Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Milazim Zeqiraj: 9 Prilli 1999, fitorja mbi armikun

| E enjte, 09.04.2026, 06:44 PM |


Milazim Zeqiraj

9 Prilli 1999, fitorja mbi armikun

(Thyrja e kufirit në Koshare)

Kufiri,

vijë e lodhur,

duke ndarë frymën,

atë që s'ndahet.

Katana e Veterani

me shokët —

shkëndija në breg,

heshtjës i vunë zjarr.

Zjarri i tyre,

nuk djeg gurin,

por kuptimin e tij

2.

Vija,

plagë mali.

Kur dhimbja,

thërret emrin,

heshtja thyhet.

Flamuri,

zemer në erë.

Dhimbja,

në dritê,

gjen shërim.

3.

Zjarri në kufi, nuk pret.

Kufiri thehet,

emri lind.

Vija,

mendim i ngrirë,

i vendosur me dhunë,

në flakë e gjën fundin.

Aty ku ndahej mali,

Horizonti,

Dielli hyn e del,

pa frikë.

4.

Kosharja,

më shumë se emër,

Kod.

Vija thehet,

Gjelbrimi e mbulon.

Flamuri ngritet në duar,

pa frikë.

Zjarri i UÇK,

u bë dritë.

Nuk shuhet kurrë.

Liri pa vijë,

Kosovë e Shqipëri.

Një flamur

që merr frymë me ne.