| E enjte, 09.04.2026, 06:41 PM |

Falsifikimet ruse ne krijimin e Serbisë
Nga
Fahri Xharra
Ne
fakt Serbia nuk ishte krijue si një shtet i cili po buronte nga e drejta
historike,por si një projekt Ruso-madh për t'krijue nje entitet sllav i cili në
fazat e mavonshme ishte parapare t'i bashkohej të ashtuquajtures "Botë
sllave" që pretendon shtrimjen deri në ujërat e ngroheta të Mesdheut.(
Xhelil Arifi)
Asnjë
e drejt historike nuk e mbronte krijimin e shtetit dhe kombit serb, sepse Rusia
qe ne shek.17 -të qellimin e saj e arsyetoi thjesht me manipulimin e termit
"serv", "greco-servian" që në vetvete ishte një term latin
për besimtarët e fesë ortodokse duke i quajtur "sherbëtor" .
Serbët
e sotëm ende vazhdojnë të njejtin mashtrim së pari të vetvetes e pastaj edhe të
tjereve me termin "serv",
E
kemi në dorë një dokument të Republikes se Venedikut per ortodokset e Dalmacisé
të vitit 1755, vit ky kur serbët nga trillimi i Rusisë ishin ende në
laboratorin e fasifikimit .
Shprehja
italiane "Nazione Greca Serviana" është shumë domethënëse dhe duhet
kuptuar në kontekstin historik të shek. XVIII, jo me kuptimin modern të
"kombit"
Çfarë
do të thotë "Nazione" në atë kohë?
Në
dokumentet e administratës veneciane apo austro-hungareze, fjala
"nazione" nuk nënkuptonte domosdoshmërisht një komb etnik si sot, por
shpesh:
një
bashkësi fetare
një
komunitet juridik-administrativ
një
grup njerëzish me rit të përbashkët kishtar
Pra,
është më shumë term institucional sesa etnik.
2. "Greca" –
dimensioni fetar
Fjala
"Greca" zakonisht i referohet:
ritit
ortodoks lindor (bizantin)
Jogrekëve
etnikë
Në
shumë dokumente të kohës:
"grek"
= ortodoks
"latin"
= katolik
Kjo
vjen nga trashëgimia e Perandorisé Bizantinev ku gjuha liturgjike dhe kultura
kishtare identifikoheshin si "greke".
3. Pra, çfarë është në
të vërtetë "Nazione Greca Serviana"?
Në
praktikë, kjo shprehje i referohet:
një
komuniteti ortodoks (rit "grek")
që
nuk ishte i lidhur me strukturën kishtare serbe
Kjo
mund të përfshinte
shqiptarë
ortodoksë
vllehë
(arumunë)
ose
të tjerë, të gjithë nën të njëjtin organizim kishtar
4. Pse është e
rëndësishme?
Ky
term tregon qartë një realitet historik :
identiteti
në Ballkanin e shek. XVIII ishte shpesh fetaro-kishtar, jo kombëtar si sot
administratat
e huaja i klasifikonin njerëzit sipas ritit dhe juridiksionit kishtar, jo sipas
gjuhës apo vetëdijes etnike
1. Regjistrimet
veneciane (Dalmaci, Venedik, Shqipëri e Veriut)
Në
dokumentet e Republijes se Venedikut, komunitetet ortodokse shpesh quheshin:
"Nazione
Greca"
ose
"Greco-Serviana"
Këtu
përfshiheshin:
shqiptarë
ortodoksë nga veriu dhe jugu
vllehë
(arumunë)
sllavë
Arsyeja:
klasifikimi bëhej sipas ritit bizantin, jo sipas gjuhës.
Në
disa qytete bregdetare (si Kotorri, Zara, apo edhe në zonat shqiptare), një
shqiptar ortodoks mund të figurojë si "grek" vetëm sepse ndiqte
liturgjinë lindore.
2. Dokumentet osmane dhe
termi "Rum"
Në
Perandoriné Osmane, të gjithë ortodoksët regjistroheshin si:
"Rum"
(romakë / bizantinë
grek
bullgarë
shqiptarë
ortodoksë
Pra,
një shqiptar ortodoks në Korçë apo Berat identifikohej administrativisht si
"Rum", jo si "shqiptar".Kjo lidhej me autoritetin e
Ptriarkanes Igumenike të Stambollit që përfaqësonte gjithë ortodoksinë në
Perandori.

