Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Elegji për Luan Çipin

| E shtune, 11.04.2026, 06:44 PM |


Elegji për LUAN ÇIPIN

In memoriam

Nga Përparim Hysi

Ç'është ky lajm që më tronditi?

Ka ndërruar jetë,LUAN ÇIPI!!!

LUANI;zemëroqeani!

Oh,ta dish,sa më dhëmb xhani!

Luani me zemër fëmije

Dhe në moshë pleqërie.

Luani që për miq e shokë

T'i ndihmonte,bëhej copë.

Qe njeri me shumë virtute

Shpirti i tij mbushur "resurse"

Janë"resurse" me shumë vlera

Jo me fjalë,po me vepra.

Shquhej qysh në rini

Si njeri me shumë aftësi.

U diplomua si ekonomist

Muzikant dhe sportist.

Qe njeri me shumë merita

Dhe botoi mbi 20-libra

Qe shkrimtar e qe poet,

Eseist-ekselent!

Mbi të gjitha qe NJERI;

Qe NJERI zemërflori!

Tek po shkruaj,nuk ndihem mirë

S'i them dot:-Lamtumirë!

E ndaj dhimbjen me HANËMEN!  *

SE KJO e ka të mdhe dhëmbjen

Dhe me çupat e me djalin

Të rrojnë e ta kujtojnë LUANIN.

Këto vargje si ngushëllim,

Nga miku i tij,PËRPARIM!

* bashkëshortja.

Tiranë, 11 prill 2026