| E premte, 03.04.2026, 06:50 PM |
Lazim Miftari
Ligji
i Qëndresës
Bora
çahet.
Bjeshka
merr frymë.
Toka
zgjohet.
Asgjë
nuk ka vdekur.
Nën
dhe – kujtesa.
Mbi
dhe – njeriu.
Mes
tyre – një emër që nuk shuhet.
Kthehet.
Jo
si mysafir,
por
si i zoti i dheut të vet.
Guri
e njeh.
Era
e thërret.
Toka
e pranon.
Pranvera
nuk vjen.
Ajo
shpërthen.
Gjaku
nuk harron.
Fëmijët
nuk janë vetëm zë –
janë
e nesërmja që flet sot.
Bujku
nuk mbjell vetëm bukë.
Ai
mbjell kohë.
Ai
mbjell qëndresë.
Çdo
brazdë – dëshmi.
Çdo
hap – betim.
Dielli
nuk ngroh.
Ai
dëshmon.
Se
jeta pa liri
nuk
është jetë.
Dhe
njeriu
ose
qëndron,
ose
zhduket.
Pranvera
e bardhë
nuk
është stinë.
Është
provë.
Ata
që qëndrojnë
quhen
gjallë.
---
Lazim Miftari
Prishtinë 2 Prill 2026