| E hene, 30.03.2026, 05:56 PM |
Sevdail Hyseni
Satirike
Vegza
politike
Në
Luginë dielli lind me rekomandim,
e
hëna s’del pa “vegzën” autorizim;
edhe
era kur fryn, pyet me përulësi:
-
Te kush të lidhem që të jetoj si zotëri?
Vegza
- fjalë e vogël, me peshë e “vlerë”,
si
një çelës magjik që hap çdo derë.
S’të
vlejnë diploma, as djersë, as dije,
po
s’pate vegzë, mbetesh gjithë nën hije.
Në
zyrë hyn një zonjë torbën me flori:
-
Erdha për nipin, ta bëj shef sektori!
Zyrtari
qeshi: - Keni vegzë, oj mike?
-
Kam, posi! Në pushtet e vija politike!
Një
tjetër u bë brenda natës drejtor,
as
shkronjat s’i njihte mirë në fjalor;
por
kishte një dajë, një mik të vjetër,
që
i lidhte nyjat më fort se cilido tjetër.
E
kështu ky rreth qarkor rrotullohet,
ku
merita fle dhe mediokriteti zgjohet;
ku
fjala e urtë kthehet në ligj konkret:
-
Pa vegzë, o mik, as dera s’të troket!
Dhe
populli ia thotë këngës pa pengesa:
-
O kundrat e zeza, çorapet me vegza!
Se
jeta u bë si një leckë e vjetër pazari,
çdo
vrimë mbulohet me lidhje “solidari”.
Kur
vegza bëhet normë e drejtësia shaka,
nyjat
zëvendësojnë vlerat me “temena”;
ndoshta
një ditë duhet të pyesim, pse jo:
Të
jetojmë me vegza, apo t’i zgjidhim ato?
(Karikatura marrë nga
interneti)