| E premte, 10.04.2026, 06:51 PM |

KRISTAQ TURTULLI
Një poezi shumë e
hershme e gjetur rastësisht në një fletore, kushtuar tim ati, që kur u operua
për herë të tretë, nuk gjendej ne Korce një limon të lagte buzët e zhuritura...
Limoni nuk bie prej
qielli...
Në
tavan e dhimbjes
rritet
një pemë limoni
me
rrënjë në plagët e operuara të tim ati.
Limoni
nuk ka tokë,
As
nuk bie prej qielli.
Limoni
ushqehet me erën jodi
dhe
psherëtimat e pambaruara të tim ati.
Lekundet
Fruti i limonit si djalli,
mbi
gojën hapur te semurit,
verdhësia
e vjeshtesise
si
një diell i varur me pendime.
U
tha loti I limonit pa rene perdhe.
Babai
nuk është më njeri,
është
një det i qepur keq nga operacioni,
ku
valët përplasen pa ujë.
Ai
hap buzët dy dyer të ndryshkura,
dhe
brenda tyre në shkretëtirë pi vetme fjalë
"Limoni..."
por
fjala shndërrohet në imazhe të lodhura
ngjiten
në mur dhe vdesin pa zë.
Unë
kërkoj një gotë,
por
gota eshtë bërë guaske,
brenda
meje dridhet veç jehonë
e
gjërave që nuk ekzistojnë.
Limoni
mbi ne fillon të rëndohet,
pikon
dritë të hidhur
që
kurrë nuk arrin poshtë.
Në
buzët e përthara,
me
një gojë të mbushur me mungesë,
ndërsa
fruti, në ajër plaket dhe një ditë
do
të thahet pa rënë,
si
një diell i vogël i refuzuar.
Ndërkohë,
unë mbledh farat që s'ekzistojnë
dhe
i mbjell në gjuhë,
duke
shpresuar të rritet një ditë.
KRISTAQ@TURTULLI
JANAR
1968- 2026
Me penelin e shpirtit
pikturoj petalet e dritës.
Pranvera
nuk pret derën e motit,
ajo
është brenda meje, zjarr i qetë.
Jashtë
shiu godet tokën si kujtime të ngrira,
qielli
ulërin mes lotësh të ftohtë
bora
kafshon rrugët me dhëmbë të bardhë,
Me
penelin e shpirtit pikturoj petalet e dritës.
derdh
ngjyra që ende s'ekzistojnë,
dhe
nga plagët e dimrit
rrjedh
një dritë e egër...
një
pranverë që nuk lind nga moti,
por
nga rebelimi im,
pemët
tashmë janë në flakërimë lulesh.
KRISTAQ@TURTULLI
Nipit tim, vogëlushit
Peter Turtulli
Shkëndijim
vezullues ndjeva në zemrën time,
mëngjesin
e pranverës kur linde, burim dritësie.
Gëzim
më dhurove vogëlush, ndjenjë krenarie.
Yll
i çmuar për mua je, ngrohtësi shpresëdhënëse.
Me
flladitje vogëlush erdhe mes nesh, me përtëritje.
Një
jetë kam jetuar, kam parë shumë ditë,
Në
stuhi jetova, krijova të panumërta shtigje,
S'krahasohet
asgjë me gëzimin e ardhjes tënde.
Dua
të mësoj fjalë të vërteta, të lashta, të reja,
Si
të mbrosh ëndrrat dhe të gjesh shpresa,
Të
tregoj si mund të jetë e nesërme bota,
Si
të përpiqesh, të zbulosh çfarë fsheh jeta.
Në
çdo e qeshur jotja, çdo buzëqeshje,
Për
mua është gëzim, është ripërtëritje.
Sepse
në shpirtin tënd, unë shoh ëndrrën time,
Breznitë
tona zinxhir lidhur në përjetime.
Rritu
vogëlush, rritu me shpresë e gëzime
Mos
ki frikë, mirësinë, bekimin pranë gjithnjë e ke,
Kur
të rritesh, për mua do jesh burim krenarie.
Nuk
ka rëndësi, do jem në tokë apo mbi re...
KRISTAQ@TURTULLI
Mars
2025- Mars 2026
Në bebe të syrit mbaj
lotin e ngrirë të nënosë.
Varur
qëndrojnë në degët e mështenkave,
Hënat
e zverdhura të fëmijërisë sime.
Mbi
to lëkundet lot i ngrirë i nënosë.
Zhumshëm
tundeshin sa herë frynte era.
Humba
në pyllin me hëna të zverdhura
Të
gjeja lotët e ngrira që kish varur nëna.
Përpiqesha
tu shmangesha pëllgjeve dhe hidhësive,
Më
lëndonin dhembët e yjeve.
Mbështillesha
me petkun e bardhë të mështeknave.
Në
bebe të syrit mbaja lotin e ngrirë të nënosë.
rëndonin
mbi çatitë e gërmuqura të shtëpive,
Rrëshqisnin
në sfalt më gjakosnin këmbët e zbathura.
S'më
dëgjonte kush kur zë dridhur përshpërisja:
'Ju
lutem blini bajame të pjekura nga nëna'.
Era
grindej, gërvishte rrugicat me thonjtë e pista.
Hënat
e zverdhura e viteve të largëta fëmijërisë,
Varur
qëndrojnë në degët e drithërimave,
Tunden
zhumshëm sa herë fryn era.
Në
bebe të syrit mbaja
Lotin
e ngrirë të nënosë.
KRISTAQ@TURTULLI
Kosovë, Tokë e Zjarrit
dhe e Dritës
Kosovë,
emër
që del nga dheu si psherëtimë,
si
gur i lagur me gjak e shi,
si
këngë që s'u këput kurrë në grykë,
Në
qiellin gri...
Kosovë.
Në
fushat e tua fryn era e lashtë
e
betimit e besës e bukës së ndarë,
e
nënave që pritën me sy kah mali,
e
burrave që shtrënguan tokën e të parëve,
E
zemra e tyre kurre nuk ndali.
Në
Prekaz u ndez një flakë
që
s'ishte vetëm zjarr armë,
por
dritë që kërkonte agimi,
Mbi
supet e historisë u ngrit emri
Adem
Jashari,
që
kurre nuk përkulet, si lisi
si
gur që nuk tretet në furtunë e shi.
Kosovë,
ti
u bëre flamur dhe plage
lot
dhe njekohesish këngë
Në
netët e errëta, me britma u mbush qielli,
ti
mbete gjallë në ninullat e nënave,
në
pëshpërimën e fëmijëve që mësuan fjalën "liri"
para
se të mësonin A, B C-ne.
Në
Reçak me zë të rëndë toka foli
bota
dëgjoi dhimbjen që nuk u fshi,
kujtimet
u ngritën nga hiri
Endrra
vigjëlonte majë lartësive per liri.
E
kur erdhën ditët e kthimit,
Me
hapa të lodhur u mbushen rruget,
por
me sy të ndezur nga shpresa.
Mbi
kupën e qiellit u hap një dritare,
Plot
drite, nga Prishtina
u
dëgjua fryma e një populli
mbijetuar
në ardhjen e çdo mëngjesi.
Kosovë,
lufta
jote nuk është vetëm armë,
është
mënçuri,
qëndresë
në heshtje,
është
gjuha që s'u ndal,
shtëpia
e rindërtuar gur mbi gur te syri.
Ti
je toka që botës i mësoi
se
liria lind nga dhimbja,
por
rritet me dinjitet dhe fisnikeri.
Kosovë
në
çdo agim që çel mbi malet e tua,
dielli
duket sikur ndalet një çast,
që
të përshëndesë
një
popull që kurrë nuk u shua.
KRISTAQ@TURTULLI
DËBORA BINTE PARA
DRITARES SIME
Dëbora
binte para dritares sime,
ngadalë,
si të kish frikë mos më zgjonte.
Me
kujdes zbriste çdo flok bore,
si
një kujtim që dhemb pa zhurmë
mbi
gjërat që s'janë më.
Bora
bardhë zbardh gjithçka,
por
mallin s'e mbulon.
Ai
zgjuar rri,
si
një dritëzë e vogël
në
fund të shpirtit tim
Më
merr për dore
dhe
më çon te Korça ime,
në
rrugët ku bora kishte emër,
ku
nata këndonte serenata
dhe
zemra
s'dinte
ç'ishte largësia.
Bora
bie, ngadalë bie
më
çon te nëna ime:
te
zëri i saj i butë,
te
dora e saj që borën fshinte,
nga
supet e mia të vogla,
te
ndriste fëmijëria...
Por
unë fëmija nuk e dija
Sa
shpejt nxitonte dhe ikte jeta.
Tani
këtu, milje larg, bora bie ndryshe.
E
bardhë.
E
qetë.
Akull
e ftohtë.
Por
brenda saj
fsheh
një ëndërr të vjetër
atë
që më mëson
se
gjithçka që humbëm
Mes
nesh, ende jeton.
KRISTAQ@TURTULLI
Vitet e mërgimit
vërtiten si gurë në tespihe
Vitet
e mërgimit vërtiten si gurë në tespihe
Ne
atdhe njejta dajre bie
Në
gishtat me kallo të shekujve.
Dallgët
pështjellimi e rrokopuje
ngrihen
mes lotësh, male.
Këngët
joshëse të sirenave
të
dehura rrinë
mbi
dete dhe oqeane.
Skërmiten
ujqit mes fshatrave që nuk gjenden në pyje
Muret
e rrënuara grinden me erërat anonime
Qytetet
përtypen në heshtje,
mbeten
sa një guaske veze.
Secili
prej nesh, ndoshta një Odise më vete,
secila
grua, ndoshta një Penelopë pa sepete.
Brezlëshuar
mbeti fjala brezave.
Makinat
shkojnë e vijnë mjegullnajeve.
Shalli
i nënës: dert, mall, dhimbje,
shtëllungë
e ronitur reje.
Amaneti
i babës: gërmuqje e shkëndijë rrufeje.
Malli
i pashuar mbeti në shkrepa dhe brigje.
Në
memorie mbeti serenata e hershme:
"Dua
më shumë Shqipërinë."
A
mund të jetë kjo e vetme?
Atdheu
bëhet gjithnjë përgjysmë,
Pa
amanete?!
Vitet
e mergimit verteten si gure ne tespije.
Ne
ardhe e njejta dajre bie...
KRISTAQ@TURTULLI
Motrës
sime Krisanthi ( që u nda nga jeta para dyvjetësh)
Motra
ime e brishta, shpirt bukura,
ëndërr
çiltëra.
Dikur
me fustane basme, të holla,
mollëza
të përskuqura
nga
ëndrra që s'u tha.
Me
gishta të bardhë, delikatë,
në
dritaren me stalaktite
vizatoje
zogj pendëartë.
Hu,
hu — hukatnin
doçkat
e mia të vogla, të ngrira.
Mi
puthje, mi ngrohje me buzët e bukura.
Jashtë
skërmitej e ftohta, ngrica,
qielli
mbushej me lot kristalorë.
Doje,
motra ime, të krijoje diell të ngrohtë,
Qiell
të kaltër, me zogj këngëtarë,
pa
shpendë grabitqarë.
Ndaj
në qiellin kristaltë vizatoje,
Pranverë,
nuse të veshura me fustane
të
bardha nusërie...
Por
ishte dimër, tmerrësisht ftohtë,
dhe
zogjtë të trembur fluturonin, një nga një,
me
mot të vranët dhe rrufe
drejt
të largëta, të pajohura vise.
E
ëmbla motra ime,
të
mundonte vetmia e madhe,
edhe
pse gjendeshe
mes
një turme zhurmëmadhe.
Si
zog i brishtë dridheshe,
nën
një strehëz të vogël,
nën
furtunë shiu dhe ere.
Krisanthi
e mira motra ime,
krahë
dallëndyshe në qerpikë,
Ngado
dhuroje botë drithëruese mirësie,
dëlirësie,
dhembshurie, dashurie.
Sërish
hidhje në kanavacën e bardhë
një
diell me shtatë ngjyra drite
dhe
zogj pelikanë pendëartë.
Dhe
pse ike, motra ime mbete,
mirësia,
dashuria, vlera, fisnikëria vetë,
që
rrallë bën nëna në këtë jetë.
KRISTAQ@TURTULLI
BORA, NËNA DHE UNË
Bie
bora para dritares sime.
E
shoh nënë dhe të flas në heshtje:
e
mban mend këtë borë të bardhë,
Shpesh
me ere dhe furtune?
Ti
nuk përgjigjesh me fjalë.
Në
këtë fund dhjetori vjen me ngrohtësi,
si
një dorë e butë shallin më rregulloi
Tani
në moshë të thyer, zemra më drithëroi.
Në
hatulla, pëllumbat strukur janë.
"Mos
u trembni," u thoshe nënë,
"dimri
kalon, ju ngroh nëna"
Ashtu
siç ma thoshe mua
kur
kthehesha nga shkolla duar të ngrira
dhe
sy nga thëllimi të lagura.
Bora
e bardhë bie ngadalë
Më
çon larg, ku nata këndonte serenata
dhe
ti nënë dritaren hapje ngadalë,
kënga
të më përkundte, të më zgjonte.
Të
kujtoj nënë, te pragu i derës më prisje,
Bora
e bardhë të zbardhte flokët e bardhë,
Më
përcillje, sikur bota të mbaronte pas meje.
Sot,
bora e bardhë bie ndryshe.
Zëri
yt më përgjigjet në çdo heshtje.
"Jam
këtu, aty ku më mendon,
sa
herë bie dëbora, sa here ka ere dhe furtune,
ti
vjen heshtas, ëmbël te unë,
Nene.
Si kjo bore e bardhë ...
Dhjetor
26. 2025
KRISTAQ@TURTULLI
FUND VJESHTE
Fund
vjeshte
Oh,
ja!
Pelerina
e gjelbër e barit u tha.
Fletët
e fundit, të zverdhura,
ngadalë
rane,
me
lëndim pyllin lanë,
ngjyrat
e mrekullueshme
shkuan,
u tretën,
si
vegime që veniten në kujtesë.
Purpuri,
freskia,
flokët
kaçurrela të mëngjeseve,
rruazat
e argjendta të vesës,
Ne
mjegull u shkrinë,
Dhe
faniten si relike të vjetra.
Oh,
ja!
Si
femër e lënduar,
vjeshta
fustanin flaku,
varëset,
vëthët e arta,
të
kuqen e buzëve
me
lot e lau,
me
dhimbje e fshiu.
Sekretin
e saj të fundit,
plakërinë,
e
zbuloi pa druajtje.
Moskokëçarëse,
gjarpëruese,
bryma
zbret,
depërton
në palcë, të përvëlon.
Oh,
ja...
Fleta
e fundit ra.
Dhe
vjeshta,
marrëzisht,
drejt zhdukjes
shkau.
Por
përsëri një puthje e fshehtë
E
një hënë të bardhë u dha...
Shkelqimi
dimeror mbi qerpikë ra...
Kristaq@Turtulli
SIKUR FARE PAK TË MË
DESHE...
Sikur
fare pak te me deshe...
Hënën
si medalion në gjoks do kishe,
Me
mrekullinë shumëngjyrëse të vjeshtës do visheshe,
Si
princeshë do rrëzëlloje.
Ashtu
e magjishme do më dashuroje..
U
përkuqe,
mënjanë
kryet ktheve.
Kujtova
se ishin naze.
Çuditërisht
ylli polar ne mes u thye,
Nuk
mundi te dergonte pershendetje.
Sikur
fare pak të më deshe.
Më
dëgjon, sikur fare pak të më deshe...
U
përtype, s'fole,
E
përhumbur, mes të natës, udhën e shkretë humbe .
Krisën
yjet si xhama, ranë përdhe
i
bëri gjerdhan ne qafë,
qeni
me këmbë pate...
Hej,
sikur fare pak te me deshe...
Ti
nenqeshe,
Moskokëçarëse,
shkunde nje peme vjeshte.
U
thyen nje nga nje
shkallinat
e argjenda,
Shpresa
të ngjitesha
Në
liqenet vezulluese të hënës u pre.
Sikur
fare pak të më deshe.
Do
pija me nje frymë
Verën
e butit të endrrave.
Ti
qeshe,
Do
deheshe, më the. Bota me ty do talleshe.
dhe
syrin e majte perdrodhe.
Era
më tundi, shkundi si karthje.
Degdisi
tutje një fjalë zemre.
Rrëzoi
përdhe gjethet nje pylli vjeshte.
Eh
! Sikur fare pak të më deshe,
Të
bëje reale një puthje.
Do
kish shumë puthje,
drithërima
të sinqerta dashurie,
Qielli
do ishte në perskuqje mirësie...
Sikur
fare pak të më deshe...
Me
perden e mjegulltë qeshjen fshive,
Me
the: Hej, të gjitha jane imazhe
Yjet
dhe hënën i kemi me vete...
Si
mundemi kur ato i theve?!
Do
gjenden ne te tjera universe...
Ah!
sikur fare pak të më deshe...
KRISTAQ
TURTULLI