| E diele, 12.04.2026, 07:00 PM |

Shtëpia
e Sali Sokolit Zeqiraj në Studenicë, ku është kryer masakra më 13 prill 1999
Beteja
e Vrellës më 12 prill 1999 dhe masakra e Studenicës më 13 prill 1999 janë
ngjarje me peshë historike
(Me
lavdi, kushtuar dëshmorit të kombit Ismet Bicaj dhe luftëtarëve të tjerë)
Nga
Milazim Zeqiraj
Një
ngjarje me peshë historike është rezistenca heroike e UÇK-së në betejën e
Vrellës më 12 prill 1999, ku forcat e UÇK-së qëndruan në vijën e frontit për të
mbrojtur popullsinë civile, deri sa ata kaluan malin.
Ngjarje
të tjera të dhimbshme janë masakrat e bëra më 13 prill 1999 në Vrellë,
Studenicë dhe Kaliqan, pas rënies së rezistencës së UÇK-së.
Deri
më tani mungojnë informacione të plota. Vlen të vlerësohet intervista e
ushtarit të UÇK-së, z. Fikret Shatri.
Këto
ngjarje kanë vlerë të madhe historike dhe mund të përpunohen mirë, pasi akterët
e ngjarjeve janë të gjallë. Për një projekt të tillë, Komuna e Istogut ka
mjete, dhe kryetari i saj, z. Ferati, nuk heziton.
Beteja e Vrellës më
12.04.1999
Një
përballje e ashpër e ushtarëve të UÇK-së me një armik të armatosur dhe të
organizuar mirë. Në mbrojtje të vijës së frontit pati të rënë dhe të plagosur
nga radhët e UÇK-së, dëshmi e çmimit të lartë që u pagua për të ndalur
avancimin dhe për t’i dhënë kohë popullsisë të tërhiqej.
Rezistenca
në Vrellë nuk ishte vetëm një përballje ushtarake, por një akt mbrojtjeje për
jetën e njerëzve të strehuar në Vrellë, Studenicë dhe Kaliqan. Rezistenca e
UÇK-së krijoi një kohë dhe hapësirë të shkurtër shpëtimi për civilët, duke u mundësuar
largimin nga zonat e rrezikuara.
Megjithatë,
menjëherë pas kësaj rezistence, më 13 prill 1999, pasoi dhuna ndaj popullsisë
vendase, me ndjekje, dëbime dhe masakra.
Duhet
theksuar se në mbrëmjen e 13 prillit 1999, nga Istogu deri në Radavc nuk kishte
mbetur asnjë banor shqiptar në atë zonë. Ajo hapësirë ishte shndërruar në një
errësirë të vërtetë, një tokë e zbrazët, e mbushur vetëm me frikë dhe heshtje.
Masakra
e Sali Zeqiraj dhe familjarëve Lipaj në Studenicë më 13 prill 1999 është një
dhimbje e paharruar
Masakra
e Studenicës mbetet një nga plagët më të rënda të luftës së fundit në Kosovë,
pas betejës së Vrellës. Në atë ditë të errët humbën jetën katër vajza të reja,
katër nëna dhe i zoti i shtëpisë, që mbronte familjarët në pragun e shtëpisë së
tij.
Krimi
ndodhi më 13 prill 1999, në shtëpinë e Sali Sokolit. Paramilitarë nga Banja, të
mbështetur nga policia lokale e Istogut, ushtria serbe dhe disa romë, masakruan
nëntë civilë të pafajshëm në shtëpinë e tyre.
Familja
Lipaj ishte strehuar aty që nga fillimi i bombardimeve të NATO-s.
Shtëpia
e Sali Zeqiraj ishte një derë e hapur për njerëzit në nevojë. Ajo derë kishte
qenë përherë e hapur për mikun dhe Zotin. Ai ishte përgatitur me kohë, sepse
jeta e kishte mësuar atë.
Jeta
e tij kishte qenë një luftë; barbaria serbe shtëpinë e tij nuk e kishte kursyer
kurrë, as në liri e as në pushtim.
Për
refugjatët e luftës ai kishte përgatitur ushqime dhe veshmbathje, duke e kthyer
shtëpinë e tij në një vend shprese në kohë frike.
Si ndodhi
Pas
betejës së Vrellës më 12 prill 1999, banorët u detyruan të largoheshin për t’i
shpëtuar ofensivës. Forcat serbe kishin rrethuar zonën dhe lëviznin të
koordinuara, duke mbjellë frikë dhe shkatërrim.
Salihu,
më 12 prill 1999 në mbrëmje, i mori familjarët e strehuar Lipaj dhe së bashku u
vendosën në veri të fshatit, në lagjen e Cakutajve. Qëndrimi në atë strehimore
ishte i pamundur.
13 prill 1999
Në
mëngjesin e hershëm, disa nga familjarët Lipaj vendosën të ktheheshin në shtëpi
për të marrë ushqime, rroba dhe barna për të tjerët. Ishte menduar një kthim i
shkurtër, me shpresën se gjithçka do të kalonte pa u vënë re.
Ata
që u kthyen ishin katër vajza, dy nëna dhe i zoti i shtëpisë.
Me
të mbërritur, ata me shpejtësi përgatitën rrobat, ushqimet dhe medikamentet për
të plagosurit, fëmijët dhe të moshuarit.
Në
momentin e largimit, nuk kishte më kohë për të ikur. Rreth orës 08:30, shtëpia
ishte rrethuar nga paramilitarët serbë.
Sali
Sokoli u doli përpara paramilitarëve në oborr dhe filloi të bisedonte me ta. Në
momentin kur ata tentuan të hynin në shtëpi, ai nuk i lejoi të futeshin, duke u
thënë se aty jetonte ai me familjarët e tij.
Ai
u vra i pari, pas shpine.
Më
pas, paramilitarët nga Banja hynë në shtëpi dhe nga bodrumi i nxorën një nga
një, duke i ekzekutuar në oborrin e shtëpisë.
Zërat
u shuan, por heshtja që mbeti flet ende.
Pas
krimit, trupat u hodhën në bunarin para shtëpisë dhe vendi u minua për të
fshehur gjurmët. Shtëpia u dogj, me qëllim që të zhdukej edhe kujtesa.
Një
javë pas çlirimit të Kosovës, trupat u nxorën nga bunari me ndihmën e banorëve
dhe forcave ndërkombëtare. Por ajo që ndodhi nuk u nxor kurrë nga kujtesa.
Vetëm drejtësia mund t’i lehtësojë zemrat e lënduara.
Familjarët
e pushkatuar më 13 prill 1999 në shtëpinë e Sali Sokolit Zeqiraj
Në atë oborr, pa faj, u
vranë:

I
zoti i shtëpisë: Sali Sokoli Zeqiraj (86 vjeç)

Qëndresë
Lipaj (15 vjeç)

Mirëdonë
Lipaj (13 vjeç)
Njomzë
Lipaj (15 vjeç)
Lindihanë
Lipaj (13 vjeç)
Nënat:
Sale
Lipaj
Hajrije
Lipaj
Sabrije
Lipaj
Si dhe:
Hatmane
Mehaj (e strehuar aty)
Po atë ditë, më 13 prill
1999, nga paramilitarët serbë të Banjës në Studenicë u pushkatuan edhe këta
persona:
Hoxha
i fshatit Sylejman Ramqaj
Ali
Belaj
Sadri
Kuqaj
Have
Kuqaj
Nezir
Lipaj
Fatime
Lipaj
Sofe
Hysenaj (e strehuar në fshat)