Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: ”Bajrami” me protokoll

| E hene, 23.03.2026, 06:48 PM |


Sevdail Hyseni

Satirike

”Bajrami” me protokoll

Bajrami i Madh erdhi si gjithmonë,

me agjërim e lutje në Luginën tonë.

Muaji i sakrificës kaloi qetë me vrap,

me vitra, sadaka e zeqate për sevap.

Festa e Bajramit dikur vinte me lezet,

me urimin: Paçi fat, shëndet e bereqet!

Tani këto ndryshime dikush na i solli,

festa e Bajramit vjen me ftesë “protokolli”.

Nëpër restorane shkëlqet solidariteti,

me vulë partie e nënshkrim kabineti.

Politikanët me buzëqeshje bajramore,

japin kartëvizita si në fushatë zgjedhore.

Një Hoxhë u përpoq të flas për sakrificë,

por mikrofonin ia mori një “spikericë”:

- Faleminderit për mesazhin shpirtëror,

tani kalojmë në fotografim… miqësor!

Dhe kështu Bajrami i Madh, teksa shkoi,

Bajramin e Vogël në mes të  rrugës e takoi.

Ia tha për disa njerëz menderjush me ironi:

- Agjërimi e Kurbani bëhen për fotografi!

(Karikatura marrë nga interneti)