| E shtune, 28.03.2026, 06:54 PM |
Saktësia e një analize politike!
Shkruan: Florim Zeqa
Kosova duhet t'i kthehet realitetit të krijuar politik dhe
gjeostrategjik. Të vetmin shpëtim e kemi në tolerancë dhe unitet, në
bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve të spektrit politik, ngase ndodhemi
para sprovave të mëdha në planin ndërkombëtar. Edhe pse ne po mundohemi që ta
harrojmë, BE-ja nuk e ka harruar Asociacionin e Komunave Serbe në veri, të
arritur me marrëveshje ndërkombëtare dhe të ratifikuar në Kuvendin e Kosovës!
Lakmia nuk ti vërbon
vetëm sytë, ta bllokon edhe trurin
Analiza politike duhet të jetë e bazuar në fakte dhe
paanshmëri ndaj zhvillimeve politike dhe shoqërore, në të kundërtën krijon
mjegull dhe pasiguri tek qytetarët.
Nuk është e thënë rastësisht se e vërteta vret më shumë se
plumbi!
Sa e vështirë është për të qënë objektiv në trajtimin e
temave!?
E aq më tepër kur je i paanshëm dhe i pavaur në aspektin
politik!
Kjo të krijon armiqësi të paimagjinueshme me militantët
partiakë!
Vështirë të thuhet e vërteta në mesin e shumë gënjeshtrave
dhe spekulimeve!
Sa herë që e analizojë një temë të nxehtë politike,
militantët dhe naivët politik më rreshtojnë në një parti politike!
Sikurse në çdo lojë që del vetëm një fitues, në secilin
zhvillim politik ekziston një e vërtetë e vetme, e jo dy apo më shumë!
Sado e kthjellët të jetë e vërteta, dikush mundohet që ta
justifikojë të pavërtetën duke e vendosur të keqën para të mirës!
Madje, në disa raste, siq ishte parashikimi im rreth
verdiktit të Gjykatës Kushtetuese për 'Dekretin e Presidentes', i cili doli të
jetë plotësisht i vërtetë, prodhoj reagime të fuqishme dhe hipotetike nga një
pjesë e opinionit vendor!
Më thanë: "Po ia mban anën Albinit e po e sulmon Vjosën
për inati të LDK-së"!
Deri në këtë nivel bien paragjykimet e njerëzve!
Por unë nuk e kam problem!
Madje, ndjehem mirë që iu paraprijë ngjarjeve dhe nuk ju
shkojë atyre pas!
Unë jamë nga më të zëshmit që e kam kundërshtuar përafrimin
e Vjosës me Albinin gjashtë vite më parë!
Sepse kam qenë i bindur, se kjo lidhje politike nuk ishte
krijuar mbi bazën parimeve të shëndosha politike, por krejtësisht ishte e
mbështetur në interesa grupore për të kënaqur egot personale!
Sjellja përverse e Vjosa Osmanit e vërtetoj katërçipërisht
shqtësimin tim të logjikshëm të gjashtë viteve më parë!
Përversiteti i Vjosa Osmanit e ka futur vendin në kriza të
vazhdueshme politike dhe institucionale, duke shkaktuar dëme të mëdha
financiare dhe dëme të pariprueshme politike për shtetin.
Politikanët paragjykues dhe pa vizion të qartë gjithnjë i
fajësojnë të tjerët për gabimet dhe dështimet e tyre kur nxiten nga lakmia për
pushtet dhe përfitime përsonale.
Kritika e shëndoshë dhe vetëkritika të çojnë drejt të mirës,
kurse, inatet dhe vetëkënaqësia të dërgojnë drejt humnerës së pakthim!
Vjosa Osmani nuk e pranoi kritikën dhe sugjerimin tim të
sinqertë dhe ia ku përfundoj!
Për të qenë objektiv, të gjitha këshillat Vjosës asokohe ia
kam dërguar në privat burrit të saj-Prindon Sadriut!
E ftoj që t'i bëjë publike të gjitha!
"Ata që nuk i dëgjojnë këshillat e mikut, i përjetojnë
prapaskenat e armikut"!
Lakmia nuk ti vërbon vetëm sytë, ta bllokon edhe trurin!
Kur e fillova shkrimin nuk e mendova që do t'a personalizoj
kaq thellë, por ia që fjala e nxjerrë fjalën dhe e vërteta del në shesh herët
apo vonë! Edhe pse u hapë rruga të shkojë edhe më thellë për LDK-në, nuk do ta
shkeli betimin e dhënë publikisht ditë më parë në shkrimin lamtumirës për këtë
subjekt politik!