Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jahja Kokaj: Rrena për kanibalizmin e organeve njerëzore në Veri të Shqipërisë...

| E shtune, 28.02.2009, 09:13 PM |


Jahja Kokaj
Jahja Kokaj
RRENA PËR KANIBALIZMIN E ORGANEVE NJERËZORE NË VERI TË SHQIPËRISE: ZHURMË E VJETËR INFORMATIVE PËR TI KAMUFLLUAR PROBLEMET E REJA POLITIKE SERBE
    
Nga Prof. Dr. Jahja Kokaj

Kuc01.kuniv.edu.kw

Makineria prapagandistike serbe me gjysëm të vërteta dhe me shumë mashtrime e zhurma të ngjajshme informative në duet me makinerinë e ngjashme ruse, nuk ka të ndalur. Të vetëdijshëm që kanë humbur shpresën që Kosovën ta këthejnë nën këthetrat e tyre sunduese, ata “nuk po lënë gur pa zhvendosur” në planin politik dhe prapagandistik ndërkombëtar, me mëllefin e tyre kundër zhvillimit të Kosovës së re.
Makineria propagandistike serbe e orkestruar nga Boris Tadiç në simbiozë me Kishën orthodokse dhe ekzekutuar nga Vuk Jeremiç me ushtrinë e tij diplomatike, në shumë vende të Botës, ka arritë që me ndihmën ruse ta ngadalsojë dukeshëm dinamikën e njohjeve të reja të Kosovës, ka arritë të gjenerojë  gjashtë pika famekeqe të Ban Ki Munit dhe dërgoi çështjen e Kosvës në sistemin juridik të Hagës. Ndonëse vendimet legale në fjalë nuk do të kenë karakter obligativ juridik, kur këtyre veprimeve armiqësore i shtohen edhe veprimet destruktive politike në veri te Kosovës dhe enklavat serbe, doemos shkaktohen dëme të mëdha gjatë konsolidimit të Kosovës së re, si shtet demokratik në këto kohëra të vështira ekonomike.
Kulmin e prapagandës serbe e arrinë prapaganda e pabazuar mbi të ashtuquajtuat organe të nxjerrura  të të burgosurve serbë nga UÇK, gjatë luftës në Kosovë.
Konglameratin e supes që makineria informative prapagandistike serbe tani me të madhe po e krip me një “lajm të ri” të cilin e vë në ballë të emisioneve informative se kinse “u zbuluan evidencat mbi marrjen e organeve nga të burgosurit serbë në veri të Shqipërisë”. Këtë kripë informative, këtë rrenë të kullet e shoqërojnë me disa foto, ku shihen disa  ushtarë të UÇK-së dhe nje foto e një shtepije shumë të vjetër në veri të Shqipërisë.  Shtëpia është e tipit mesjetar. Nga imazhi i saj, muret , pullazi dhe dritaret shihet qartë që bëhet fjalë për një shtepi shumë të vjetër qindvjecare me brendësi të kushteve të varfëra, në brendësine e së cilës kushtet jetësore dhe higjenike janë drastke, pa ujë të rrjedhshëm dhe me kushte shumë të dobëta për kërkesat bashkohore jetësore higjenike.
Që kjo shtepi e izoluar në malet e largëta të veriut të Shqipërisë të përdoret për transplatimin e organeve njerzore, është absurd, jo vetem medicinal, por nje konstatim të këtille mund ta besojë vetem dikush që ka shkallë të theksuar të çmendisë.
 
Këtë e dinë edhe autorët e kësaj rrene të  kulluet. Por një proverb thotë: Nëse një rrënë e liruar pëseritet disa herë, ajo mund t’i shërbejë qëllimit të saj. Autorët e saj nuk janë naivë, ata e dinë që kushdo që ka logjikë nuk do të besojë, e dinë që kjo kurrë nuk do të verifikohet si e vërtetë.  E dinë që për këtë trillim absurd dhe të pabazë, kurrë nuk do të akuzohet askush në mënyrë zyrtare. Së fundi një ekspert mjeksor serb, për të cilin kam shkruar edhe më parë,  i cili në karrierën e tij mjekësore kishte kryer shumë transplatime, në nje emision televiziv thotë që një konstatim i këtillë është absurd. jo vetëm mjeksor, por edhe jashtë çdo logjike të mudeshme. Për veprime të këtilla mjekësore nevojitet një ekip i tërë ekspertësh, i kirurgëve dhe lëmive tjera mjeksore, konstatonte eksperti në fjalë, i cili shprehej me nervozizem kur fliste për këtë absurd informativ. Ai shprehej para kamerave, duke mbajtë duart e kryqzuara në krahnor. Pas disa provokimeve dhe pyetjeve të ciat ia parshtronte udheqja e emisionit televiziv, ai me nervozizëm ngrttite doren e tij lart me nje lëvizje të shpejtë të gishtit tregues, duke mohuar çdo mundësi të trasplantimeve të organeve në kushtet absolutisht të pavolitshme. Edhe nëse supozojmë, në mënyrë hipotetike, që diskush  ka sjellë  një ekip ekspertësh në këto male të largëta dhe të izoluara të veriut të Shqipërisë, kushtet higjenike, izolimi fizik, pa komunikacion dhe pa kushte minimale, përjashton çdo mundësi të këtillë, përfundonte shumë bindëshëm eksperti serb në fjalë.
Me datën 26 Shkurt, 2009 në mjetet informative televizive serbe lajmi kryesor në fillim të të gjitha emisioneve ditore ishte: “Komiteti juridik serb për krimet e luftës që punon në koordinim me  Hagën, identifikoi individët dhe vendet të cilat kanë kryer transplatimet e organeve njerëzore në veri të shqipërise”. Në ekran shihen disa shkallë që të çojnë ne një tunel, shihet shtepia e përmendur në veri të Shqipërisë dhe disa foto të grupeve të UÇK-së. Këto imazhe i përngjajnë nje përralle me  “fakte” irlevante dhe të palidhshme logjikisht. Vjen fjala, se si me këtë tunel apo shkallë qe të dërgonin në nje thellësi, mund të ngjitet dikush në shtëpinë që menjëherë shihet pas imazhit të shkallëve. Çdo shikues që ka logjikë e kuptonte që titulli i lajmit në fjalë, aspak nuk korrespondonte me imazhe të cilat nuk kishin kurrfarë lidhje logjike.
Por vjen pyetja, pse tani? Pse edhe  një herë pas disa kohësh aktualizohet ky lajm senzacional? Përgjegjjën në këtë pyetje mund ta gjejmë në situatën aspak të lakmueshme në të cilën politika  serbe dhe Shteti Serb gjendet momentalisht:

1. Këto ditë po arrihet verdikti, dënimi i merituar për krimet  e kriminelëve serbë, të cilët në kohën e krimeve drastike ndaj shqipetareve të Kosvës, në vitin 1999 gjendeshin në poste të larta shtetërore ushtarake. Këta kriminelë jane: Millutinoviçi ( Prsident i atëhershëm i Serbisë), Shahinoviçi (funkcionar i lartë i Federatës Jugosllave), Paunoviçi (Gjeneral i ushtrisë serbe që bashkë me policinë dhe paramilitarët  kryen krime trishtuese ndaj shqipëtarëve). Këta dhe disa të tjerë të këtij grupi famkeq, të cilët ishin të koordinuar nga Milloseviçi, në ditët vijuese do të gjenden në front informativ të shtypit botror. Pra Bota do të sheh edhe një herë të vërtetën e krimeve serbe mbi shqipëtarët e Kosovës. Në mënyrë imperative edhe nje here aktualizohet nevoja e ekzistencës së Shetit të Kosvës si formë e shpëtimit nga krimet serbe në të ardhmen.

2. Në bazë të edukatës shpeshëherë të eksponuar prepotente serbe, kur një i ri Milladin Kovaçeviç, me banim në Amerikë, rrahi një amerokan, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, Konsullata lokale serbe ia bëri të mundur ikjen e tij nga SHBA, duke e pajisur me pasapotë serbe dhe realizuar ikjen e tij në Serbi. Tani prepotenca apo arroganca, jo vetëm diplomatike, por edhe njerëzore serbe, shprehet në atë mënyrë që ata nuk pranojnë që Kovaçeviçi të këthehet në SHBA dhe t’i jepet dënimi i merituar. Shteti serb shkon aq larg, siç lajmron gazeta serbe ”Politika”, sa do të aranzhmojë një pagesë prej  1 milion dollarësh , vetëm për të mos e dorzuar Millutinoviçin autoriteteve amerikane për t’u dënuar në gjyqet e tyre demokratike. Natyrisht inividët  apo qeverinë amerikane nuk  i joshë 1 milion dollarë, ata insistojnë që për shkak të demokracisë, të thehet ky qëndrim kokëfortë i Serbisë zyrtare, dhe krimineli në fjalë të dorzohet. Në këtë skandal apo kolizion shumë të papëlqyeshëm me drejtësinë ndërkombetare, në të cilën qeverija serbe referohet shumë shpesh kur flet për Kosovën, ajo gjendet në një situatë serioze diplomatike dhe politike.

3. Porepotenca e diplonacisë apo politikës serbe këto ditë gjeneroi edhe nje skandal tjetër. Në të vërtetë Ministri i punëve të jashme, Vuk Jeremiç, i njohur me paraqitejet e tij prepotente, qoftë me pamje vizuele flamboyante, qoftë me strukturë stërpompoze të fjalive të shprehura në Kombet e Bashkuara, në oraganet e Bashkesisë Europjane, qoftë edhe në biseda me ministrat dhe diplomatët tjerë, këto ditë arriti një kulm skandaloz. Në Beograd, gjatë bisedës me të dërguarin e Havier Solanës, ai me sjellejt e tij të përmendura e ofendoi diplomatin në fjalë në mënyrë flagrante. Me këtë skandal u shpalua në mënyrë eksplicite fytyra e vërtetë e Jaremiçit dhe politikës serbe, të cilën ai reprezenton në Botë. Edhe më parë ai diplomantëve botërorë iu shkonte në nerva me thënien e tij shpesh të përseritur “Mjaf është mjaft” ( të cilën e drejtonte kundër insistimeve që Serbia të demokatizohet në menyrë te mirëfilltë dhe që ajo ta tarjton në mënyrë gjegjëse çështjen e kriminelëve të luftës).

4. Çështja e mosdorzimit të kriminelëve Mladiç dhe Haxhiç në Europë dhe në Botë, ka përmasa aq të mëdha sa që hapat e levizjes vijuese kah Europa e Serbisë, i kushtëzohen me zgjidhje e këtij problemi.

5. Jeremiç në inetrvistën e tij të fundit njëorëshe në RTS thekson, atë që Tadiç shpesh e përserit,  tri prioritete kryesore paralele të politikës serbe: Hyrja në BE, “ruajtja e Kosmetit” dhe fqinjësija e mirë serbe me shtetet regjionale”. Edhe bashkebiseduesi por edhe çdo njeri që njeh germat e para  politike-diplomatike e di që këto tri qëllime janë të kundërthënshme me njeratjetrën, aq sa ta fusish elektronin në bërthamë të atomi, apo t’i bashkosh dy pole në një pikë. Ky qëllim Don-Kishotjan është i pa realizueshëm, nga se për t’u antarësuar në BE, Serbia duhet të jetë në fqinjësi të mirë me shtetet fqinje. Kurse pa pasur fqinjesi të mirë me Kosovën e rekognisuar nga shumica e shtetetve të BE, Serbia nuk do të ketë shans të inetgrohet në BE. Po të ndodhte  kjo, Kosoës do t’i mbylleshin dyert në mënyrë afatgjate për t’u integruar në BE. Këtë vetë BE nuk do ta lejonte kurrsesi.
Këto që i numeruam bashkë me problemet ekonomike, janë vetëm disa probleme politike dhe diplomatike, me të cilat sot përballet Serbia. Në këte situatë, vendosja e imazheve: disa ushtarë, disa  shkallë, nje shtëpi e vjetër dhe disa fjalë bombastike, të cilat nuk kanë aspak lidhje logjike kauzale me imazhet në fjalë, janë zhurmë politike e Serbise zyrtare  për të gjeneruar një kamufllazhë, në radhë të parë,  para qytetarëve të saj, por  eventalisht edhe para shikuesve ndërkombëtarë, të cilët nuk kanë interesim të mendojnë për atë çka shohin. Kamufllimet me këtë zhurmë të çuditshëme, Serbia zyrtare e bën posaçerisht në këto ditë kur anketat e kryera profesionale tregojnë që ma se 62% te qytetarëve serbë, të Serbisë  thone që Serbia e ka humubur Kosovën pergjithmonë.