Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zëri i Amerikës: Intervistë me Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu (Video)

| E shtune, 28.02.2009, 02:04 PM |


Intervistë me Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu 

Intervistoi Rudina Dervishi

Zëri i Amerikës, Uashington
 
Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Klinton tha dje se administrata Obama do të vazhdojë mbështetjen për pavarësinë e Kosovës. Ajo u takua me Presidentin e shtetit të Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Zonja Klinton nënvizoi vazhdimësinë e mbështetjes amerikane për Kosovën përmes tre administratave.  Administrata Obama shprehu angazhimin e saj për të ndihmuar Kosovën të fitojë ndihma dhe njohje të tjera ndërkombëtare.

Dje zonja Klinton në një konferencë shtypi me dy udhëheqësit e Kosovës, tha se mbështetja për vendin e ri është dypartiake dhe se Shtetet e Bashkuara do t'i inkurajojnë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë. Sekretarja Klinton vlerësoi gjithashtu udhëheqjen e drejtuesve të Kosovës gjatë këtij viti.

Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaçi u takuan dje edhe me zëvendës presidentin amerikan Joe Biden, i cili si senator ka ndikuar aktivisht në politikën e administratës për Ballkanin. Në takimin me Presidentin dhe kryeministrin e Kosovës, nënpresidenti Bajden ritheksoi me forcë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën e pavarur dhe u zotua të vazhdojë përpjekjet e Amerikës për të nxitur vende të tjera ta njohin shtetin e ri. Zoti Bajden vlerësoi lart edhe përpjekjet e qeverisë së Kosovës për një shoqëri shumetnike, duke respektuar të drejtat e pakicave.