| E merkure, 18.03.2026, 06:58 PM |
ORIGJINA E FSHATRAVE TË
KËRÇOVËS
DHE QYTETIT
NGA
BAJRAM ÇELIKU - BALI
Kërçova
me rrethinë ka një histori të lashtë. Sipas shumë historianëve të lashtë thuhet
se, banorët e parë kanë qenë Ilirët pasardhës të Pellazgëve. Edhe atë, të fisit
të Penestëve, apo Enestët, siç i përmendin disa historianë me kryeqendër
Uskanën. Penestia, apo Enestia përbënte një territor të madh, dhe shtrihej në
mes të disa mbretërive të asaj kohe, si: Dardanëve në veri, Paonëve në jug,
Stuberës në lindje, malin Sharr në perëndim dhe dilte në Detin Adriatik. Pozita
e mirë gjeografike e sajë i shtynte dëshirat e fqinjëve që ta bënin si pronë
për vete, nëse nuk e merrnin me luftë, së paku ta bënin mike të tyre. Aspiratat
okupuese, së pari i shprehu mbreti i Stuberës, Perseu në vitin 229 para
Krishtit. Mbret iliro-maqedonas, me një ushtri të madhe niset në drejtim të
Penestisë për ta pushtuar fortesën e Uskanës së lashtë, me qëllim për tu bashkuar
me mbretin ilir Bardhylin e Shkodrës. Ky i fundit kishte kërkuar nga Perseu që
të bëjnë bashkimin e mbretërive Ilire në luftë kundër perandorisë romake.
Historiani i asaj kohe Polibi shkruan, se: mbreti i Penestëve Sirra, duke e
ditur se do të sulmohej nga Perseu, kërkon ndihmë nga gjyshi i tij Arrabeu,
mbret i Linkestisë që t’i vinte në ndihmë. Ushtria e Linkestëve në krye me
Arrabeun për gjatë natës para agimit arrin në fortesën e Uskanës, e kur Perseu
sulmon fortesën, Penestët mbrohen me të gjitha forcat, por munden nga ushtria e
fortë e Perseut.
Perseu
shkatrron fortesën e USKANËS, e cila deri atëherë ishte e pamposhtur, dhe e
rrënoi deri në themele, duke vazhduar të rrënojë e djeg edhe venbanimet tjera
të Penestisë. Robërit e luftës ia dërgon si dhuratë lufte mbretit Bardhyl të
Shkodrës me të cilin takohet në Lezhë, e jo në Shkodër siç ishin marrë vesh më
parë.
Nga
historianë të kohës mësojmë se popullata e këtyre vendbanimeve, për nga
përkatësia etnike ishin Ilir, dhe
flisnin një gjuhë apo shqipen lokale të asajë kohe, e jo gjuhën maqedonase, apo
greke, gjuhë që nuk egzistonin në atë kohë. Nuk mund të thuhet se, në atë kohë
ka egzistuar popullatë sllave apo greke. Asesi, as gjuhë maqedonase. Kësi
kombesh as që kanë egzistuar, por as sot e kësaj dite nuk mund të thuhet se
egziston popullatë maqedonase në territorin e Maqedonisë së sotme, e jo më në
territorin e Kërçovës. Gjuha maqedonase si dhe ajo greke e serbe, u formuan në
mënyrë artificiale shumë vite më vonë nga Rusia për shkak të interesit të tyre
strategjik. Së pari i futën ilirët në luftra vëllavrasëse në mes tyre, e pastaj
gjatë pushtimit osman, duke përdorur fenë edhe asimiluan një pjesë të madhe të
popullatës së tyre. Në këtë mënyrë u krijuan edhe shteti Grek, Serb e më vonë
edhe shteti Maqedonas, një shtet falso dhe pa baza entiteti, kur dihet se ishin
shqiptarë edhe pse ortodoks, por flisnin shqip dhe nuk dalloheshin as në
veshjet kombëtare. Këto barbarë përdorën metodat më të këqia për të bërë
asimilimin e shqiptarëve, duke varë në litarë priftërit shqiptarë para kishave
ku ligjëronin në gjuhën shqipe, e në vend të tyre sillnin priftër serb,
bullgarë apo nga Rusia. Kështu shqiptarët qenë të detyruar të mësojnë gjuhën e
tyre, e asimilimi bëhej dalëngadalë. Për të vërtetuar këtë na e pohojnë shumë
banorë të fshatrave shqiptarë, të cilët tregojnë se të parët e tyre në shtëpi
flisnin shqip, por në kishë u ndalohej të flisnin në gjuhën shqipe. Shkak, që
Sot: Kërcova, qyteti i vetëm në Maqedoninë e Veriut, i ka nga dy katunde afër
njëri-tjetrit: Mahmute- “Llazërovci”, Shitovë – “Premkë”, Jagoll-“Dolencë”,
Popojan, një fshat ku jetojnë së bashku edhe sotekësajdite të krishterët dhe
myslimanët. Fshati tjetër Oslome, mes fshatrave shqiptar. Dhe, Rreshtani në
afërsi të Këçrovës me banorë të krishterë. Fshat, që edhe sot e mbanë emërimin
në gjuhën shqipe Rreshtan, sipas historisë vërtetë të dy vëllezërve: njëri kur
bëhet “musliman” e tjetri mbetet i krishter. Vëllai “musliman”, shpesh thoshte:
vëllai im u bë “shka” dhe shkoi në Rreshtan, e unë mbeta në Dllapkindoll. Ose,
fshati tjetër i krishterë afër Zajazit, Bukuçon. Emërtim në gjuhën shqipe.
Periudhë
më asimiluese thuhet se, ka qenë koha kur viset shqiptare ranë nën pushtetin e
Mbretërisë serbo-kroato-sllovene, kur një pjesë e madhe e shqiptarëve ortodoks,
regjistroheshin si serb, apo maqedonas, dasht apo pa dashur ato. Edhe mësuesit
serb silleshin nga Serbia, dhe mësimi zhvillohej në gjuhën serbe, deri sa në
kohë të Italisë aty kah viti 1942-’43, kur Kërçova me rrethinë ishte pjesë e
pandarë e “Shqipërisë Madhe”, mësimi filloi të zhvillohej në gjuhën shqipe, dhe
mësuesit silleshin nga Shqipëria. Shteti shqiptarë bëri çkamos për të shpëtuar
shqiptarët nga asimilimi i tyre total nga serbi i zi, dhe falë ministrit të
arsimit Ernest Koliqi, Kërçova sot folë e shkruan gjuhën e tyre, gjuhën e
nënës. Se, fshatrat e krishterë të territorit Kërçovës kanë folur shqip më
tregonte edhe gjyshi im, Emin Çeliku në një rrëfim të tij për gjyshin e tij po
me të njëjtin emër. Gjyshi më rrëfente se, gjyshi i tij na kishte qenë një
kaçak mali në kohë të Turqisë. Njëherë kishte qëndruar mbi fshatrat e Kopaçkës,
e turqit kishin mbledhur haraqin nga fshatrat për rreth. Kishte dëgjuar britmat
e fshatarëve të cilëve haraçi u merrej me dhunë, e ato të mjerët luteshin që
turqit tu lenin diçka për të kaluar dimrin me fëmijtë e tyre për të ngrënë, por
tagrambledhësit as që deshin të dëgjojnë për hallet e tyre. Dëgjon Emin Kaçaku
hallin e tyre dhe me shokët tjerë kaçakë sulmon tagrambledhësit turq duke i
vrarë që të gjithë. Thirrë banorët të cilëve u ishin marrë pasuritë, dhe u
thotë: që secili të merrte plaçkat e veta. Fshatarët marrin pasurinë e tyre dhe
fillojnë të japin urata në gjuhën shqipe. Emin Kaçaku i pyet ata se, nga e
dinin ta flisnin aq bukur gjuhën shqipe? E, ato i përgjigjen, se: edhe ata janë
shqiptarë, por shqiptarë ortodoks. Gjuhën shqipe e kanë folur brez pas brezi.
Emin Xhambaz Kërçova u premton atyre se, sa herë të jetë nevoja të kërkojnë
ndihmën e tij, e ai do tu ndihmojë që turku mos i prekë më kurrë. U thotë
atyre: tani e kuptova se, ju edhe pse jeni të krishterë, jeni gjaku ynë, jemi
të një gjaku shqiptarë.
Nga
e gjithë kjo, duhet të na bëhet e qartë, se: të gjithë fshatrat e krishterë në
territorin e Kërçovës së sotme, janë shqiptarë dhe jo sllavë siç e
shtrembërojnë historinë serbët, bullgarët, apo ato të ashtuquajturit maqedonas,
kopila të serbit e bullgarit.
Më
la pa fjalë një bisedë që zhvillova me një nuse nga Lezha e Shqipërisë, kur e
pyeta se pse u bë nuse te një i krishterë nga fshati Bukuçon i Kërçovës? E, ajo
mu përgjigjë: ,,Kur unë me prindërit e mi erdhëm për tu njohtuar me prindërit e
burrit, bisedën e zhvilluam në gjuhën shqipe dhe na thanë, se: edhe ato janë
shqiptarë. Vetëmse të krishterë, fe që na dallon nga shqiptarët myslimanë. Kjo
për mua fliste nusja nga Shqipëria nuk ishte aspak problem, edhe pse burri im
nuk dinte aspak të fliste shqip. Linda dy djem dhe që të dy flasin shqip, por
në shkollë mësojnë në gjuhën maqedonase, dhe e flasin mirë edhe atë gjuhë. Se,
të krishterët e fshatrave të Kërçovës me të vërtetë janë shqiptarë, e kuptova
edhe unë kur isha nxënës i klasës së parë pranë gjimnazit të Kërçovës. Rrija në
një bankë me një moshatarin tim “maqedonas”, tani mjek i kardiologjisë në
Kërçovë. Gjatë ligjërimit të një profesori maqedonas unë merrsha shënime, dhe
kur profesori thoshte: shënoni presje, ose pikë e shenja tjera të pikësimit,
unë i shënoja me shkronja. Ai më qortoi, pse i shkruaja me shkronja, e jo me shenjat përkatëse të pikësimit? Edhe, atë:
mu drejtua në gjuhën shqipe, që më habiti. Kur e pyeta nga e njihte gjuhën
shqipe, ai mu përgjigjë, se: edhe ai ishte me prejardhje shqiptare, dhe të
parët e tij në shtëpi gjithmonë kanë folur shqip, vinte nga fshati Premkë i
Kërçovës. E faleminderova në shqip, e ai ma këtheu në shqip. Dëshmi kjo, që
duhet të na bindë se, të gjithë fshatrat e krishterë të Kërçovës, datojnë nga
koha kur në këto troje jetonin Ilirët e moçëm të fisit Penestë.