| E merkure, 18.03.2026, 06:55 PM |
DY PAKICA, DY STANDARDE
Të
gjithë të drejtat individuale dhe kolektive që i gëzojn pakica Serbe në Kosovë,
do të duhej së paku të njëjta të drejta t'i gëzojn edhe Shqiptarët në Rajonin e
Luginë së Preshevës, dhe gjithëandej Serbisë
Nga:
Refik HASANI
Në Krahinën e Preshevës, Medvegjës
e Bujanocit.
JO, që nuk po respektohet vullneti
plebishitar i shprehur në Referendumin e 1–2 marsit 1992,
JO,që po nuk përfillet sakrifica në mbrojtje të
pragut, dinjitetit, identitetit, mbrojtja përmes luftës së armatosur nga
UÇPMB-ja,
JO,që nuk po zbatohet nga Serbia Marrëveshja e
Konçulit e 20 majit 2001,
Por, nuk nuk ka zbatueshmëri edhe
për të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të
shqiptarëve të kësaj Krahine në vitet 2001, 2009, 2013 dhe 2022,
Aktualisht, JO që nuk praktikohet
një mospërfaqësim proporcional në të gjitha instancat lokale dhe qendrore,
Por, jan mbi 25 mijë qytetarë shqiptarë që u jan
pasivizuar adresat, apo çdo i katërtit qytetarë i kësaj Krahine nuk
figuron në evidencën civile, kemi një pasivizim alarmant të adresave,
Serbia, vazhdon shkelje të
rënda, cenim të vazhdueshme, mohim sistematik shtetëror, diskriminim klasik,
militarizim më të lartë në gjithë BE-n, ku jan 48 minibaza ushtarake në këtë Rajon,
kjo është ekzpozim i frigës, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje,
asimilim e pastrim Etnik.
Për BE-n, SHBA-në dhe OKB-në,
lejimi i këtij diskriminimi sistematik-është diskriminim klasik i strukturuar,
dhe është një provë kredibiliteti, pasi kemi respektim i standardeve vetëm në
një drejtim, duhet të praktikojn RECIPROCITET,standard të njëjtë për të gjithë
të drejtat individuale dhe kolektive që i gëzojn pakica Serbe në Kosovë, do të
duhej së paku të njëjta të drejta t'i gëzojn edhe Shqiptarët në Rajonin e
Luginës së Preshevës, dhe gjithëandej Serbisë.
Kurse pakica Serbe në Kosovë, i gëzon të drejtat e
gjëra dhe të garantuara me Kushtetutë, një nivel më të avancuar në gjithë
BE-në, të drejtash politike dhe institucionale, duke përfshi të drejta e
përfaqësimit në Parlamentin e Kosovës me vende të rezervuara, deri te përdorimi
zyrtar i gjuhës dhe vetëqeverisja lokale në Komuna.
Përfaqësim proporcional në Qeveri
Parlament, Gjykatë, Prokurori, Kryetar të Komunave, Komandant të Stacionve të
Policisë dhe zingjirin Komandues të Policisë së Kosovës dhe FSK-ës, pra në të
gjithë poret e jetës, me një fjalë në asnjë shtet të BE-s,
Nuk zbatohen të drejtat e pakicës
Serbë si në Kosovë. Pakica Serbe në Kosovë, ka një model ku promovohet nga
faktori ndërkombëtar si histori suksesi dhe si standard më të lartë evropian.
DHE, Krahina e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, nuk
është vetëm çështje e brendshme e Serbisë, por i përket Evropës, dhe nuk e ka
të zgjidhur statusin Politik dhe Juridik, dhe kërkon zgjidhje të drejtë,
përmesë mjeteve politike e demokratike, por të qëndrueshme, dhe me
ndërmjetësimin e palës Ndërkombëtare.
Ky kontrast, që po ndiqet nga
ndërkombëtarët është rezultat i një qasjeje të dyfishtë që toleron standarde të
ndryshme për komunitete të ndryshme, pasi pa konsistencë, nuk ka besim të
plotë.
Stabiliteti i Rajonit nuk ndërtohet
mbi standarde të dyfishta, nuk ka qëndrueshmëri mbi slogane boshe që humbasin
çdo kuptim në terren, por ndërtohet mbi drejtësi të barabartë, dhe është një
domosdoshmëri për paqe afatgjatë, sepse ato janë burim i drejtpërdrejtë i
pasigurisë dhe tensioneve.
Kur standardet bëhen selektive,
drejtësia pushon së ekzistuari.Të drejtat e pakicave nuk mund të trajtohen
sipas gjeografisë politike, ose vlejnë për të gjithë, ose nuk vlejnë për
askënd.
Në shekullin 21, nuk do të duhej
lejuar praktikimin për dy pakica, të ndiqen dy standarde krejt të ndyshme, apo
sdandarde të dyfishta.