| E hene, 23.03.2026, 05:19 PM |
I shkreti zog...
Albert HABAZAJ
Nuk është
aq e bukur sa duket dëbora,
Nuk është
aq e pafajshme sa na thonë,
Ta dini:
ajo është katile e tmerrshme,
Ta dini:
një zog i vogël dha shpirt në borë!...
Nuk
fluturoi më dot në qiell me shokë,
Vocërraku
kishte rënë në mes të rrugës,
I kishte
ngrirë zemra simbolit të lirisë,
Përmbysur
e gjeta kur kthehesha pas punës.
Në
nënshtrimin e tij ndaj fatit, më dukej
Aq i
mrekullueshëm, sa e mora në dorë,
E vendosa
të prehej mes një gjelbërimi,
Iku nga
jeta, i shkreti zog. Ah, moj borë!...