tetovës (i themeluar në vitin 1994). Nga viti 1990 është angazhuar për mbajtjen e leksioneve nga lëmia e matematikës edhe në ish Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren, ku të njëjtin angazhim e ka vazhduar edhe në Universitetin e Prizrenit.

Edukimi dhe trajnimi

Specializim, tema: “Teoria e përafrimeve të funksioneve”, kohëzgjtja: gjashtë muaj, niveli i klasifikimit: internacional. Universiteti Shtetëror Shen Petersburgut( Rusi), 1984.

Specializim, tema: “Teoria e përafrimeve të funksioneve të funksioneve joperiodike me polinome algjebrike”, kohëzgjtja: tetë muaj, niveli i klasifikimit: Ndërkombëtar, Universiteti Shtetëror i Moskës, 1989.

Katër seminare mbi udhëheqjen e lartë arsimore të organizuar nga KDP (Kanadeze), Prishtinë, 2002.

Katër seminare mbi udhëheqjen e lartë arsimore të organizuar nga KDP (Kanadeze), Prishtinë, 2004.

Udhëheqës shkencor i punimeve të doktoraturave nga lëmia e matematikës

Prof. Dr. Fevzi Berisha, ishte anëtar i komisioneve për përshtatshmëri, vlerësim dhe mbrojtje të doktoratës, me titull Zbatimi i moduleve të përgjithësuara të lëmueshmërisë në përafrimin e funksioneve polinome algjebrike në metrikën me peshë të Jacobi-t”, të kandidatit Faton Berisha, e mbrojtur në Universitetin e Prishtinës.  Në Universitetin e Tiranës, udhëheqës shkencor i punimeve të doktoraturave të kandidatëve; Shpëtim Rexhepi dhe Behar Baxhaku përkatsisht, për temat: Interpolimi trigonometrik me zbatime mbi përafrimin më të mirë në hapësirat C dhe Lp me anë të shumave të Furiedhe “Perafrimet statistikore me disa tipe të operatoreve”.

Punimet profesionale dhe shkencore

Interesimi shkencor i prof. Berishës i takon teorisë së përafrimeve dhe koeficentëve Furie si dhe moduleve të lëmueshmërisë të funksioneve joperiodike

Prof. Dr. Fevzi Berisha, rezultatet e tij shkencore i ka kumtuar në tubime të ndryshme shkencore dhe në qendra të ndryshme botërore, si: në Moskë, Budapest, Varna, Baku, Tiranë dhe Tetovë.

Berisha, M.; H. Turku, H.; R. Kastrati, R.; Berisha, F.: “Funksionet çift nga klasa Hk dhe modulet e vazhdueshmërisë”, Buletini i FSHMN, nr. VIII, 1-5, Prishtinë, 1982.

Berisha, F.: “Procena pomo?u najbolje aproksimacije Furjerevih koeficijenta funkcija klase Np, Buletini i FSHMN, nr. IX, faqe 1-7 Prishtinë, 1983.

Berisha, M.; Berisha, F.: “Klasat e Besovit dhe disa vlerësime në to”, Buletini 1 Shkolla e lartë Pedagogjike “Skëndërbeu “, Gjilan, 1987.

Berisha, B.;  Berisha, F.: “Ob odnom obobshçenom moduli neprerivnosti”, në Teoria funkcii i ee  prilozhenija, Konf. Mol. Uç. Moskvskij Univerzitet, Moskvë, 1989.

Berisha, B.;  Berisha, F.: “Disa rezultate në lidhje me koeficientët Furietë funksioneve nga klasat e Besovit”, Buletini i FSHMN,  N=IX, Prishtinë, 1983 – 1986.

Potatpov.K. M.; Berisha, M.; Berisha, F.: “O polynomial approximation in the integral metric with the Jacobiweght”, Mosc. Univ. Math. Bull. 45 (5) (1990), 31-35, Moskva, 1990.

Berisha, F.; Berisha, M.: “Obobshçenij modul gladkosti Qebishevskogo tipa”, Punime matematike Nr. 4, Prishtinë, 1989.

Berisha, F.; Muharrem Berisha, M.; Kastrati, R.: “Mbi koeficientët Furie të funksioneve nga klasa Np”, Buletini i  FSHMN,  Nr.11, Prishtinë, 1996.

Kastrati, R.; Berisha, M.; Berisha, F.:  “Seria lakuare e funksionit të vazhdueshëm”, Buletini i  FSHMN, Nr.11, Prishtinë, 1996.

Berisha, H. F.: “Përgjithësimi i modulit të vazhdueshmërisë të tipit të Jakobit”, Buletini i  FSHMN, Nr. 9, Prishtinë, 1995.

Berisha, F.: “Moduli i vazhdueshmërisë me translacion dhe K-funksionela”, Buletini i  FNA Nr. 1, Prishtinë, 1995.

Berisha, F.: “Vlerësimi i  përafrimit  më të mirë të funksionit me anë të derivatit të  tij”, Buletini i FNA, Nr. 2, Prishtinë, 1996.

Berisha, F.: “Mbi koeficientët Fourie të funksioneve nga klasa ”, Buletini i FNA, Nr. 11, Prishtinë, 1996.

Berisha, F.: “Teorema inverse për modulin e vazhdueshmërisë me translacion në teorinë e përafrimeve”, Përmbledhje punimesh SHLP, Prizren, 1997.

Berisha, F.; Berisha, F.: “Karakteristikat strukrurale të funksioneve të dhëna me anë të përafrimit më të me polinome algjebrike”, Kërkime Nr.5, ASHAK, Prishtinë, 1997.

Berisha, M.; Berisha, F.: “An application of a Peetretype K-functional in approximation  theory”, në Kërkime Nr. 6, ASHAK, Prishtinë, 1998.

Berisha, F.; Berisha, F.: “Teorema e drejtë në teorinë e përafrimeve për  përgjithësimin e modulit të vazhdueshmërisë”, në Kërkime Nr. 6, ASHAK, Prishtinë, 1998.

Berisha, M.; Berisha, F.: Berisha, F.: “Some  properties of the Fourier coefficients a function belonging to the Besov classes”, në Buletini i FSHMN, Nr.12, Prishtinë, 1998.

Berisha, F.: “Një përgjithësim i modulit të lëmueshmërisë i rendit të dytë në hapsirën  Lp,?,?”, në Kërkime Nr.8, Prishtinë, 2000.

Berisha, F.: “Zbatimi i moduleve fuksional në teorinë e përafrimeve”, në Përmbledhje punimesh, IVX, SHLP, Prizren, 2001.

Berisha, F.: “Disa vlerësime të koeficientëve Fourie të funksioneve simetrike nga klasa  ”, në Kërkime, Nr.11, Prishtinë, 2003.

Berisha, F.; Berisha, F.: “Klasa e funksioneve të Besovit dhe disa vlerësime në të”. Në ASHAK, Prishtinë, 2005.

Berisha, F.: “Zbatimi i derivatit të Welit në klasën N(0,p,r)”, në Kërkime, Nr. 18, Prishtinë, 2010.

Berisha, F.; Makolli, Sh.: “Approximation of Functiones by algebraic Polynomials in Jacobi Weighted Pp Spaces”, në Internacional eurrasian conference on mathematical sciences ansd applications, Prishtinë, 2012.

Berisha, F.: “Shpejtësia e tentimit në zero eKoeficientëve Furie të funksioneve me derivat ntë Welit”, në në Internacional eurrasian conference on mathematical sciences ansd applications, Prishtinë, 2012.

Rexhepi, Sh.; Berisha, F.; Iseni, E.: “Relation of the best approximation and weyl derivative of functiones in Lorentez space with quasi- monotonefourier coefficients”, në Internacional J. of Math. Sci & Engg. Apppls  (IJSMA),ISSN 0973-9424, Vol9,No-Iv, pp. 141-148, December 2015.

Shpetim Rexhepi, Fevzi Berisha, Egzona Iseini ,, On existence of Weyl derivative’’ , conference ICPAM 2015, Van, Turkey 8.

Baxhaku, B.; Berisha, F.: “Statistcal approximation to Chlodovwsky type q-Berstein – Schurer – Stancu – Kantorovich operatores”, në MSAEN- 2016-00004, 2026.

Baxhaku, B.; Berisha, F.: “Statistcal approximation of Kantorovich  type q-Berstein – Schurer – Chlodovsky Operatores”, nënInternacional Jurnal of Education, Sience, Tecnology, Inovation, Health and Evironment 1, p. 95-102, 2015.

Abstraktet nga konferencat ndërkombëtare dhe kombëtare

Berisha, F.: “Obobshçenij modul gladkosti Qebishevskogo tipa”, International conference, Prishtinë, 1985.

Berisha, F.: “Some  properties of the Fourier coefficients a function belonging to the Besov classes”, International conference, Budabesht, 1990.

Berisha, F.; Potapov, K, M.; Berisha, M.: “O primenenija odnogo K-funksionala v teorii priblizhenija”, në Constructive  theory of functions 1991, International conference, Varna, Bullgari, May 28-June 3, 1991.

Kastrati, R.; Berisha, M.; Berisha, F.: “Moduli gladkosti i dvojnih trigonometriceskih rjadov funksiji  prinadlezhashcih klasam Nikolskogo”, në Constructive  theory of functions 1991 International conference International conference, Varna, 1991.

Baxhaku, B.; Berisha, F.: “Statisticalapproximation ofKantorovich Type Q-Bernstein –Schurer-Chlodowsky operattors”, në The 1 Scardus conference, Tetovë, 2015.

Tekste për shkolla të mesme të larta

Berisha, M.; Berisha, F.; Berisha, F.: “Matematika gjimnaz i shkencave natyrore dhe gjimnaz i përgjitshëm”, për kl. e XII-të, Shtëpia botuese “LIBRI SHKOLLOR”, Prishtinë, 2005.

Hamiti, E.; Berisha, F.; Berisha, F.: “Matematika algjebër me gjeometri gjimnaze matematikë dhe informatikë”, për kl. X-të, Shtëpia botuese “LIBRI SHKOLLOR”, Prishtinë, 2010.

Berisha, M.; Berisha, F.: “Matematika”, për kl. e II-të të shkollave të mesme, Prishtinë, 1987.

Berisha, M.; Berisha, F.: “Matematika”, për kl. e III-të të shkollave të mesme, Prishtinë, 1989.

Zejnullahu, R.; Kadriu, M.; Berisha, F.: “Matematika”, përmbledhje detyrash për kl. e IV-të të shkollave të mesme, Prishtinë, 2002.

Zejnullahu, R.; Gjergji, R.; Berisha, F.: “Matematika”, për kl. e IX-të

Berisha, M.; Berisha, F.; Berisha, F.: “Analiza me teori të gjasave”, për kl. e X-të, të shkollave të mesme, Prishtinë, 2004.

Berisha, F.; Berisha, F.: “Matematika”, për kl. e XI-të, të shkollave të mesme, Prishtinë, 2005.

Berisha, M.; Berisha, F.; Berisha, F.: “Analiza me teori të gjasave”, për kl. e XII-të, të shkollave të mesme, Prishtinë, 2005.

Berisha, F.; Berisha, F.: “Matematika”, për kl. e XIII-të, të shkollave të mesme, Prishtinë, 2006.

Berisha, M.; Berisha, F.; Berisha, F.: “Matematika”, për kl. e XII-të, të shkollave të mesme, Prishtinë, 2012.

Tekste universitare

Berisha, F.: Zejnullahu, A.: “MATEMATIKA - për studentët e Arkitekturës”, Universiteti i Prishtinë, FA, Prishtinë, l996.

Zejnullahu, A.; Berisha, F.: “MATEMATIKA III -për studentët e Ndërtimtarisë”, Universiteti i Prishtinë, FN, Prishtinë, l997.

Berisha, F.: “Testet e provimit pranues nga matematika-për FNA”, Prishtinë, 2002.

Berisha, F.: “Përmbledhje detyrash të provimeve-për studentët e  arkitekturës”, Prishtinë, 2006.

Berisha, M.; Berisha, F.: “Nga teoria e përafrimeve”, Prishtinë, 2010.

Temaj, I.; Kasemi, C. E.; Berisha, F.: “Matematika e avansuar për shkencat kompjuterike”, Prizren, 2025.

Qëndrime për qëllime studimore-hulumtuese në vend dhe në botën e jashtme

Prof. Dr. Fevzi Berisha gjatë vitit 2002 ka qenë pjesëmarrës në katër seminaret mbi udhëheqjen e lartë arsimore të organizuar nga KDP (Kanadeze), ku edhe është pajisur me certifikatë. Po ashtu në vitin 2004 ka marrë pjesë aktive në katër seminare mbi udhëheqjen e lartë arsimore të organizuar nga KDP (Kanadeze).

Për qëllime studimore dhe hulumtuese ka qëndruar  në Universitetin shtetëror të Shën Petersburgut (Rusi) tek profesor G.I. Natanson (1984-1985) për 6 muaj dhe në Universitetin shtetëror “Lomonosov” të Moskës (1989-1990), gjithashtu 6 Gjashtë) muaj.

Detyra udhëheqëse në Fakultete dhe në Universiteti i Prishtinës

Shef i katedrës së lëndëve të përgjithshme, dy mandate, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Prishtinë, 1993-1997.

Dekan, dy mandate, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Prishtinë, 2000-2004.

Anëtar i Komisionit të studimeve në Universitetin e Prishtinës, Prishtinë, 2009-2012.

Senator, Universiteti i Prishtinë, 2012-2014.

Zëvendësministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Prishtinë,2004-2007

Anëtar i Këshillit Drejtues, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2014-2019.

Ushtrues i detyrë të Dekanit të Fakultetit të Arkitekturës, Formimi i Fakultetit të arkitekturës, Prishtinë, 2019-2020.

Angazhimet në mësimdhënie

“Matematika për arkitekturë”, Fakulteti i Arkitekturës, Prishtinë, 1996-2025.

Algjebër lineare me gjeometrinë analitike”, Fakulteti i Ndërtimtarisë, seksioni: Gjeodezi; “Analiza matematike”, seksioni: Gjeodezi; Probabiliteti dhe statistika”, seksioni: Inxhinieri e ambientit; “Probabiliteti dhe statistika”, seksioni: Inxhinieri e ambientit; “Probabiliteti dhe statistika”, seksioni: hidroteknikë; “Matematikë  I e II”, seksioni: Inxhinieri e ambientit, Prishtinë, 1996-2025.

“Matematikë”, Universiteti i Prizrenit, Prizren, 2007-2025.

“Seritë Trigonometrike I e II”, për studimet master, Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, 2000-2007.

“Matematikë dhe statistikë”, “Matematikë”, “Metodat e modelimit matematikor”, Bujqësisë dhe Veterinarisë, Prishtinë, 2007-2012.

“Analiza matematike I, II, III”, “Probabiliteti dhe statistika”, “Algjebra I”, “Analiza numerike”, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Tetovë, 1997-2022.

“Matematikë”, “Statistikë”, Kolegji  “Iliria”, Prishtinë, 2007-2012.

Mirënjohje dhe dekorata

Plaketë e Festarit 2003, për afirmimin e Komunës së Therandës në lëmin e shkencës, nga Shoqata Festari Therandë, 2003.

Mirënjohje për kontributin e dhënë për mbajtjen e olimpiadës së matematikanëve të rijnë. Klubi i matematikanëve dhe informatikanëve “PASKAL”, Tetovë, 2005.

Për kontributin e veçantë në punën arsimore e studimeve-shkencore. Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Prishtinë, 2010.

Për kontributin e dhënë në avansimin e  studimeve-shkencore dhe menaxhim institucional. Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2017.

Për kontributin e dhënë - Kryetar i SHKA “JEHONA”, Therandë. Shoqëria Kulturo-Artistike “JEHONA”, Therandë, 2018

Për bashkëpunim profesional dhe shkencor në lëmin e shkencave teknike. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2025.

Për kontributin e dhënë për Universitetin e Prishtinës. Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2022.

Për kontributin e dhënë në hapjen e studimeve të gjeodezisë. Shoqata e gjeodezisë “Karl Gega”, Prishtinë, 2017.

Për prezantim, si qytetar me vlera shkencore i komunës së Therandës. Kuvendi Komunal Therandë.  2019

Medalje e Karrierës  në matematikë, për kontributin e tij jetësor në fushën e matematikës në Kosovë. Shoqata e Matematikanëve të Kosovës, Prishtinë, 2025.

Njohuri të gjuhëve të huaja: serbokroatisht, rusisht dhe anglisht.

Angazhimi për shkollën shqipe, zëvendësministër MASHT, Prishtinë, 2006.

Përfundim

Prof. dr. Fevzi Berisha, kaloi gati gjysmë shekulli duke arsimuar të rinjët që nga shkollat e mesme, studentë, studentët e studimeve pë magjistraturë, matser e deri në komisione për mbrojtej të doktoraturave nga disa lëmi të matematikës. Një jetë kontribut në arsim dhe udhëheqje arsimore.

Mësimdhënës i dashur ne shkollë të mesme. Asistent i respektuar dhe i zellshëm, përherë i vlerësuar dhe bashkëpunues me studentë dhe kolegë. Profesor i nivelit shumë të lartë, për metodat e mësimdhënies. Profesor i merituar për ngritjen e procesit arsimor dhe shkencor. Udhëheqës arsimor  i suksesshëm në të gjitha  nivelet që  udhëhoqi.

Prof. dr. Fevzi Berisha ka botuar një numër të konsiderueshëm  punimesh shkencore, njëzet e tetë, në revista vendore dhe ndërkombëtare.

Prof. dr. Fevzi Berisha është autor dhe koautor i njëmbëdhjetë teksteve për shkolla të mesme, dhe pesë  teksteve universitare dhe i një monografie, me titull: ”Nga teoria e përafrimeve”, të botuar nga ASHAK në vitin 2010. Punën arsimore e orientoi në këto çështje më të ndjeshme që ka të bëjnë me arsimin matematikor. Pajisjen e studentëve të Inxhinierisë Ndërtimore dhe të Arkitetkturës, me njohuri nga lëmia e matematikës, të nevojshme për arsimim të mëtejmë, që studentët ta përdorin për zgjidhjen e problemeve studimore.

Prof. dr. Fevzi Berisha, për studentët e degës së matematikës ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, që studentët me lehtësi t’i kuptojnë konceptet matematikore në mënyrë që pastaj të ngriten edhe në nivelin shkencor nga lëmia e matematikës.

Pushteti serb nuk lejoi që maturantët shqiptarë të cilët mbaruan shkollën e mesme në vitin 1991 të regjistrohen në fakultete me pretekstin se dokumentacioni i tyre shkollor nuk është në përputhje me formatin e imponuar diskriminues. Profesor Fevziu ishte anëtar i komisionit por mbajtjen e provimit pranues për Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Përkundër kërcënimeve të parreshtuara ai e organizoi provimin pranues për të gjithë kandidat e paraqitur në konkurs. Për këtë arsye nga masat e dhunshme serbe në fillim të Korrikut të vitit 1991, ndër të parët largohet nga procesi mësimor. Ndërsa në mars të vitit 1992 aktivitet akademike të Universitetit të Prishtinës  filluan  të organizoheshin në objekte private, ku Profesor Fevzi Berisha dha një kontribut të veçantë  për organizim të mësimit në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Kështu pa hezitim e në kushte mjaftë të vështira sikurse edhe shumë kolegë tjerë e mbajtën vazhdimësinë akademike në Universitetit të Prishtinës.

Gjatë viteve 2010-2020 dha një kontribut të veçantë sidomos në programin për avansimin dhe kualifikimin e mësimdhënsëve pa shkëputje nga puna, të organizuar nga MASHT, Prishtinë.

Profesor dr. Fevzi Berisha, për njohurive shterruese nga matematika, ka formim të lartë, përgatitje gjuhësore, përvojë  në mësimdhënie, kompetencë shumë profesionale, edhe aftësi drejtuese në profesionin e tij, prandaj për kontributin e tij  vërtetë profesional e organizativ e meriton  “Kartën e Mësimdhënësit”.

Profesor dr. Fevzi Berisha, gjithmonë pedant, siç i ka hije një punonjësi të  mirëfilltë të arsimit, i etur për dituri, pedagog i zoti dhe i aftë në mësimdhënien e matematikës. Drejtues e vizionar në udhëheqje të institucioneve arsimore. Njeri përherë me buzëqeshje, i dashur, korrekt, i drejtë gjatë vlerësimit të punimeve të studentëve, i afërt me studentë, komunikues, pozitiv dhe i gatshëm për të këshilluar studentët dhe kolegët, parimor dhe i përkushtuar ndaj profesionit. Gjatë punës me studentë, deri në pensionim, dallohej për kompetencë të shumanshme, takt pedagogjik, dhe në qartësimin e lëndës. Punonte shumë. Arrinte të krijonte marrëdhënie të mrekullueshme me studentë e kolegë, duke komunikuar në mënyrën më të mirë. Studentë i edukoi me dashurinë e shpirtit dhe durimin e karakterit, me shembullin vetjak të një jete të pastër qytetare, me autoritetin e vetvetishëm që rridhte nga niveli kulturor e pedagogjik. Në orët ligjërimit-mësimore ishte gjithmonë i përpiktë. I jepte një rëndësi të merituar zbatimit të lëndës së matematikës në shkencat teknike, duke qenë kundër mësimit në mënyrë abstrakte dhe larg tij.

Profesor Fevzi Berisha e vlerësonte drejt lëndën e matematikës në zhvillimin mendor të studentëve, në zbatimet praktike të kësaj lënde mësimore në harmoni me lëndët e tjera edukative dhe profesionale, me synime të drejtpërdrejta atdhetare, estetike etj. Studentët e tij e kujtojnë jo vetëm si mësimdhënësin e matematikës më të ditur, por edhe mjaft “të rreptë”. Rreptësia e tij ishte fisnike që nuk dinte të fyente, e ta rëndonte ndokënd me fjalë. Rreptësia e tij njihte vetëm zbatimin e rregullit e disiplinës, në radhë të parë me shembullin vetjak. Profesionalizmi i lartë e detyronte atë që të mos bëjë lëshime në asnjë drejtim, sepse ishte i vetëdijshëm se pasaktësia në udhëheqje dhe shkencë, nuk falet.

Prof. dr. Fevzi Berisha ka ligjëruar përveç në Univeristetin e Prishtinës edhe në Universitetet tjera të Kosovës, si: në Universitetin e Tetovës, në Universitetin e Prizrenit dhe në Universitetin e Mitrovicës.

Bibliografia:

Berisha, F.: Zejnullahu, A.: “MATEMATIKA - për studentet e Arkitekturës”, Universiteti i Prishtinë, FA, Prishtinë, l996.

Zejnullahu, A.; Berisha, F.: “MATEMATIKA III -për studentet e Ndërtimtarisë”, Universiteti i Prishtinë, FN, Prishtinë, l997.

Berisha, F.: “Testet e provimit pranues nga matematika-për FNA”, Prishtinë, 2002.

Berisha, F.: “Përmbledhje detyrash të provimeve-për studentët e  arkitekturës”, Prishtinë, 2006.

Berisha, M.; Berisha, F.: “Nga teoria e përafrimeve”, Prishtinë, 2010.

Temaj, I.; Kasemi, C. E.; Berisha, F.: “Matematika e avansuar për shkencat kompjuterike”, Prizren, 2025.

Dokumentacion nga Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Universiteti i Prishtinë, Prishtinë, 2025.