Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Tahir Bezhani: Intimë jete

| E hene, 30.03.2026, 06:43 PM |


Tahir Bezhani;

cikël me poezi:

Intimë jete:

LARTËSIA

Kur synon lartësitë

Numëroj shkallët e zbritjes

Pa i bërë dëm çatisë...

AROMA

Kur nuhatë lulet

Polemin  mos e shkund

Leja  bletës ushqim

Shëndeti yt...

BUKURIA

Bukuria pjesë e jetës

Dhuratë e natës erotike

Mos e shfaq kudo

Përgjaket grishjeve...

KUR TË KËNDOSH

Mbylli sytë kur këndon

Nëse e din këngën përmendësh

Kur rrjedhin  lotët

Fshij djersët qukave...

VDEKJA E SKAMNORIT

Ejani  në të pame

Ka vdekë  skamnori i lagjes

Nuk ka lënë  pasuri prapa

Vetëm fjalët e mençura

E një shekull histori ...

HIJA E MBRËMJES

Në muzgun e mbrëmjes

Shtohet frika e natës

Ëndrrat përplasen

Rrugëtimeve trishtuese

Trishtimin e  mbyt dita

Me rreze dielli... .

ASGJË...

Asgjë nuk bëra dje

Provokova sot durimin

Formulë mashtruese jeta

Në zbehtësinë e saj  boshësi

Asgjë pas....

VALËT

Më parë trazohet deti brenda

Pastaj tërbim valësh

Ushtimë  në hapësirë

Vargëzim thneglash notojnë

Tërësia e qetësisë

Ditën tjetër...

DHUNA

Kam durimin e gurit

Dëboj dhunën me sy mbyllur

Ashti nuk qan as kur dhemb

Bukuri e mbjellë në shpirt...

Gjakovë,mars,2026